Një ditë para se Ministria e Financave të mbyllë pranimin e ofertave për tenderin e Lotarisë Kombëtare, procesi është veshur me hije dyshimi për paracaktimin e tij. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave ku i kërkon informacion të detajuar lidhur me këtë tender, brenda 15 ditëve, raporton Vizion Plus. Në letrën e tij zoti Balla kërkon të dhëna lidhur me kriteret e përcaktuara në ligj për përzgjedhjen e fituesit si dhe pritshmërinë që do të ketë buxheti i shtetit nga kjo lotari. Kërkesa e Partisë Socialiste vjen ne një moment kur, një nga kompanitë që ka shfaqur interes për licencën e Lotarisë Kombëtare, grekja “Intralot”, i ka dërguar një letër ankese kryeministrit Berisha ashtu edhe Ministrit të Financave, Ridvan Bode. Në letrën e saj kompania jep informacione të detajuara, sipas të cilës kriteret që ka përcaktuar qeveria për firmën fituese nuk janë profesionale, por janë kushte që të paracaktojnë fituesin. Sipas “Intralot”, një sërë dokumentesh që kërkohen në këtë tender, mund të ofrohen nga një numër i limituar kompanish, duke përjashtuar një sërë firmash të tjera me eksperiencë në këtë fushe. Përfaqësuesit e “Intralot” vijojnë më tej argumentet në letrën e tyre duke shprehur se konkurrenca është e limituar dhe i kërkon qeverisë që të shtyjë afatin e tenderit duke riparë edhe një herë procedurat dhe kriteret. Sipas vendimit të qeverisë, data 20 qershor është edhe afati i fundit kur firmat e interesuara do të dorëzojnë ofertat e tyre pranë Ministrisë së Financave. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Financave lidhur me këtë proces.
SHIH E SHKRUJ O TAULANT! CA DO MO?!!
Korrupsioni nuk pyet Z. Balla. Ai do te beje ashtu sic i kane thene. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-ze-i-fuqishem-qe-na-vjen-nga-pertej.html
Mos e kerko kot ujkun, ai kushedi ku bredh me kal.
po dhe talandi c’far ashto mor jahu? edhe aj na shkolla e kamunistave ka dal,tjter pun se ben llogo, demek sikur asht kondra saliut,pordhi kali.
Ne lidhje me llotarine kombetare, mjeriu qe ka bere letrat per kushtet e parakualifikimit te llogarise kombetare, eshte Alfred Rrushaj, sot zv minister i financave i Bodes,i propozuar ne ate pozicion nga motrat Vokshi. Nese se mbani mend duhet te dini vetem kaq, ka qene keshilltari juridik i Rulit ne privatizimet kur Ruli ishte Minister ekonomie, ka qene drejtor juridik i Andis Harasanit ne KESH kur flitej per vjedhjet e medha aty. Eshte Alfred Rrushaj personi qe ka kryer nje sere koncensionesh dhe ne Ministrine e financave kohet e fundit, perfshi ketu dhe dhenien me koncesion te pullave fiskale Zamirit. Ju vej ne dijeni qe dosjet e privatizimeve te OSSH dhe ARMO nga ministria e ekonomise ne kohen e kur ky ishte ne METE jane zhdukur dhe nuk gjenden.
po keshtu i bie qe z.rrushaj eshte me me pushtet se ministri???!!!!
I blen mafia e berishes per 3 milion euro dhe e shet mas 1 viti per 50 miljon euro hajde mafie hajde ,o maskarej obandita o taliban ropt o sali, plumin ballit edhe pak e ke