Procesi i tenderimit të Lotarisë Kombëtare duket se është bërë me shkelje të rënda, çka bën të hidhen dyshime të mëdha për korrupsion. E shpallur nga Ministria e Financave, më datë 21 maj, duket se e gjithë procedura për konkurrimin është ndërtuar në një mënyrë të tillë që fituesi të jetë i parashikuar pa filluar tenderi, raporton Panorama.
Skandalin e zbardh një letër e kreut të kompanisë gjigande të lotarive, “Intralot”. CEO, Constantinos Antonopoulos, në një letër dërguar ministrit të Financave, Bode dhe kryeministrit Berisha, tregon qartë “hilet” e ndjekura nga Ministria e Financave në procedurat e tenderimit. Abuzimi i parë duket se ka të bëjë me kriteret e kualifikimit të kompanive. Sipas letrës, kriteret e vendosura nga ministri Bode “janë unike në të gjithë botën, në një mënyrë të tillë që përjashton të gjitha kompanitë e afta dhe me eksperiencë në këtë industri”.
Pra, që në nisje duket se konkurrenca në vend që të hapet në sa më shumë kompani, zvogëlohet. Por ky është vetëm fillimi i procedurave. Ndryshe nga ç’pritej, në kriteret e vlerësimit nuk është vendosur tarifa apo çmimi. Kjo e bën konkurrencën pa kuptim në rritjen e të ardhurave në buxhet, në një kohë kur qeveria po shet gjithçka për të plotësuar mungesën e të ardhurave dhe vetë Bode po rishikon buxhetin për të plotësuar këtë mungesë.
“Për këtë qëllim, unë ju siguroj se nëse ministri juaj përfshin çmimin në kriteret e dhënies së licencës, ju do të surprizoheni me kënaqësi, me faktin se sa shumë kjo tarifë e propozuar do të kapërcejë shumën e fiksuar që ju po kërkoni tani”, theksohet në letrën që i ka shkuar edhe Berishës. Pra, tenderi për Lotarinë Kombëtare qartësisht po kufizohet për interesa të disa kompanive.
Letra e plotë
Athinë, 15 qershor 2012
Drejtuar ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë,
Z. Ritvan Bode
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha
a) Kërkesë për aplikimet për çmimin e licencës së Lotarisë Kombëtare të Shqipërisë, lëshuar më datë 21/05/2012
b) Ftesë për aplikimet. Lëshuar më datë 18 maj 2012
Shkëlqesia juaj
Pas hapjes së konkurrimit “për marrjen e licencës për organizmin e Lotarisë Kombëtare”, dëshiroj t’ju drejtohem ju me qëllim për t’ju shprehur shqetësimin tim të thellë për mbarëvajtjen e procesit të dhënies së licencës, pasi ai nuk siguron konkurrim të vërtetë dhe është ndërtuar në një mënyrë që do të rezultojë me të ardhura konsiderueshëm të ulëta për shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare.
Për këtë arsye, unë dua të theksoj se procesi aktual po limiton konkurrencën pa arsye, duke futur kritere kualifikimi që janë unike në të gjithë botën, në një mënyrë të tillë që përjashton të gjitha kompanitë e afta dhe me eksperiencë në këtë industri, përfshirë INTRALOT, duke mos mbrojtur interesat themelore të qeverisë suaj për një veprimtari të qëndrueshme dhe të përgjegjshme sociale të Lotarisë në Shqipëri.
Çështja kryesore ka të bëjë me kriteret e kualifikimit në të cilat kërkohen dy certifikata shumë specifike të fushës (WLA-Niveli 4 i përgjegjshmërisë së lojës dhe WLA-Standarde të kontrollit të sigurisë mbi tre vjet), të cilat, të kombinuara, mund të përmbushen vetëm nga një numër ekstremisht i limituar kompanish. Vlen për t’u theksuar se disa nga këto entitete janë organizata të kontrolluara nga shteti me përgjegjësi strikte fiskale dhe, ose nuk i përmbushin kriteret financiare të paraqitura të sektorit privat, ose, në shumicën e rasteve, ndjekin mundësitë që janë jashtë mandatit të tyre. Për më tepër, ata pak kandidatë potencialisht të kualifikuar që ne kemi identifikuar, nuk kanë ndonjë eksperiencë në zbatimin e Lotarisë jashtë vendit ku banojnë.
Për më tepër, dhe për çudinë tonë të madhe, ne kuptuam se kriteret e vlerësimit dhe dhënies së licencës nuk përfshijnë tarifën e saj apo ndonjë element çmimi, çfarëdo qoftë ai, por në vend të kësaj, tarifa është vendosur në një nivel të ulët pa arsye për një aset të tillë premtues, siç është provuar në dhënie licencash të ngjashme nëpër botë.
Në kontekstin e kufizimeve të ashpra të buxhetit dhe vështirësive ekonomike në shumë vende europiane, sigurimi dhe akordimi efikas i fondeve publike është një shqetësim i veçantë dhe unë jam i sigurt se qeveria juaj është në linjë me realitetin.
Sugjerimi i fortë i Kryeministrit, se paratë e siguruara nga dhënia e licencës duhet të përdoren në mbështetje të sporteve, talenteve të reja dhe për pacientët e neoplazmës, i shtohet besimit tonë se ju vërtet inkurajoni rritjen e kontributeve sociale nga asetet publike. Për këtë qëllim, unë ju siguroj se nëse ministri juaj përfshin çmimin në kriteret e dhënies së licencës, ju do të surprizoheni me kënaqësi, me faktin se sa shumë kjo tarifë e propozuar do ta kapërcejë shumën e fiksuar që ju po kërkoni tani.
