Nuk kanë të sosur lajmet e këqija që vijnë në Elbasan për aksidentet. Kësaj here janë katër viktima brenda pak orësh. Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Elbasanit. Tre të vdekur dhe tre të plagosur rëndë është bilanci tragjik që u shkaktua nga përplasja e një mjeti me një shtyllë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës, ku mjeti tip “Mini Cooper” me targa të huaja “CFE 576EN” që kishte si pasagjerë 6 të rinj, është përplasur me një shtyllë, duke shkaktuar sërish një tragjedi në rrugët e Elbasanit.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, të vdekur kanë mbetur Taulant Haxhiaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, Roland Xhaferri, 26 vjeç dhe Spartak Bakalli po 26 vjeç.
Ndërkohë, një aksident tjetër ndodhi më herët në aksin nacional Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas, ku shtetasja Ike Xhakoi, rreth 65 vjeç, u përplas nga një kamion me targa “BR 5528 A” dhe humbi jetën menjëherë.
Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme dhe policia arrestoi drejtuesin e kamionit që shkaktoi këtë aksident me pasojë vdekjen.
Keto jane kafshe, nuk kane respekt per jeten . Nuk e di po nuk me vjen keq fare ne keto raste.
Si gjithmone ekspertiza percakton qe policia ishte ne krye te detyres (6 persona ne nje mini cooper),rruget jane me parametra europiane,fajin e kishte ai qe vdiq…..
6 veta ne mini cooper WTF shum i sakt komenti juaj max