Ambasadorja gjermane: Nishani, zgjedhje e mirë. U shmangën zgjedhjet e parakohshme

18 Qershor 2012, 12:33Politika TEMA

Ambasadorja e Gjermanisë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për Deutsche Welle shprehet me besim se Bujar Nishani do të përpiqet të përfaqësojë “unitetin e popullit”. Ajo apelon për përmbylljen e punës me prioritetet e mbetura për përafrimin me BE.

 

Zonja Ambasadore, në politikën e brendshme të Shqipërisë kishim së fundi një zhvillim të rëndësishëm, finalizimin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Si e vlerësoni në tërësi procesin, dhe zgjedhjen në raundin e katërt të z. Bujar Nishani në krye të shtetit?

Parlamenti shqiptar zgjodhi presidentin e ri në një proces kushtetues dhe kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që ne dhe të tjerë kishim shpresuar të arrihej konsensusi. Bujar Nishani më duket një zgjedhje e mirë, unë i kam shprehur atij urimet e mia. Përvoja e bashkëpunimit me të kanë qenë pozitive, qoftë si ministër Drejtësie ashtu edhe si ministër i Brendshëm. Ishte një bashkëpunim besimplotë, transparent dhe rezultativ. Unë jam optimiste që, si President, ai do të përpiqet të përfaqësojë vërtet “unitetin e popullit“.

 

Ka diskutime në opinion që e lidhin zgjedhjen e kreut të shtetit me procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE nga ana e Shqipërisë. Në pikëpamjen tuaj, a mund të konsiderohet procesi presidencial një element pozitiv, apo një element negativ në ambicien e Shqipërisë për marrjen e statusit në vjeshtën e këtij viti?

Procesi ishte korrekt në përputhje me Kushtetutën. Zgjedhjet e parakohshme mundën të parandaloheshin. Tani duhet të jenë në dispozicion sërish të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përmbyllur punën me prioritetet e mbetura të përafrimit me BE. Ambiciet për vjeshtën e ardhshme janë tashmë të njohura, po kështu edhe kushtet. Komisioneri Füle i ka sjellë edhe njëherë në vëmendje pikat e mbetura gjatë fjalës së mbajtur përpara parlamentit shqiptar. Për më tepër këtu nuk është fjala për kërkesa “të huaja“, por për një katalog detyrash, të cilat shqiptarët ia kanë vënë vetes në kuadër të të ashtuquajturit “action plan”.

 

Duke u nisur nga zhvillimet aktuale politike, cila është pritmëria juaj znj. Ambasadore, për realizimin dhe përmbushjen e të tjerave “detyra të shtëpisë” që Brukseli ka vendosur për Shqipërinë. Kam parasysh këtu reformën elektorale, trajtimin e çështjes së imunitetet për zyrtarët e lartë dhe politikanët, përmirësimin e rregullores në jetën parlamentare, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

Reforma e kodit zgjedhor, reforma parlamentare, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në tërësi, pra, krijimi i shtetit ligjor, këto janë detyrat që duhet të përmbushen në rrugën e përafrimit me BE. Ne do të ndjekim me shumë kujdes progresin dhe – ky është premtim – nëse do të ketë një të tillë, do ta vlerësojmë atë.

 

47 komente në “Ambasadorja gjermane: Nishani, zgjedhje e mirë. U shmangën zgjedhjet e parakohshme”

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Zonje e nderuar! Edhe ne 2007 u shmangen zgjedhjet e parakohshme ? Ky ishte argumenti i “socialistit” Meta kur rropi te gjalle te majten socialiste.
      Nje pyetje kisha per Ju: A do e zgjidhnit kete per president Ju gjermanet? Gjermanise jo! jam i sigurt. Nese pergjigjeni po, merreni dhe bejeni eurodeputet se ketij vendi nuk i sherben.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html

      1. fiqiri xibri says:

        Sehr geehrte Frau Müller-Holtkemper,
        viele Albaner haben Ihre vorsichtlich ausgewählten, denoch prinzipiell ermutigenden Worte im Bezug zu den letzten politischen Ereignissen in Albanien. Deshalb können wir jetzt nicht verstehen, was Sie jetzt andeuten mögen.
        Warum ist den so wichtig, vorzeitliche Wahlen zu vermeiden ?!
        Ist es nun ein Verbrechen, wenn die verzwifelten Albaner eine verbrecherische Machthaberkaste durch vorzeitliche Wahlen absetzen ?!
        Sien enttäuschen uns zutiefst.

        1. raimondi says:

          Eh ju be vone kasaj fraut per ne-
          -Ca i mire eshte ky presidnet –Ai i shkreti ka probleme me shendetin, ata e vune president

  1. fatmiri says:

    Po pse , zonja ambasadore, zgjedhjet e parakoheshme jane rrezik per demokracine?!

    1. Lorenc says:

      Jane rrezik per aq kohe sa sjellin ne pushtet Edi Ramen.Per kedo qe ka sy e veshe keshtu e gjykojne ata te medhenjte qe vendosin.

    2. Hithri says:

      Do dhe kjo te flasi O Fatmir, se s’ka folur ndonjehere, e po sheh qe te gjithe po e lyejne lugen e do ta lyej edhe kjo. Do dhe kjo te bashkoje zerin me korin cunave te ambasadoreve.

  2. fule says:

    Po, ishte zgjedhje e mire per Salen, o plehra ambasadore.
    I meshojne kesaj zgjedhjes kushtetuese sikur ketu te jemi ne Afganistan. Di njeri sot nje President ne bote qe eshte zgjedhur ne menyre jo-kushtetuese? A nuk zgjidhen ne menyre kushtetuese ne Iran e gjetke?
    Po te ishte zgjedhur ne menyre jo-kushtetuese do e hidhte Gjykata Kushtetuese, si ne Kosove, apo jo?

  3. gjerman pa brire says:

    He me dhe ti me!…jepi Jari, jashaaaa

  4. feniks says:

    Keta ambasadoret e huaj,me mire te mos flasin se sa te thone mbrockulla te tilla!!!
    Cfare te mire pati zgjedhja e Nishanit,zonja ambasadore?

    A ishje ti me te tjeret,qe thonit para zgjedhjes se tij,se Shqiperise i duhet nje “PRESIDENT CONSESUAL”???
    Ky eshte vetem nje MONSTER E KRIJUAR NGA BERISHA,PER BERISHEN!!!
    TURP I MADSH PER JU,QE MBRONI KRIMIN DHE KRIMINELIN BERISHAS KU&NDER POPULLIT SHQIPTAR!!
    JU NUK JENI PER DEMOKRACINE,KU OPOZITA TE DEGJOHERT,POR JENI FASHISTE,E KUNDERTA E KOMUNIZMIT,QE NUK LEJONTE OPOZITE!!!

    Edhe ju te njejten gje beni:MBESHTESNI BERISHEN,QE KA 8 VJET,QE NUK E KA DEGJUAR ASNJEHERE OPOZITEN,PERKUNDRAZI E KA PERDHUNUAR DHE VRARE ATE!!!
    JU JENI FASHISTE,BIJTE E HITLERIT DHE MUSOLINIT!!!

    1. Ben Chicago says:

      Edhe Gjeemania kundra komunisteve???,si ka mundesi ???Do jete e blere edhe kjo???

      1. fule says:

        TE ka ngelur ora para 97. Vetem te kujtoj se ne ate vit ishin shoket e Partise sate qe i vune flaken flamurit Amerikan (mos ja thuaj njeriut po thone qe deshin ti benin puc Doktorit…shhhhhh)

      2. zefi says:

        Per fashistin Ben Chicago:
        Te gjithe diktatoret ne bote zgjidhen ne menyre
        KUSHTETUESE”,bile ne vendet me pak demokratike,TURMA -POPULL vihet me “deshire” te hedhe valle dhe te kendoje per udheheqesin e ri,qe po zgjedhin!!
        Te zgjidhesh ne menyre kushtetuese,nuk do te thote se je zgjedhur demokratikisht!!
        Edhe Enver Hoxha eshte zgjedhur DEMOKRATIKISHT,sipas KUSHTETUTES,por para ardhesit e ketyre palo ambasadoreve e quanin Shqiperine vend anti demokratik!!
        Keshtu vepruan keta ambasadore edhe kur Berisha vidhte votat ne zgjedhje,por asnje fjale kunder tij,por vetem kunder OPOZITES!!!
        LE TA THONE SHQIP:”NUK DUAM OPOZITE NE SHQIPERI.I BEN TE DYJA SALI BERISHA:EDHE QEVERINE EDHE OPOZITEN”!!!
        PRA SHQIPERIA NUK ESHTE SHTET KOMUNIST,POR FASHIST!!!
        Ku i cuan fjalet keta palo ambasadore,kur thane para zgjedhjeve se “DUAM PRESIDENT KONSESUAL”???
        Ku eshte zoti FYLE??
        Ku eshte zoti SANINO,qe erdhi dhe iku me bisht nder shale??
        NDOSHTA KA MARRE CEKUN E RADHES DHE ESHTE REHATUAR!!!

  5. eli-Tiv says:

    ..nuk duhet te leme fatet ne duart e te tjreve…keta ambasodore etj ..shtyjne ditet..na dine njerez te dores se dyte..
    me siguri deri sa quajme normal saliun&co..(asje reagim popullor)..ska pse te presim vleresim tjeter..

  6. Selim Rrroshi says:

    Mka cu nana ma la gojen dhe kjo.
    Askujt si vika keq qe ne Shqiperi perfundimisht u rreshqit ne dikatature me e keqe se e Hoxhes se eshte tejet antikombetare si diktature.
    Ta na rruani o ambasadore dhe mire na e beni sa kemi opozite eunukesh.

  7. arben says:

    Si paska qene kushtetues procesi znj ambasadore,kur kandidati per president ushtron detyren si minister,kur 4 deputete firmosin per kandidate te ndryshem,pa permendur pastaj per kulisat dhe makinacionet PD-PS.Por ky nuk eshte vetem qendrimi juaj,ky eshte ne pergjithesi qendrimi i shumices se perfaqesive europiane ,duke treguar se ju jeni vetem per te ngaterruar gjerat,per te pastruar parate e pista,per tu pasuruar nga dhuratat e majme te Berishes,dhurata te cilat jane mundi dhe djersa e popullit shqiptar,juve nuk ju intereson nje shtet shqiptar solid dhe me mireqenie,me shoqeri dhe demokraci te zhvilluar.Ka ardhur koha qe shqiptaret te mos mbajne me syte nga Evropa ,por te marrin ne dore fatet e tyre.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Zgjedhjet e parakohshme mundën të parandaloheshin ?!?!

    Po p’se moj zonje c’fare ka ne nje vend demokratik kur behen zgjedhje te parakohshme…??? Perkundrazi, tregon vullnetin e nje qeverie(gjysma e nje populli)tek opozita (gjysma e popullit tjeter)…Po ku e njofte ate Nishanin ti moj qe flet ashtu ?? I ke pare statistikat qe kur ai u fut ne Ministrine e Brendshme ndaj krimit ??

    Problemi eshte qe ju, i keni futur hundet shume thelle ne interesat Shqiptare dhe shmangi konfliktet qe gjerat te rrine gjithmone ne hava..

  9. tefta says:

    ju jeni mesu me presidentet tuaj plehra

  10. melesh says:

    une them qe te bejme zgjedhje se kush te emerohet ambasador i gjermanise ,SHBA dhe OSBE pasi ne fakt jane ata qe po na “drejtojne” duke patur se drejtor resident Sali Bishen.Si thoni?

  11. dhe kete saliu e mesoj te flas?usa,gjermania,austria,italia etj jan pro saliut se dicka kan pare te mire te ky dhe nuk lexojn editorialet e piktorit me thonj te gjata qe ishte refugjat ne franc e u be politikan me shkopin magjik te nanos.ju i bet te ter te koruptuar por haruat qe ne PS jan akoma G.RUCI.N.DOKLE.F.YLLI.I.GJONI, e shum e shum te tjer qe para jo shum kohesh i quanin amerikanet dhe europianet shtypsa te popullit te lir dhe e quanin coca cola-n pje revizjoniste qe te drogon..turpet tuaja nuk kan fund e duhen nete te tera dimri ti tregosh,(po PS ska qeder se dhe turpin e quan nder)kush eshte lab e kupton.

    1. xhoni says:

      O grek zorraxhi:
      Ne radhe te pare duhet te doje populli yt,pastaj te huajt!!
      Ne se duan te huajt me shume se populli yt,atehere ti punon per ta e kunder popullit tend!!!

  12. beso says:

    çfare na ka gjetur ne kur benim zgjdhje te parakohshme?Po edhe bota ben zgjedhje te parakohshme,apo jane kunder ndonje kushtetute?Megjithate shyqyr qe zgjodhet nje bisht druri,se ka me keq,boll qe te evitonit zgjedhjet e parakohshme,se pertoni te numeroni votat

    1. Hithri says:

      Eh mor Beso, zgjedhjet e parakoheshme do t’i hiqnin te dashurin e tyre te fshehte, Birishen, prandaj jane te kenaqur keta, ja pse po flasin per zgjedhjet e parakoheshme sikur do te ndodhte hataja. Mjere ne qe kemi mbetur ne dore te ambasadoruqeve te tille( mund te me thote njeri se kush emerohet ambasador ne nje vend te vogel si i yni?)

  13. wert says:

    Ca hipokritash i kemi keta ambasadoret/et.
    Deri dje na cane koken duke na bere deklarata qe presidenti te zgjidhet konsensual. Sot qe presidenti eshte zgjedhur prej Berishes, nuk thone gje por lavderojme procesin.

    Ndyresira

  14. Edhe shokutenver burre shteti me medalje e kishin KETA, na kishin mbyllur ne thark dhe genocid!, KETA
    Imperialistet I thonin: na Shaj sa te haje goja , po c’kane Koka qe dalin mbi, preji e cfaroi e degjeneroi dhe ne te mbAjme Ty & Bijte, dhe ‘hoxhatet’ e bene me sukses te plote genocidin 50vjecar; pas kesAj DemonokrAcie nr. 1, na prune Demonkracine nr2 me mjeshter ramiz Moster Eunukun& RuralMostrat salush(& argit, sllobodank, shkeldhen), basho, mon e burrMones, rul, jozefidhe, bode, e tere eunukHijenat e cetes tjeter: nano, edvin, kacislam, erveli99c, KellirePleqte godo, neritan, mejdan, etjetj TERE Krokodiluc- Kellirat e ketij 20 vjecari (qe bene Katovicen e Bijve,
    filloi (ne 1990-91) si shpetimtaRe dhe perfundoi edhe kjo me sukses te plote.
    Aferim ARKITEKTET e MOTIT!…
    Tash kina hy, qe ne 2011, ne DemonkraciLeshin nr. 3: konsolidimi I RURAL MafiesPulitike( qe Keta I kan vu emrin Rilindje ose Arnautistani MAVI-Kampion) & Shplarja e Re e truve, moralit, shpreses, kurajos, reAgimit qytetar
    (kesaj here Hijen- krokodilat I thone vetes doktrinare, vizionare, idealiste me diplome-Kristal)
    Keshtu pra do vijojne yyyyysh! Dele,
    Gjume dele,
    … fyshekzjarre Netesh te Bardha pula, yshshshsh gomere!
    …sheeeeeeet trima, foli gjermanka sot, te Shpetojme Shqiperine
    nga Zgjedhjet e Parakoheshme!!, Hajde mushka, yyyyysshshshsh… nje hall te vetem keni mas sodit: nje LBGT na u shtrishtu!!!
    Bravo lope, cjepe, shqarthna, kryma, riqna…papagalluc pa bisht, jau kena vu detyrat e shpis
    (me e mesu Demonkracine ene ju o me bisht!)
    … Ene, dridhe nji hashash dhe qepe, ne Mos te bona … president!!!
    Ejvallah o Kurvaret e MOTIT, per te treten here jAu pacim borxh!,
    -nga delet e Arnautistanit

  15. Ivani i madh says:

    Moj zonje problem per ju ishin zgjedhjet e parakoshme ap presidenti konsesual kete se kuptuam se po te ishte per zgjedhje te parakohshme Berisha e kishte vene qe ne fillim Xhozin e ishte mbyllur ky muabet .Po me sa po kuptojme ne ju po luani me popullin tone e jo po e ndimoni te futet ne rugen e demokracise se vertete Te fala mikes se Berishes, asoj nenes se vatres se po e zvendeson denjesisht si dhe ambasador Kernackes me qe e ke patriot dhe dukuni ketej nga Korca te hani ndonje luge trahan e te pini ndonje gote dhalle ndofta freskoheni.

  16. bravo says:

    Te keqen e mendjes moj gjermanke. Hallin e zgjedhjeve te parakohshme paske pasur moj? Ta kishe thene qe pa u zgjedhur presidenti e te punonim per ta hequr hallin. Se ne hallin tuaj kemi. Halleve tane ua kemi bere temen.

  17. anticensurë says:

    “Zgjedhjet e parakohshme mundën të parandaloheshin.”
    në demokraci janë të ligjshme,normale dhe demokratike zgjedhjet e parakohëshme!në diktatura nuk ka të parakohëshme,vetëm grushtet e shtetit e ndërrojnë para kohe pushtetin!
    “Procesi ishte korrekt në përputhje me Kushtetutën”!??me të vërtetë ishte i tillë???si ka mundësi që nishani nuk kishte dhënë dorheqjen nga ministër???
    deri dje ju na çatë trapin me konsensus!sot po na dilni se gjithçka paska qënë në rregull!

  18. Endri says:

    Ka pese vjet qe ambasadoret dhe perfaqesuesit e Europes dhe Amerikes ne kete vend refuzojne sistematikisht te gjitha veprimet dhe takticizmat e Edi Rames per te ardhur ne pushtet.Cudia e madhe ne kete histori eshte qe ndersa vete Edi Rama struket me bisht nder shale perpara jo-se se tyre te prere,duke vazhduar te vegjetoje si kryetar i opozites humbje pas humbje,nje ushtri e tere matufesh dhe idiotesh si keta qe shkruajne komente edhe ketu vazhdon ta adhuroje dhe mbeshtese gjithe pasion komandantin deshtak dhe frikacak.Fat te madh paska patur Sali Berisha,jo vetem prej Edi Rames personalisht por edhe prej kamikazeve budallenj te tij te cilet vazhdojne e i besojne akoma duke i dhene vota qe ai i perdor vetem per te mbajtur karrigen e kryeopozitarit te perjetshem.

    1. shkodrani ne mergim says:

      O Endri,
      di te te them,se ambasadoret dhe evropa kurve kane tallur dhe po vazhdojne te tallin byt..n.
      Besoj se kete e kupton.
      Nuk eshte faji i E.Rames(nuk jam socialist,por demokrat pa Salukun,Jozin apo Nexhmijen e dyte me Co)por eshte faji i ketij populli qe hesht nga vjedhjet qe po i behen,nga poshtersite qe po i behen,populli vuan per cdo dite dhe politikanet po behen miliardera si nga ana financiare dhe me prona ne qytet,fshat,bregdet si dhe jashte shtetit.Vidhen votat haptas,bile ne sy edhe ambasadorve dhe ato heshtin,vriten deshmitare ne procese te rendesishme dhe evropa e amerika jep ekspertize jo te sakte.
      Evropa dihet se ka qene dhe vazhdon te jete kurve;po vazhdon me eksperiemente te ndryshme ndaj shqiptareve,si dhe duke detyruar te miratoje ligje nga me te ndryeshme qe vehte evropa i ka ka hequr apo i ka vendose ne zbatim mbasi popujt e tyre e kane kuptuar ce cfare eshte ligji,rregulli.Besoj se e kujton kur tha evropa,hiqeni denimin me vdekje se per ndryshe nuk hyni ne evrope(sa kohe ka kjo????por per ne ishte heret);tjeter,miratoni ligjin antiduhan se perndryshe nuk hyni ne evrope(pse tek ky ligj kishte mbete shqiperia qe nuk po ecte perpara);miratoni ligjin e byth…..e(sepse sic duket perkeshtu na merr evropa ne) se nuk hyni ne evrope,ka edhe me teper por une i rashe shkurt.Nuk eshte vetem evropa por edhe amerika qe ka ndikimin e veht negativ(ajo per vehti psh ka denimin me vdekje(karrike elektrike,injeksion kurse neve na jep leksion),ne shume shtete nuk e kane te ligjeruar ligjin e byth….e sic e ka edhe evropa ne vende te ndryshme.
      Pra me i ra shkurt nuk na e ka fajin kerkush,por jemi e zezja vehtes.Me pare pranojme te vrasim njeri tjetrin per nje cop mur,nje gardh,per nej gervishtje makine etj etj sesa te shkojme psh te vrasim ato qe bejne keto padrejtesira,keto qeveritare qe po tallin bythen dh epo e rrjepin kete popull.Pensionet per vehte politikanet(besoj se e more vesh)ia kane bere vehtes me 5 zero,kurse prinderit tane,gjysherit tane apo edhe ne neser kur te behemi ,marrim therime.Biznesmenet po detyrohen te mbyllin aktivitetin e tyre,sepse po i grijne ne taksa(nuk jam kunder tyre)por problemi eshte se disa jane te nenes e disa te njerkes dhe pastaj taksa vihet ne propcion me te ardhurat qe nxjerr etj
      Keshtu edhe Edi,nuk ka se cfare te beje ,kur populli nuk ngrihet te protestoje per keto gjera,ai aq ka ne dore si kryetar partie.
      Keshtu qe ne duhet te ngrihemi ne kembe te gjithe,kunder kesaj qeverie,pse jo edhe kunder disa ambasadorve apo perfaquesve te evropes qe cfare thojne sot nuk e thojne neser,pra nuk kane seriozitet ne punen e tyre.Me dashte evropa dhe amerika,per 5 sekonda e detyron Salukun me ike,por jane interesat e tyre sic dihet dhe prandaj heshtin.Vetem mendo nje dicka(nuk e di ku jeton),n.q.s keto gjera ndodhin ne ndonej shtet te evropes (apo edhe ne amerike),si psh gjermani,austri,france etjpra nese vidhen votat per me shume se dy here,;vriten njerez apo protestues ne bulevard(te pa armatusur);ju tjetersohet prona e nje qytetari tek nje tjeter,apo nje politikan behet miliarder brenda nje viti,behet me prona ne bregdet,etj etj etj qe nuk ka mbarim,pra cfare do te ndodhe ne keto shtete,populli do te rri urte ?Prandaj ne si popull duhet te ngrihemi dhe shfarosim kete fare komuniste (ne te dy krahet)sepse ne akoma kemi komunizem,nuk e kemi zhdukur aspak klasen komuniste,sepse ato lulezuan perseri sepse ne nuk ia zhgulem rrenjet e kesaj fare,por vetem e preme ne rrenje,duke mos e zhgulur me gjithe rrenje,por duke e lene qe kjo rrenje te leshoje filiza,si pd,ps,psd,etj etj dhe po zbatojne me perpikmeri planin e Katovices.
      Respekte

  19. Stef Staku says:

    ANALIZE : Gjermanet Jane te pakte popuj ne bote qe e dine mire se cdo te thote te mbeshtetesh nje kriminel te cmendur. E kane provu me Hitlerin.
    Nuk eshte ne te miren e Shqiptareve por edhe te Gjermaneve qe Qeveria Gjermane te mbeshtese financiarisht e me prpogande Hitler – Berishen.
    Ju duket fitore pushteti absolut i Berishes znj. Ambasadore e Gjermanise ??!
    Bravo, Bravo. Mendoni te krijoni Geto ne Europe qe punojne per llogari te Gjermanise ??? Bravo, Bravo. Edhe nazistet mendonin te beheshin te pasur duke shfrytezu te burgosurit ne kampet e perqendrimit.
    Ketu jemi e do shohim se sa do i gezoheni masakrimit te popujve te tjere !!!

  20. Ej, sa nigjova salimushke Mostren qe tha: Shqiptaret Jane fatlume!… Dhe tani po na jep mend per krizen dhe zgjedhjet ne Greqi, per fitoren e shkelqyer te SamRrasit!… Amon Amon ne fatlumet qe Lena ket burre shteti ne njeren ane e KrokodilHicEdvinin ne anen tjeter,
    Mos na e blloko processin!, I thone Njoni-tjetrit, dhe
    Presin tifozat e dy dele-kopeve (njera blu, tjetra roze, te dyja bojne: MAVI)
    te bojne tifo, Derisa te lodhen
    Demonkracia eshte…RURAL Mafie Pulitike e Hapur & Sfiduese
    (perfshire edhe vrastare) dhe KeshillaMiliarderesh Perverse!!
    Bjer emrat t’u bej amnisti, u ben thirrje Mostra Vucidolit!…ja demokracileshi o njerez, kot e paskemi kujtu enverhoxhen nje egzemplar… Ekzemplaret -KRESHNIK I PRESIM TA KRESHNIKOJNE ket pune!
    Pale Topet!
    Po mendoja pasi degjov se Tani I hoxhajve u betua se do e pastroje balen me gjykate! (Dhe i thane rri o ‘tapets’ se te nxorren resme me kope & DaSHIn ‘ aktiv’ /trim mbi trima mjekrosh i cultivum ( per ket me vjen keq qe e myti vesi ket zh. Mjeren)) Amon me gjykate jo, se po leme leshte po mbetna pa asnji Koran- Notar analister per be !!!,
    Amon dermon ke do cosh ne gjyq o tan Kulak-NotarI Spiunimeve ne rini, i Arrorve, Studimeve, AnalizmaVe ne vijim. O president 20 oresh kush Ta ka hudh Balten Ty o xhan!…
    Ha ha ha se Peniciin e Sqeper e Dizenjatore e…….
    Keta rrine urte, kshuqi pa doktrinar idealistAt- PulitikAj Nuk mbetna shyqyr!

  21. elton says:

    Edhe Hamasi, ne menyre kushtetuese u zgjodh,edhe me zgjedhje te lira. Coji ndonje pershendetje dhe atyre, mos bejne dhe ata ndonje reforme..

  22. nuk merret vesh as ameria as europa. ne fund si do qe te vendose berisha ka te drejte. grabiti bashkine e tiranes, mire beri berishe, nuk lejoi gjykaten te fuse ne burg ilir meten, mire beri berisha, vrau me 21 janar protestues te pa armatosur, mire beri berisha, kryprokurja eshte lavire, presidenti horr bulevardi, prap mire e ka berisha. vizioni euro perendimor i shqiperise ishte per nje zgjedhje presidenti kosesual, vizioni i montimit te diktatures ishte zgjedja e nje presideni minister. cila ndodhi, u be zgjedhja qe cimenton diktatorin berisha. nishani do te jete vetem zv president, realisht president do te jete berisha. populli shqipetar ne bisht te sorres. fitoi prija diktatroriale e berishes e u rrxua projekti euro- perendimor i te ardhmes se shqiperise. edhe analistet shqipetare, te shitur e te blere per turp thone kush fitoi rama apo berisha asnja analistt nuk pyet a fitoi poplli apo humbi, a fitoi mendimi per zgjedhje kosesuale te presidentit sic thonin europa, amerika e sic kerkonte edhe opozit apo fitoi diktatori berisha. kush fitoi me nishanin president e ardhmja e demokracise amerikano-parendimore e shqiperise apo dmodiktatura e berishe si e ahmedinexhadit. rama, si per cdo problem kas vizion europerendimor e amerikan per shqiperine e per popullin shqipetar. berisha me mbeshtetjen e ambasador qoftes se osbe-se e te tjereve te koruptuar si ai po cimenton diktaturen e te koruptuarve e kriminelve berish-meta-basha. analiste e ambasador nuk diskutojne kurr cfar po fiton populli shqipetar me berishen. ambasadopr e analiste thoni ndonje fjale cka po fiton populli shqipetar, cka po fiton rinia,grate, studente pensionistet, shkollat, fshati. keta asgje. me zgjedhjen e nishanit ka fitue mafia e, beruisha e ambasadoret. populli nuk ka ftue asgje pervecse cimentimit te diktatures berisha.

  23. loni says:

    po pse nuk thote kjo ambasadorja gjermane bashke me ate plaken e keqe merger qe mire na i bene greket qe na i futen para dhe mbrapa per leket qe na moren,,gjermanet punonin nga mengjesi deri ne darke,,kurse greku me lek e gjermaneve tallte bythen neper buzuqe,,mire jua beri ju gjermane se e meritonit bashke me gjithe evropen,,lutuni si legena tani grekut qe te formoje qeveri se mbase merrni ndonje leke,,doli haku i shqiptareve,,te gjithe evropjanet e hengren deri ne qafe dinakerine greke,,hiqeni grekun nga eura dhe shkoni te gjithe ne hale,,kurva

  24. Fatmir says:

    C’na duhet mer jahu Evropa e Amerika,na kena baben,dum baben,dum Edi Ramen!!

  25. Nabukodonosor says:

    U bene budallenj edhe gjermanet ne Shqiperi,tre muaj duhet ta kene ketu limitin e qendrimit.

  26. Aferim moj na shpetove
    Gjermane, gjermane!…
    LBGT moj ku me je, si me je
    Nuk je ti vetem amane dermane,
    LBGT -ra xhixhile, moj xhixhile!,
    A na boni ca Parade parade,
    te na hiqni keto Halle o hale,
    A s’na varni nje medalje, moj, medalje !
    Te Re te re, moj amane, dermane!
    Po Arvizun ku ma le moj ne LBGT-e!
    Dil e hiqni nje Vall-e, moj nje Valle,
    Me daulle fringo te RE, moj fringo te re,
    Ta shtyjme ene ket vap-e, moj ket xheg-e!

    Te keqene, moj te keqene
    Lum si ne moj Lum si ne,
    Na rruafshi sa mallet-e, o moj, sa malet e!
    Na shpetut nga Zgjedhjet -e, nga hallet-e!
    Ejvalla o moj xhane, moj shpirte!
    C’na ndritet e, na shpetut-eeeeee e…
    Eh, Borxh e, eh borxh e!!!…
    E!

  27. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Nderkombetareve nuk ju interreson opozita e populli, por ju interreson pushteti i Berishes duke e mbrojtur ate. Nerkombetareve nuk ju interreson zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje per shqiptaret, por ju interreson qe te injorojne opoziten duke uruar nje president sakat qe do ti sherbej regjimit berishian. Nderkombetaret po veprojne njelloj sic veprojne me Srine duke ushqyer regjimin berishian. Rama nuk ka pse te shpresoje nga keto nderkombetar sepse kane vendosur te injorojne 21 janarin dhe popullin shqiptar per hir te Berishes, lum ky popull qe shpreson tek nderkombetaret, lum kjo opozite qe shpreson tek nderkombetaret e shitur.

  28. po flet si ambasador qoftja i osbe-se. kush do ishte zgjedhje e mire per shqiperine, zgjedha e nje ministri te paafte apo nje zgjedhje kosnsuale. ju pskeni qene per nje zgjedje allaberisha e jo per nje zgjedhje kosesuale perderisa zgjedhjen e nishanit e quani nje zgjedhje te mire, ndersa zgjedhja me konsenus nuk do te ishte e mire sipas jush. hajde anbasador, hajde. rrofshin qoftet qe u servire berisha. bile edhe bashen e keni pranuar krytar bashkie, edhe hajdutin meta e pranoni neser minister e do thoni nje zgjedhje e mire. a mos do te thoni se per shqipetaret i mire eshte berisha qe vret, vjedh, mbron kriminelet, manipulon zgjedhjet, pasuron femijet e vet e varferon popullin, shqelmoen mendimet e europe e amerikes per te ardhmen e shqiperise e te popullit shqipetare. a i sherben kjo zgjedhje popullit shqipetar, po zgjedhja kosensuale a do te ishte e mire, a kishte te drejte opozit qe kembengulu per zgjedhje kosensuale apo e kishte. kush e futi ne rruge te gabuar procesin. roli i megahajdutit meta ne kete proces. sipas jush berisha bberi mire si vrau me 21 janar. beri mire qe mbrojti vrasesit, beri mire qe grabiti zgjedhjet ne tirane, beri mire qe zgjodhi nje minister zv president. shkurt ju pranoni berishen president e nishanin zv presiodent. mos e thent zoti qe edhe amerika te mendoje si ju, se kufoma nishan-minister eshte nje zgjedhje e mire.

  29. Drini says:

    Gjithe bota perndimore eshte ne hall. Sistemi(kapitalist) nuk po funksionon me. Parate jane grumbulluar ne pak duar, dmth shperndarje e pabarabarte e te mirave materiale. Bota i druhet ndonje pranvere Evropiane, i trembet shume te majtes (shikoni si i hyne te drithurat me Cipras ne greqi)prandaj mbeshtet sali kriminelin, jo se ka gje personale me Edi Ramen, por te majten shqiptare se mbeshtet. Shyqyr qe fitoi E majta ne france qe te frenoje kete revansh te te djathtes.
    Te shpresojme per ndryshim.

