Kryeministri britanik, David Cameron dhe gruaja e tij, Samantha, e lanë vajzën e tyre tetëvjeçare, Nancy, në një pub, pasi hëngrën drekën e së dielës.
Sipas BBC, vajza kaloi 15 minuta në Plough Inn përpara se Cameron të kthehej dhe ta merrte.
Qeveria bëri me dije se çifti ishte i shqetësuar kur e kuptoi se Nancy nuk ishte me ta.
Ngjarja ndodhi para disa muajsh.
“Fatmirësisht, kur kryeministri telefonoi në pub, ajo ishte atje e sigurt dhe mirë,” thuhet në një njoftim të qeverisë.