Kam besim se INTRALOT, operatori lider dhe tregtues i teknologjisë në lotaritë e sistemuara nga qeveria dhe në sektorin e lojërave prej më shumë se 20 vjetësh, me prani në më shumë se 50 vende në të 5 kontinentet, është më i afti dhe i mirë-kualifikuari për të zbatuar një projekt të këtyre përmasave dhe qëllimeve. Për më tepër ne jemi të angazhuar të investojmë kryesisht në zhvillimin e një veprimtarie të qëndrueshme dhe me teknologji të avancuar.
Jam i sigurt se kujdesi e mirësia juaj dhe konsiderata e mendimit për këto çështje, mund ta çojë konkurrencën drejt një procesi të hapur, transparent dhe vërtet konkurrent, që janë në linjë me garancitë e siguruara për ju nga Shkëlqesia e tij Kryeministri pas takimit tonë, në maj 2010.
Në përpjekje për të evituar një proces të fragmentarizuar me një numër ekstremisht të limituar ofruesish pa ndonjë eksperiencë të dukshme ndërkombëtare mbi çështjen-subjekt, që do të rezultonte me një humbje të madhe të ardhurash për qeverinë shqiptare, unë me mirësi ju sugjeroj të shtyni procesin e Kërkesave për Aplikime dhe të rikonsideroni kualifikimin specifik dhe kriteret e vlerësimit të bazuara në fakte të një industrie solide, të mbledhura nëpërmjet një procesi konsultimi të hapur publik. Unë mund t’ju siguroj me të gjithë mënyrat se një iniciativë e tillë do të rezultojë me përzgjedhjen e partnerit më të aftë, duke maksimalizuar të ardhurat e qeverisë dhe duke mbrojtur integritetin e dhënies së licencës përkundër pretendimeve dhe interpretimeve.
Duke u mbështetur në përpjekjet e deklaruara dhe të provuara të qeverisë suaj për sigurimin e kontributeve domethënëse për shtetin shqiptar nga asetet publike dhe krijimin e benefiteve për shoqërinë, ne kemi besim se ju do të veproni sipas një procesi të drejtë dhe transparent, si dhe shtimit të të ardhurave të licencës së Lotarisë.
Me nderime
Constantinos Antonopoulos
CEO
MAFIA dhe KORRUPSIONI, jane si vaji i motorit, QE vertete eshte i piste po motori nuk ben dote pa te.
A doni me than qi Doktori nuk i ka durt e pastra a?? Shume germoni ju kamunistat a.
o lym mos u krruaj me kamunistat se e din shum mire ku perfundon…
Kur shqiptaret nuk kane buke te hane, ku do ta kene mendjen tjeter pervec llotarive.
shtet leshi
me na fal o Lymo, po shum i ka zgjat duret ky Vani pe Devole ? ?
Puna, si pune, eshte pune muti, pune te mire ka hajduti!
Kete e quajne investim per te ardhmen.
Gaboj une apo kompanija ankuese eshte naive?
I ankohen Bodes dhe Sali Berishes, kur dihet nga te gjithe se keta te dy jane koka e korrupsionit!
I dredhin kushtet e tenderave ne ate menyre qe “vija e ujit te ndahet me “drejtesi”, por uji te shkoje ne mullirin e tyre”.
Behen tendera fallco, per ti dhene nje veshje mender demokratike vjedhjes majoze qeveritare.
Kjo qe shkruan ku matrapazi grek, mund te jete e vertete, problemi eshte se Tema, si gazete qe eshte, ka nje minimum obligimi te investigoje se cili shkruan, e te mos behet tribune e manipulimit te çdokujt.
Ky CEO i kesaj kompanie qe e prezanton kompanine e tij si leader ne kete fushe harron te shtoje me dashje qe Intralot qe ai drejton ka humbur licensen e operimit si kompanie lojrash fati ne France!
Mund te na thote se si nje kompani serioze, leader ne fushen e saj ne Evrope humb nje license te cilen nuk ka as 2 vjet qe e ka mare!?
Qe qeveria jone eshte e korruptuar kjo nuk perben ndonje surprise, po mos na sillni çdo lloj soj sorrillopi ketu qe na prezantohet si engjell dhe nuk po e ze gjumi per te miren e popullit shqiptar.
President i nje kompanie llotarie qe eshte koncepti me i degjeneruar per te fituar para, keta njerez jane mafioza.
Korruapsion ne Shqiperi? Korrupsion nga qeveria e Berishes? Korrupsion nga Ministri Bode? NUK KA MUNDESI. ?
A u dhjefshi ne gjume ju me gjithe llotarite tuaja.
Qenka djegur greku kete radhe. A nuk e di ti zoti Antonopulos se radhen e kane serbet tani. Juve ju dhame nje det te tere dhe nuk u kenaqet. Greket do te fitojne tendera kur te vije Rama ne pushtet, sot per sot ato do t’i fitojne vetem serbet.
Shqiptaret nuk njihen si popull mashtrues!
Aq interesant kjo llotaria, sa sekretari i pergjithshem i financave si titullar shprehet se jane paxar i ministrit dhe me larte ato. Madje fajeson dhe zv ministrat si te perfshire. Ne gjithe vendet llotarite i kane shteti aty e ndajne si menyre pasurimi.