  30. albania says:

    Sipas kesaj plake: “Reforma e kodit zgjedhor, reforma parlamentare, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në tërësi, pra, krijimi i shtetit ligjor, këto janë detyrat që duhet të përmbushen në rrugën e përafrimit me BE.”

    Hic po Habili! Pra, ketu tek ne paska korrupsion dhe krim te organizuar, por nuk ka shtet ligjor (… pra, thote ajo, krijimi ishtetit ligjor!).

    Po cfare bejne keta ambassore, qe nga 1992 e ketej, perse nuk e vendosin shtetin ligjor, kush dhe cfare i ndalon? Ah, po! Sali Berisha!

  31. Pena says:

    Po ju,moj zonje e nderuar,cfar halli kini qe u shqetesojne zgjedhjet e parakoheshme ne Shqiperi ? Ne vendin tuaj,ne keto kushte ,zgjedhjet e parakoheshme do te ishin jo vetem nje veprim rutine e normal,por i domosdoshem.Pse na “shisni” standarte te tjera,kur ne aspirojme te futemi ne familjen e madhe evropiane?Mua,me vjen ere e keqe nga keto qe thoni ju.Me duket sikur ne po vuajme me shume nga “keshillat dashamirese” te perfaqsive te huaja,se sa nga atavizmi mesjetar i Bajraktarit S.Berisha.

  32. Kalorsi i zi says:

    Zgjedhjet e parakoheshme ishin ne plan. Nqse PS do kishte kandiduar Nanon do kishte humbur shume elektore dhe Berisha i zbardhur nga marveshja midis PS dhe LSI qe kishte per qellim Edi Rama ”te harronte 21-janarin”. Berisha atehere pranonte te leshonte karrigen e tij per Topin duke jetuar i qete dhe i nderuar ne Shqiperi. Ky ishte lobingu qe beri ne USA, per te shpetuar lekuren. Por qendrimi i drejte i Edi Rames, i cili nuk e prononcoi emrin e Nanos por perdori Berishen te prononconte i pari emrin e Nanos, ky i fundit nuk pranoi sepse ishte ne dijeni te planit. Aktualisht PS ka fituar krahun e popullit dhe kjo perben rrezik per zgjedhjet e parakoheshme. Pyetja eshte, perse Edi Rama nuk ndihmohet nga diplomacia e huaj ? Problemi eshte gjeopolitik i cili ka per elemente faktorin etniko-kulturor i cili eshte ne kunderpeshe me Serbine. Te mos harrojme ne te dy luftat, austro-hungaria dhe gjermania i kane bere lufte Jugosllavise edhe ne vitet 90 e shperben duke e coptuar. Pra aksi Gjermani-Turqi i manaxhuar nga USA jane udherrefyesit e politikes shqiptare. Gjermania deshironte Zhozi Topallin per presidente ( Katolik-Myslyman) Berisha nen presion vendosi Nishanin si marjonet e Topallit, deri ketu koneksioni Turqi-Gjermani gjen kompromis. Por politikat ne BE po ndryshojne dhe Gjermania po izolohet nga politika e Frances qe ka si aleat ne rajon serbin. Presim,,,,
    Une mendoj qe do kete nje revolte popullore ne shqiperi shume shpejt.

  33. ZQK says:

    Uuuu, e keqja me e madhe u shmang! S’ka zgjedhje te parakohshme (me mire te mos kete fare). Kane mbet ca gjona pa u zgjidh mir sic jane shteti ligjor a vogelsira te tjera si keto. C’i q! t’emen atyre. Objektivi kryesor u arrit: MustaqeJarPresidentin e gjetem sipas Kushtetutes. Tani ju zonja ambasadore shkoni n’shpi, s’keni ca me bo mo. Nonji gjo t’vogel qi ka met i zgjidh ai, bashkekombasi yt, me nji krikell birre e ca qofte zgare.

  34. populli i persekutuar shqiptar says:

    ik moj naziste qe po i pini gjakun europes dhe shqiperise bashke.

  35. bama says:

    Ju kam thene qe Shqiperia eshte e pushtuar ? Dhe se Saliçi eshte thjesht nje Xhafer Deve me SS-et e tij ne sherbim te serbit dhe klaneve antishqiptare ?

    Cfare i duhet kesaj majmunes gjermane me zgjedhjet ne Shqiperi dhe me vendimet e popullit shqiptar ? Cfare kujton kjo majmune se ne jemi sklleverit e saj ?

    O Shqypni , e mjera Shqypni
    Kuash t’ka qit me krye n’hi ?

    Ti ke pas ken nji zonje e rande
    Burrat e dheut te thirshin Nane ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje