Qeveria dhe partitë, 1 milion dollarë për lobim në Amerikë

18 Qershor 2012, 16:28Politika TEMA
Qeveria dhe partitë, 1 milion dollarë për lobim në

Aranita Brahaj

Për herë të parë zbulohen një sërë faktesh, se ku i kanë shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë për lobim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës 2009-2010, Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Qeveria.

Bazuar në rezultatet e investigimit të dy organizatave jo qeveritare në SHBA, projekti “Open Data Albania”  publikoi të dhënat e zgjeruara për pagesat, datat, vlerën e tyre, çështjet për të cilat është lobuar, firmën lobuese, formën e kontaktit dhe emrat e përfaqësuesve të rëndësishëm të përfshirë në proceset lobuese sipas interesit të qeverisë shqiptare.

Nga tre partitë politike më të mëdha në vend që kanë shpenzuar për lobim rezulton se LSI ka paguar 154,298 dollarë, PD 120,000  dollarë, PS 82.250 dollarë, ndërsa qeveria 825,000 dollarë.

Hulumtimi mbi lobimin e partive politike shqiptare në SHBA zbardh një numër të zgjeruar kontaktesh edhe të Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi çështjen çame. Por në rastin e PDI-së nuk konstatohen pagesa kokrete.

Eshtë e rëndësishme të publikohet çdo lloj kontakti, ashtu sikurse edhe transaksionet financiare të lobimit shqiptar, qoftë ky lobim qeveritar apo i aktorëve politikë, siç janë partitë, sepse lidhet me disa koncepte të transparencës, por edhe të politikëbërjes apo mirëqeverisjes në vendet tona. Eshtë tepër interesante t’i ofrohet publikut të gjerë, opinionistëve apo analistëve shqiptare, atyre që studiojnë performancën politike në Shqipëri, të shohin se cilat janë kontaktet, në çfarë niveli janë ato dhe mbi të gjitha cilat janë cështjet për të cilat politika shqiptare, aktorët politikë shqiptarë synojnë të kenë lobim, ndërmjetësim dhe mbështetje amerikane”, thotë Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive ODA.

Të dhënat tregojnë se qeveria shqiptare nëpërmjet firmës lobuese ‘Patton Boggs’ gjatë periudhës 16 Gusht 2010-20 Dhjetor 2010 ka shpenzuar 825,000 $.

Fondacioni amerikan ‘Sunlight Foundation’, të cilit i referohet “Open Data Albania” ka zbuluar se këto para qeveria shqiptare i ka shpenzuar për të lobuar kryesisht në thithjen e fondeve në formë ndihme nga qeveria amerikane, që lidhen me përfitimin e ndihmës nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës, ndihmës monetare nga Fondi i Milleniumit, si dhe për mardhëniet bilaterale. Fusha e lobimit dedikuar thithjes së fondeve amerikane tregon vështirësitë financiare të qeverisë gjatë kësaj periudhe kur është lobuar.

Partia që shpenzuar më shumë para për të lobuar është LSI, me vlerën 154,298 $.Kjo shumë është paguar gjatë periudhës kohore 13 Prill 2009 -3 Prill 2010. Gjatë kohës kur LSI ishte në opozitë ka përdorur kompaninë lobuese ‘Dutko WorldWide LLC’, kryesisht për këshillim për çështje të fushatës zgjedhore.

Në pesë raste rezulton se kongresmeni Eliot Engel është kontaktuar për llogari LSI-së. Pas hyrjes në koalicionin qeverisës strategjia lobuese e LSI ndryshon duke përdorur kompaninë ‘Blue Star Strategies LLC’, ndërsa çështjet lobuese përqëndrohen në edukimin e udhëheqësve të rinj.

Gjatë periudhës 14 Janar 2009 -12 Qershor 2009, PD ka shpenzuar për të lobuar në 20 raste, nga të cilat në 10 raste paratë janë shpenzuar për vizitat e nënkryetares së PD-së dhe kryetares së parlamentit zonjës Jozefina Topalli. Ndërsa në pesë raste kompania lobuese e PD-se, ‘BKSH Associates’ ka ndërmjetësuar për takimet e kryeministrit Berisha.

Strategjia lobuese e PS duke shpenzuar 82,250 $ për periudhën 12 Maj 2010 deri më 3 Shtator 2010 rezulton të jetë përqëndruar në sensibilizimin e shqetësimeve të opozitës, nëpërmjet mediave ndërkombëtare.
Kompania lobuese e kontaktuar nga socialistët ka negociuar me disa media të rëndësishme si ‘Washington Post’, ‘USA Today’, ‘Zëri Amerikës’, ‘The Economist’, ‘Newsweek’ etj për të publikuar intervista apo shkrime me drejtues të lartë të opozitës. Në dy raste është lobuar pranë Komitetit të Helsinkit për çështje që lidheshin me situatën politike në Shqipëri, përfshi ato në realizimin e takimeve me disa kongresmenë./TCH

9 komente në “Qeveria dhe partitë, 1 milion dollarë për lobim në Amerikë”

  1. Ben Chicago says:

    Edhe PS ka lobuar ne Amerike???,para te harxhuara kot,ah Amerike,Amerike,ajde degjo konsomolasit veshkuq shqiptar tani,une mendoj qe te ndjekim shembullit e Komandarit legjendar shokut Enver,dhe ti presim mardheniet me imperializmin amerikan,qe po i pi gjakun popullit shqiptar.

    1. Hithri says:

      Ik mor qorr it! Te ka mbetur luga ne legenin birishian. Plere e shitur, si dje edhe sot.

    2. ben.iqimnCikgao says:

      Po ta lexoje Sali pallaveshi kete do mallengjehet dhe emocionohet shume. Eh Rinia…

  2. naimi usa says:

    kur mora vesh per here te pare qe ka “ustallare” ne paradhomat e shtepise bardhe qe marrin keto lloj taksash me shkoi mendja tek pashallaret dhe veziret shqiptare qe shkoni te porta e larte ne stamboll.ndryshimi eshte vetem se keto pashallaret e sotem i ke per 12 ore te porta kurse atehere donin nja tre kater dite..neqofte se pushteti blihet me para ne shtetin me demokratik te botes duhet ti bejme lutje zotit te vine ufot sa me shpejt
    qe te ikim nga ky planet i ferrit..

  3. misionari says:

    Asnje dollar nuk shkon ne buxhetin e SHBA-ve, por ne xhepat e zyrtareve te larte te administrates se Shtepise se Bardhe dhe manjateve te shtypit e RTV amerikane. Asnje dollar nuk i ka kerkuar qeveria amerikane qeverise shqiptare, pra ku i ka cuar nje milion dollare Sali Berisha?

  4. Hithri says:

    Po parate qe Birisha ka harxhuar per te paguar PODESTA GROUP ku i le o artikull shkrues.

    Po na i bej nje shtese artikullit tend me ato shpenzime te shohehesh se sa del llogaria e ketyre lobimeve nga ana e PD.

  5. tefta says:

    HAJDUTET E AMERIKES NEN EMRIN DEMOKRATE !!!!!!!!!!!!!

    MJERE OBAME ME KE KA TE BEJE;ME FELLIQESIRA

  6. AROMA E QORES. says:

    Bir Selami i nënës, kë të qaj më parë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje