Gjinushi: Në kushtet kur gjithë institucionet kanë rënë, PS nuk duhet të dorëzojë imunitetet

20 Qershor 2012, 11:03Politika TEMA

Në një kohë kur Partia Socialiste po ankohet se deputetët e saj po dënohen nga gjyqe politike, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, thotë se PS nuk duhet të dorëzojë imunitetet.

“Kur të gjitha institucionet e vendit kanë rënë, imuniteti mbetet mjeti i vetëm për të inkurajuar segmente të institucioneve të pavarura ose individë që kanë një minimum individualiteti për t’iu kundërvënë qeverisë,” tha Gjinushi.

Duke folur për Shqip, Gjinushi tha se: “Ne jemi të qëndrimit se opozita kryesore ka terma shumë të butë dhe një linjë që në fakt komprometon rolin e opozitës, pavarësisht se bëhet në emër të një modelimi apo për t’ua lënë fajin të tjerëve.”

Duke komentuar rolin e diplomatëve, Gjinushi tha: “Ndërkombëtarët e quajnë sukses kur në pushtet qëndron prapë Saliu dhe e quajnë sukses se u zgjodh presidenti qoi përshtatet qeverisë në tendencën e saj për të dhunuar institucionet. Edhe këtë e quajnë stabilitet.”

Kreu i PSD ka lëshuar akuza edhe për LSI.

“Shumë vetë shpresojnë në mënyrë të çuditshme që shpëtimi i së majtës qenka LSI-ja, kur në fakt LSI-ja ka qenë varrmihësja e së majtës,” tha ai.

23 komente në “Gjinushi: Në kushtet kur gjithë institucionet kanë rënë, PS nuk duhet të dorëzojë imunitetet”

    1. Tani says:

      U be kohe qe gjinushi eshte nje nga shume te rrallet zera me te vertet opozitar!eshte injorance e madhe nga ana e edi rames qe nuk degjon politikan te zgjuar si gjinushi,por rri e I mban kolltukun saliut e ambasadorve se mos bien.per mua keto veprime te edi rames Jane maja e ajsbergut te megapazarit qe ai ka bere me saliun dhe ilirin,por ne fund faturen do e haj vet sepse eshte shume injorant si politikan dhe frikacak.

      1. opozita says:

        Para disa muajsh Rama i ofroi Saliut nji pakt me 10 pika, dhe vendosi qe reforma zgjedhore dhe parlamentare duhet te ishin te parat qe do miratoheshin pastaj te tjerat, me afate te qarta.
        Si gjithmone Rama te kunderten beri, votoi tere reformat qe donte Saliu me tre te pestat dhe asnji nga reformat qe i duheshin Rames nuk u plotesua. Afatet qe kishte vene u dogjen disa here rresht, nderkohe qe votonte reformat qesharake te Saliut pa asnji kusht sic ishte ligji per prostitucionin.
        Me kete kurs Rama le ti japi Saliut edhe imunitetet madje me mire te iki jashte vendit e ta beje opoziten ne mergim, se ketu kot rri qe rri.

    2. Edmond says:

      More skafist imoral, sado te kakarisesh ti me kto tymnajat e kuqe q2e leshon ne fjalimet e tua, imunitet nuk do kesh me. Je plakur tashme, ne kushte te tjera vetullat do te te kishin bllokuar shikimin e do ishe rrezuar me kohe. Por ja dhe pak duro.

      1. Vlonjati says:

        Mondo,ti duhet te jesh ndonje malle skafi drogaxhi,droge ose prosti.Qane kohen kur kishe te garantuar rrugen me gjysem cmimi nga sejmeni satrapit,S.Mulosmani.Me parate qe ke fituar me djersen e ballit atehere me siguri,ushqehesh, sot per te lehur pas saliut.Zanatin besoj ia ke trasheguar te tuve..

  1. aron says:

    SHUME E DREJTE ,po pse nuk merreni vesh ,kete spo kuptoj,te dorezohet imuniteti tek toma,tek sashenka ,zagarnjori,pasojat jane mbi njerezit e drejte e te ndershem.saliu feston humbjet e popullit ,vrasesit po qendrojne ne pushtet,e sa ka droge lazarati ata flasin dhe qesim e forcohen.

  2. teuta says:

    Shume sakt.Mendon se ka njeri qofte dhe me pak mend, qe nuk i kupton veprimet e politikaneve tane apo edhe te huajt?

  3. genti says:

    Ke te drejt z Gjinushi,por kujt ja thua,Edvinit!!Ate e genjejn 10 her ne dit edhe me budallenjt e PDse.Pale po do na mbroj dhe votat ne 2013en nga vjedhja.Keta nuk mbrojn dot veten e tyre nga gjyqet.NUK BEHET STAN ME LEPUJ.Edvini me takimin ‘ngjala’ perdhosi gjakun e 4 te vrareve nga QEVERIA SALO-META.Ka cip ky skerfyell???

  4. Stef Staku says:

    ANALZE : Keni frike te perballeni me voten e popullit per kete arsye shaheni diten me te gjithe per te rene me fjete po prap me te gjithe kur bie nata, O Gjinushi !

  5. tola.mustafa says:

    Pavarsishte se te gjitha institucjonet kane rene ,dhe vertet deputetet e opozites po ndeshkohen rende nga gjykatat e nenshtruara tek pushteti i Berishes,PS. duhet te bjere dakorete per ti dorzuar iminitetet,qe politikisht t’mos i jap mundesi pozites te mbrohet nga iminiteti,sepse ajo ka shumicen, dhe eshte ne gjendje ta mbroje vehten , ndesa opozitareve jua heq imiunitetin kur te doje me votat qe ka ne parlament. Gjithashtu duke qene se se shpejti PS, do vij ne pushtet, ajo duke rene dakorte, sote per te hequr imunitetin,neser i ka duar e lira, per te luftuar, pa pegesa korropsionin gjate qeverisjes se saj.Ndryshimi i kushtetutes mbrenda nates,i dha mundesi cdo mazhorance ta zgjedhe vete presidentin,pa patur nevojen e votave te opozites. Procesi, kur mungon vullneti politik, eshte thjeshte nje formalitet, qe nuk krijon mundesin te plotesohet fryma e kushtetutes, per konsensus mes paleve, dhe gara nuk ekziston me , edhe pse ne fryme ajo kerkohet. Paraqitja e opozites me nje kandidat, do krijonte iden e nje gare formale, dhe do ta bente procesin me legjitim, pra do te ishte thjesht nje kurthe , ku do ta fuste Berisha opoziten. Fatos Nano, si kandidat i veteshpallur, duhet te kishte marre se paku 7 firma deputetesh nga pozita , qe me pas te kishte te drejten formale ti drejtohej PS.(sepse te drejten morale ai e ka humbur), per te kerkuar firmat e tjera, qe te hynte ne gare. Per tu futur ne gare, cdo kondidat, duhet te kete mundesi reale per fitore, ndryshe ne se ai futet ne gare, me mundesi hipotetike, eshte thjesht nje formalitet pa vlere, qe u falet vetem njerezve qe synojne te faktorizohen si emra, kur jane te panjohur. Garat kane kuptim ,vetem midis partive politike ne zgjedhje, per ti dhene mundesin sejciles nga forcat politike , te marre nje perqindje te caktuar votash nga elektorati, per tu perfaqesuar ne parlament, apo per te marre pjese ne koalicjone. Sado qe z.KUKAN e ka lexuar sic thote ai, 2 here kushtetuten shqiptare, shqiptaret sigurishte e kane lexuar shume here, dhe jo vetem e kuptojne germen dhe frymen e saje, por edhe i dijne me mire te gjitha hilet e saj, sepse i kane pregatitur vete, per tu sherbyer atyre. Kushtetutes shqiptare i ka ndryshuar thelbi, per ti dhen mundesi cdo mazhorance qe ti marre te gjitha pushtetet ne nje dore, fryma ka mbetur nje formalitet per te maskuar demokracin.Edi Rama kesaj rradhe eshte ngritur politikisht ne syt e shqiptareve, por besoj edhe te ndrekombetareve. Ilir Meta,humbi nje shans tjeter per tu distancur nga e keqja, largoj mundesin e kthimit te tij natyrshem tek e majta, te cilen per faj dhe per oreksin e tij ,e te Fatos Nanos, e la per 8 vjet ne opozite.Asnje i majte nuk ka me arsye te besoj e shpresoj tek LSI,vec njerzve te shperblyer me pushtet te pamerituar.

  6. Toma says:

    Ne fakt ky eshte nga te vetmit qe I bie sales mu ne koke e nuk e rruan!por ti duhet te jesh ndonje nga ata zagaret e lsi qe pervec lekeve iu bashkuan sales pikerisht dhe nga frika.ju te dhjere keni qene shoqja luisa,te dhjere por me nder!

  7. askushi says:

    Presidenti dhe sistemi gjyqesor kane kohe qe kane rene por tani ata kane rene de jure.
    Opozita i ka lene hapsiren ligjore Berishes,per ta denuar.
    Perballe keni nje Kryeminister qe punon nate e dite per intriga.Po qe se do ti llogarisesh kohen e punes,pjesen me te madhe ja ka kushtuar luftes kunder opozites.
    Falni imunitetin, dhe shikoni sa kollaj do ti marre me kercenime ligjet me 84 vota.
    Perballe kini nje perbindesh,qe kerkon te mbrohet duke ju denuar,poshteruar,ofenduar,pergojuar dhe vrare.Nuk i punon mendja per gjera te mira.

  8. maksi says:

    Me siguri e ngateron Skrnderin me te dashurit e tu politik,pasi tere shqiperia,e vete Saliu,e pranon se vetem gjinushi si eshte nenshtruar.Kam parasysh disa debate ne kuvend ku Berisha yt replikonte e sulmonte te gjithe pervec gjinushit,ndonese ai e ishte me kritiku ndaj sales.

  9. Shkupi says:

    Eshte bere njeri me moral te larte-nuk mundet ndryshe se jane thare ato…

  10. bato says:

    cfare behet mor shqipetare ky ftyr e qelbet krahu i majti enver hoxhes ka 20 vjet qe ben propagande dhe tani akoma ne kembe eshte ky duhet fut ne burg dhe te i gjithe blloku enverit duhen perzan na politika dhe nga shqiperia do vije dita qe keto plerat kan me e hang njerezit po ndergjegjesohen cdo dite e me shume!

    1. malazezi says:

      ka fytyra e kriminel me te qelbur se shpellari yt e zagaret si ti.Enverit i ka sherbyer si vemje ashtu si ti saliut,doktori byrose,qe dhe ne varke rri me cunat e enverit si qen kufiri.Edhe sot ai enverin imiton ne luften ndaj kundershtareve e perdorimin e spiuneve.Vecse sala spiunet si ti nuk i aktivizon pa pelqimin e udb-se,dega mal i zi.besoj me mirkupton.

  11. BERISHA,KRIMENELI 1997 says:

    edi rama..vetem te kete rjedhur nga trute…qe ti dorezoi edhe imunitetin berishes….ai kriminel…qe ka kapur cdo institucion qeveritar…nga GJYKATA E DERI TEK MINISTRITE ME TE THJESHTA….po pret gjahun e radhes…qe ti shtrij njehere e pergjithmone..te gjithe ata qe atij i prishin pune..ne perdhe..dhe ti shkATEROI ME GJYQE TE PAQENA…kuptohet..qe ke do e denon dhe ke do e shpeton.(ILIR KOKEMISHI),,CIAOO
    PRANDAJ…!!!!!!!!KUJDES……….KUJDES

  12. landi says:

    bashke me istitucjonet ka rene edhe ps prandaj mos kerko qiqra ne hell o gjinush

  13. G.Kaso says:

    Poshte ajdutet politikane.

    Po S.gjinushi sa pasuri ka mbi rogen e tij?
    Kur te vertetohet qe s’ka pasuri te zeze,mund te besohet ky shkrimi i tij.
    Realiteti eshte qe korupsioni,ajduteria ne politikanet e Shqiperise ka prekur shumicen e tyre dermonjese.

    Lerini pordhet dhe justifikimet,ne ini burra dorezoni imunitetin te gjithe politikanet pa perjashtim,qe nga servet Pellumbi qe disponon milina nga kleptokracia prej pozites dhe deri ne fari balliu kodosh gjenetik.
    AK ka shume te drejte ne idete e saj,po keshtu edhe FRD-ke,keto Parti jane e arthmja e Shqiperise per se mbari.

    1. futja kot says:

      O kaco po gjinushi ska imunitet as Serveti,as Rama se sjane deputet.Pastaj shumica ia heq imunitetin kujt te doje,nga politikanet se i ka votat.Ketu behet fjale per te mbrojtur te tjeret nga goditja selektive.A e pe pastaj se cu be me Mediun,Bashen apo Meten pasi iu hoq imuniteti?!Po se ke kuptuar se duhet heq me pare qeveria pastaj imuniteti,ndero pseudonimin.

    2. Kaso koqja says:

      Por kur na kerkon transparence fytyra jote pse nuk kerkon dhe per milionat qe po hidhen per fushatat e spahiut?nga dalin?apo te kerkojme transparence vetem aty ku do ti dhe saliu yt!ik shporru o funderrine e saliut!

  14. TROJA says:

    Kur Shqipwria ska me opozite,kur Europa po lengon nga kriza dhe as denjon te dije se çfare ndodh ne nje vend fashist,brenda Europes qe as i regullon as i prish pune,po permend nje thenie labidar;Popull ji vigjilent.

  15. Kreshniku says:

    Nje nga zerat me serioze te opozites shqiptare.Nese Edi nuk arrin te nuhase se politikane si Gjinushi i duhen si bashkepuntore per te shporrur Berishen dhe jo Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje