Ministria e Financave ka hapur ofertat për dhënien e licencës se vetme të Lotarisë Kombëtare, një tender qe është veshur me dyshime për paracaktimin e fituesit. Në garë morën pjesë dy kompani, konsorciumi “LTO”, i cili përbëhet nga një bashkim firmash, italiane, qipriote dhe çeke, si dhe kompania e dytë, austriakja “Austrian Lotary”. Mesditën e së mërkurës përfundonte dhe afati i dorëzimit të ofertave, të cilat u hapen në prani edhe të komisionit të vlerësimit, që mori në dorëzim gjithë volumin e madh të dokumenteve.
Mbetet që në ditët ne vijim komisioni i vlerësimit të ofertave të zyrtarizojë fituesit dhe sipas burimeve konfidenciale, kompania austriake është paraprakisht e favorizuar në këtë proces, me një çmim prej 3 milion eurosh.
Pak ditë para se të mbyllej afati për aplikimin e licencës, kompania greke “Intralot”, e interesuar për të marrë pjesë në garë, hodhi akuza të forta se kushtet e përcaktuara në këtë tender ishin skualifikuese për shume firma, duke hedhur dyshime për një konkurrence të limituar në këtë proces.
Në letrën ankesë që kompania greke i dërgoi kryeministrit Berisha si dhe ministrit Ridvan Bode, ajo kërkonte shtyrjen e afatit të tenderit si dhe rishikimin e kritereve, një kërkesë kjo që mesa duket nuk u mor në konsideratë.
Por, përveç kompanisë greke, për tenderin e Lotarisë Kombëtare ka ardhur një tjetër ankesë, kësaj herë nga kompania turke ‘Inteltek’. Përmes një letre që mban datën 19 qershor presidenti i kompanisë turke ‘Inteltek’, Ahmet Sezer, i drejtohet ministrit shqiptar të Financave, duke shprehur shqetësim të thellë për praktikën jokonkurruese të ndjekur nga qeveria shqiptare për tenderin e Lotarisë Kombëtare.
Në letrën e tij presidenti i kompanisë turke thotë: “Ne jemi informuar se Ministria juaj ka lanccuar tenderin për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare dhe për procedurat e aprovuara. Me shqetësim të madh vëmë re se procedurat nuk garantojnë një konkurrencë të plotë dhe të hapur dhe as nxisin krijimin e të ardhurave për shtetin shqiptar.”
Po kështu, një ditë me parë, deputeti i PS-së, Taulant Balla i dërgoi zyrtarisht një letër ministrit të Financave Ridvan Bode, ku i kërkonte shpjegime për tenderin e paragjykuar në emër të së drejtës së qytetarit për informim dhe statusit të deputetit.
Keta monstra,hajdute,felliqesira qeveritare bashke me lakenjt e tyre ,te cilet bejne pergatitjen e dokumentave te tenderave(((dmth kerkesat per kualifikim)))Kerkojne nje shkrese(dokument)qe verteteon nje veprimtari te kompanive pjesemarrese ne tender,,,,kete dokument <<<i cili leshohet vetem nga zyrat perkatese te shtetit te felliqur shqipetar e kane perfituar vetem 2 kompani pjesemarrese ne tender (te tjerat edhe po ta kerkojne nuk ja japin zyrtaret tane hajdute,,pra ne tender i ploteson kerkesat vetem keta 2 kompani qe jane te qeverise,njera e ka cmimin 100 leke dhe tjetra e ka 99.9 leke,i dyti e fiton tenderin te tjeret skualifikohen per mos plotesim te kerkesave per kualifikim,,pra qeveria hajdute eshte ne rregull me ligjin dhe tenderin e ka fituar ne menyre te ligjeshme kompania e qeverise,ky eshte prokurimi elektronik transparent i vucidolit.
1 e 100 000 e korrupsionit shteteror berishian.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
Oooohhhh, po keta turqit qenkaaan, qenkan greket e Intralot ne te vertete!!!!!
…
Inteltek was established in 2001 by Turktell, a Turkcell affiliate, Intralot and Intralot Iberia Holding, with respective shares of 55%, 20% and 25%
…
e kane ndare mendjen ata..sala ka arritur moshen qe se rruan me per njeri..e kuptoni kur njeriu vjen afer vdekjes.do ti plotesoje te gjtha deshirat..ben zhurem kot rama ..ai po merr vazhdon ai kap ate fshatare qe ushqehen nga lazarati.ata do jetojne ..jo thote ky.rropt ku ti keni.o plehraa.
A ka mundësi që këto tendera në të ardhmen,kur të mos jetë më kjo qeveri,por një tjetër e përgjegjshme,të rikthejë procedurat dhe gjithë tenderat e klasifikuar si të rregullta…(por që kanë anshmëri të madhe qeverie…)të rikthehen…?Dhe fajtorët,sigurisht të përgjigjen penalisht..në këtë rast,ministri i financave…dhe kr/ministri…?Nëse jo,atëherë do të jetë mjerim i madh,se ata që do të vijnë në pushtet,do të gjejnë vetëm ”Tokën e djegur”dhe pak miljarderë, që venë e vijnë nëpër botë..!Numri i tenderave të tillë,është mijëra herë më i madh…dhe shumat janë marramendëse.
Ai ne mes eshte Dorjan Teliti, kryetari tenderit, sekseri i fondeve ne deget e thesarit. Hajdut me cizme. E ka qe tani te qarte kujt do ja japi tenderin. Njerez si puna e tij te korruptuar duhet te shkojne perpara drejtesise. Mendoj se duhet bere nje peticion per te denuar vjedhje te tilla.
Sa me shume pjese marres aq me shume rritet vlera qe do paguhet ne te mire te shtetit,por ne nuk kemi shtet kemi familje shtet e cila eshte e kenaq me parat qe ka marre. turp tradheti e hapur,,
SA HERE DEL NE SKENE NDONJE FIRME AUSTRIAKE, ME VETE MENDJA TEK GOLLSRUH.
FIJETE MAFJES JANE LIDHUR KEQ: NA PASURI, NEM PERKRAHJE.