Kryetari i Partisë Socialiste për degën e Tiranës, deputeti Sajmir Tahiri, i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ku i shpjegon se si ka ecur gjyqi ndaj tij pas një padie të ngritur nga fëmijët e kryeministrit Sali Berisha. Pasi shpjegon se si gjykata ka refuzuar provat, Tahiri e fton ambasadorin që të marrë pjesë në seancën e fundit të këtij gjyqi. “Në gjykimin tim, gjyqe të tilla, kundër meje apo kolegëve të mi, nuk janë asgjë më tepër sesa një instrument tjetër që synon të na ndalojë të ngremë zërin për korrupsionin, skandalet dhe aferat e atyre që kanë sot pushtetin në Shqipëri, shkruan Tahiri.
Më poshtë letra e plotë
Shkëlqesisë së tij, Aleksandër Arvizu
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
I nderuar Ambasador,
Në rolin tim si anëtar i Parlamentit Shqiptar dhe Kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, unë kam qenë gjithnjë një kritik i ashpër i sistemit shqiptar të drejtësisë dhe degradimit të sundimit të ligjit në vend si pasojë e presioneve financiare dhe politike të ushtruara nga një rreth i ngushtë njerëzish të cilët kontrollojnë pushtetin ekonomik dhe politik në Shqipëri.
Dëshiroj po ashtu të theksoj se unë kam shpenzuar shumë energji për t’i sjellë këto shqetësime në vëmendjen e publikut me synimin për të kontribuar drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve të Shqipërisë tek aftësia e sistemit të drejtësisë për të dhënë drejtësi.
Disa muaj më parë unë shpreha publikisht shqetësimin tim në lidhje me nivelin e korrupsionit në vendin tonë dhe pandëshkueshmërinë që gëzojnë ata që janë në pushtet; një e drejtë por mbi të gjitha një detyrim për mua në funksionin tim si një politikan i opozitës. Unë u shpreha se djali dhe vajza e kryeministrit Sali Berisha, respektivisht Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi janë përfshirë në afera korruptive; një pohim që e mbështesja në informacione, evidencë dhe të dhëna të siguruara përmes burimeve të mia, por të mbështetura po ashtu nga akuzat e publikuara në media në lidhje me disa skandale korrupsioni. Unë u padita nga fëmijët e kryeministrit, të cilët më akuzuan për shpifje dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej 8 milion lekësh, apo rreth 60 mijë eurosh, për dëmin që i është bërë imazhit të tyre publik.
Si një opozitar dhe një politikan që beson dhe ka kontribuar në mënyrë aktive për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, jam sidoqoftë i vetëdijshëm sesa janë fuqizuar vitet e fundit simptomat e sëmundjes nga e cila vuan sistemi i drejtësisë. Ka në fakt prova më se të mjaftueshme se segmente të caktuara të këtij sistemi udhëhiqen në aktivitetin e tyre jo dhe aq nga shqetësimi për respektin ndaj ligjit dhe kushtetutës sesa nga konsiderata të natyrës politike apo materiale. Megjithatë e mirëprita këtë gjykim duke e parë atë si një mundësi për të parashtruar çështjen time, për të paraqitur provat dhe për të larguar çdo lloj dyshimi në lidhje me vërtetësinë e deklaratës sime për fëmijët e kryeministrit.
Por më duhet të pranoj se kurrë nuk kisha besuar se ky gjyq do të kthehej në këtë farsë ku është kthyer sot, duke shkelur hapur të drejtat e mia themelore si një qytetar i Shqipërisë, Ligjin e Procedurës Civile dhe precedentët që ekzistojnë në jurisprudencën shqiptare.
Më është mohuar në mënyrë të përsëritur e drejta për të thërritur dëshmitarë me justifikimin se Gjykata nuk arrin dot t’ i gjejë ata, edhe pse dëshmitarët në fjalë janë figura të njohura publike, madje disa ministra në qeverinë e Sali Berishës. I ofrova madje gjykatës edhe adresat e sakta të këtyre dëshmitarëve, por më kot.
Më është mohuar e drejta për të paraqitur prova duke qenë se gjykata ka refuzuar të urdhërojë institucionet shtetërore përkatëse të më lëshojnë dokumentacionin që provon deklaratën time. Në një situatë që është kthyer tanimë në një lojë juridike “e ka kush e ka”, gjykata refuzon të lëshojë urdhrin për marrjen e dokumenteve, institucionet nga ana e tyre refuzojnë të lëshojnë dokumentet pa një urdhër gjykate, ndërkohë që dokumentet që unë zotëroj janë quajtur të papranueshme sepse nuk janë marrë në përputhje me procedurën, pra me urdhër gjykate.
Dhe së fundi, në një tjetër shkelje të hapur të Ligjit për Procedurën Civile, gjykatësi i çështjes refuzoi kërkesën time për një shtyrje të seancës edhe pse pamundësia ime për të marrë pjesë në seancë ishte qartazi e justifikuar duke qenë se duhet të isha në Parlament gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në vijim të një serie vendimesh të njëanshme, gjykatësi vendosi të mbyllte hetimin gjyqësor në mungesë time.
I nderuar Ambasador,
Si përfaqësues i një vendi që ka investuar kaq shumë energji dhe fonde për zhvillimin e sistemit shqiptar të drejtësisë dhe vendosjen e sundimit të ligjit në vendin tim, jam i sigurt që Ju e keni ndjekur me shqetësim, në mos me dëshpërim, mënyrën në të cilën sistemi shqiptar i drejtësisë ka dështuar në mënyrë të përsëritur të japë drejtësi, duke dhënë kësisoj një kontribut të madh në instalimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vendin tim.
Në gjykimin tim, gjyqe të tilla, kundër meje apo kolegëve të mi, nuk janë asgjë më tepër sesa një instrument tjetër që synon të na ndalojë të ngremë zërin për korrupsionin, skandalet dhe aferat e atyre që kanë sot pushtetin në Shqipëri.
Unë besoj në këtë gjyq, procesi është shumë më i rëndësishme sesa dënimi apo pafajësia ime personale. Për këtë arsye Ju ftoj të merrni pjesë në seancën mbyllëse të këtij gjyqi, që të bëheni edhe Ju dëshmitar i njërit prej atyre që quhen gjyqe të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
E mirëpres praninë Tuaj dhe mbetem i hapur për çdo kërkesë të mëtejshme për informacion që mund të keni në lidhje me këtë rast,
Sinqerisht i juaji,
Saimir Tahiri
Zoteri, je kreu i Opozites per Tiranen. Ti duhet t`i besh thirrje Popullit te Tiranes te te mbeshtese perballe krimit politik qeveritar. Keshtu, do te terhiqei cdo gjykates i korruptuar. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-pushtet-qe-po-na-e-rrjep-lekuren.html
“dokumentet që unë zotëroj janë quajtur të papranueshme sepse nuk janë marrë në përputhje me procedurën, pra me urdhër gjykate”
pra pak a shume si video e koke-lopes, jo po denonco dhe lufto korrupsionin po deshe…
Kêshtu tê gjen kur ben akuza pa fakte o Sajmirooo
O zoti Tahiri, po perse nuk fton baba Mondin?! Ai eshte i gjindshem e te mbaron pune:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html
nuk terhiqet as tom, as sashenke, e as kompania e berishes,,,,,
edhe sikur arvizu te pranoje te shkoje ne ate gjyq, do te mungoje avokati, dhe gjyqi sdo te zhvillohet,eshte loje e thjeshte fare.
bota ka vite qe mafjen po e lufton dhe spo e zhduk dot,ndersa tek ne mafjen e ushqejme se e kemi ne krye te shtetit.
Per sa kohe opozita do rrije ne parlament, Saliu do mbreteroje i qete. Rama deklaroi se do futej ne parlament per te bere opozite te forte sic thoshte dhe Blushi. E kunderta ndodhi. Sic e kishin paralajmeruar shume opozitare te thjeshte, kursi i ri i Rames ishte vetevrasje, dhe Saliu shtoi pushtetin e tij. Vazhdoni me letra e me twitter se si Papandreu do perfundoni. Po s’dolet nga parlamenti as gjysmen e votave s’do merrni ne zgjedhjet e ardhshme. Nuk ju degjon njeri kur denonconi Saliun, se ju po beni reforma me Saliun. Rama nuk i degjon opozitaret qe i kerkojne te mos bashkepunoje me Saliun as tani qe eshte ne opozite. Merreni me mend sesa do i degjoje njerzit neser nqs vjen ne pushtet. Rama Nano Meta dolen tre lepiresit me te medhenj te Saliut dhe kane tradhtuar popullin opozitar.
? ? ? ? ?
“Se vitet ikin tutje,
shkojne nje nga nje
Sala u plak ne pushtet
Liria nuk vjen me!”
? ? ? ? ?
Bujar Nishanit ja hapet rrugen per te degraduar sistemin e drejtesise, duke eliminuar nga gara cdo mundesi per nje president mbi palet. Me kete mentalitet tuajin, ju gjynah dhe per ato 65 karrige qe po i ngrohni kot. Opozita eshte pergjegjesi e madhe, dhe nuk shitet per nje darke me Ilir bllokun.
dhe ARVIZU DO PERVESHI menget,mos harro te maresh edhe ate TE OSB.
Tmerr,sa te drejta dhe privilegje i jepni te huajve.Pse nuk i thirrni tua pallosin edhe grate,kjo ju ka ngelur vetem
Po kujt i drejtohesh or Sajmir ? Atij qe i thote “burre shteti” atij qe vret njerez te pafajshem e nuk pyet per asgje te drejte e te ndershme ne Shqiperi? Akoma kini shprese tek Arvizu qe te ndikoi pozitivisht? Mund te kesh nje shprese ne gjykaten e Strasburgut dhe askund teter.Drejtesiae te shtyperve eshte vendosur me revolucion e jo me ligje,se ligjet gjithmone i sherbejne mbreterve.Dihet qe “gjykata” do te denoje ty,vjen apo nuk vjen Arvizy.
opozite pese lekeshe.
Me vjen shum keq qe vendi yne dhe drejtesi nuk eshte ne gjendje te jete ne nivelin e duhur vecese korupsion corupsion . a te shkretet shqipetare qe jane te sinqerte e te drejte ,kush eshte i mire eshte engjell kush eshte i djallezuar eshte vet djalli ..djalli eshte ritur e ngritur ne kembe dhe fillon te fluturoje me kativerien qe sundon mendjen dhe parane e njerzeve te djallezuar ,,po vjen nje dit qe te gjitha cfar ke ber paguhen te gjitha ketu ne kete bote ,, sa njeres te mjere e fat keq qe nuk kane buke te hane e sa njeres vjedhin ne dit behen te pasur ,sepse pushteti e qeveria i lejon ajduterit te vjedhin te mashtrojne e te bejne keq .. ja demokracia ne shqiperi si eshte shume e zhvilluar ne vjedhje e vrasje e ne shkatrim te njerzimit ne vendin tone , me mir ishte Enveri se te gjith punonim dhe nuk rinim pa buk kish qetesi dhe rregull ,,po tani cfae eshte ne Shqiperi nje kaos i madh dhe nje remuje e madhe qe i shkreti njeri nuk kupton ic fare , eshte vetem nje zgenjim dhe nje eresire e madhe pa pune pa buke pa shtepi pa sanje gje cfare jete eshte kjo ,e cfare jete bejne te pasurit si i bene parat ,me te vjedhur e genjyer njerzit duke i rjepur ,, se paraja me djerse nuk behet kaq shpejt po kush i ben parat ,kaq fet e fet njerzit me dy fytyra e me thik brapa kurizit . te buzeqeshin e te ftojne ne ligesite e tyre po nuk qendrove ne kushtet e tyre je jasht bote ne burk o ne varet nuk mund te them si u katandis vendi yne si u bene gjith keto ndryshime ne mendjen e ne jeten e perdicme te gjith popullit ,, mendoni ndryshe e jane penduar ku kemi aritur ne kete gjendje te mjere nuk njohim me veten tone kush jemi , kapitalizem kapitalizem
Z. Saimir Tahiri!
Ju keni bere mire qe i keni bere nje thirrje publike Z. Arviziu per te marre pjese ne seancen e fundit gjyqesore. Por me kot mundoheni. Se parti ai nuk do te vije dhe se dyti, kjo eshte me e rendesishmja, ai i di te gjitha veprat korruptive te Sali Berishes, Argita Bertishes dhe Shkelzen Berishes, madje aik ne disa prej tyre esghte edhe ortak.m Eshte ortak ne vjedhje dhe ortak ne vrasje. A mund te besoje shqiptari se me 21 Janar, 2011 Berisha te guxonte te vriste protestuesit pa miratimin e ketij te fundit? A mund te vidhte dhe te manipulonte zgjedhjet e kryetarit te bashkise se Tiranes? A mund te zgjidhte presidentin ne ate menyre qe u zgjodh pa miratimin e meparshem te Z. Arviziu? JO!
Parat e deklaruara nga dy femijet jan shume e madhe , te pyeten nga gjykata – thesht ku i gjetet per kaq kohe ?? Aq sa kan deklaruar vete ata , ti ,ore Saimir nuk i gjen dot – mbaj emerin SAIMIR …..
Kure degjoj lajme te tilla apo per nxjerjen jashte rruge te nje autobuzi me aktivista kuq e zi nga nje makine me targa shteterorore apo dhe te tjera dhe te tjera lajme qe ne pergjithesi i japin vetem nje pjese e medias dhe nje pjese tjeter jo…, me ze frika dhe mendoje qe megjithe mend keto lajme pasqyrojne realitetin e nje gjendjeje degradimi politik dhe drejtesore ne shqiperi apo gazetaret e kesaj pjese nuk kane eksperiencen e duhur per te shfrutezuar ligjet dhe normat apo dhe rregullat e nje shteti per tiu pershtatur sa me shume nje shtypi sa me te lire demokratik dhe te pavarur (gje qe eshte shume e veshtire ) pa cenuar dhe integritetin moral te kujdo .Nuk jame ne brendesi te rastit por mendoj qe te thuash qe femijet e Sali Berishes akuzohen per korrupsin dhe te thuash qe femijet e Sali Berishes jane te korruptuar jane du gjera komplet te ndryshme qe nje gazetar duhet ta di shume mire dhe mer persiper dhe pasojat se keto raste ndodhin cdo dite ne gjithe boten dhe jo me ne shqiperi qe deri die mbizoteronte kaosi dhe anarkia .
Z.Tahiri po qe se ke fakte coji ne prokurori se ti pranojne .
Gjykata te ka thirre se te kane padite per shpifje.Ti me teorine shpif se dicka mbetet do e hash.Kjo letra qe i dergove Arvizuse eshte si pamfletet e xhaxhi Enverit por ke harrue se xhaxhi yt ka vajte per lesh.
Paske gjetur kishe ku te falesh
O çun ,gomarin e nxjerr nga balta i zoti,e ke dëgjuar ti këtë apo jo?
Pse nuk ngrini popullin ju po vini vërdall qeverisë dhe ilir rrotës që po u rrotullon si i do qejfi dhe tall menderen me ju .Bla,bla bla ,dhe qarje nuk merret pushteti me lutje ndaj ambasadorit koreano-iraniano-japonezo-kolloqitho me rigon.Ku keni parë juve ,në cilin vend të botës ambasadorët bëjnë ligjin.Ambasadat janë përfaqësues të interesave politike të vendit të tyre.
Sigurisht që i dini këto ,por shikoni se ku jeni kartandisur si ata kalamajt humbameno që kur i rrahin shokët shkojnë dhe qajnë tek mamaja .Mblidhni veten dhe delni në krye të popullit se populli do udhëheqës e jo fjalë.
tung
Mire e ke shkruar Lutjen,por edhe duhej te qaje pak se zoti Ambasador nuk pranon gjithfare Lutjesh;ai pranon vetem Lutje te shtetareve shqiptare nga zvarranik e siper si te thuash ministra,kryeministra e kryshkerdhata gjithfarellojesh qe i luten ambasadoreve te huaj te vene ne vije punet e vendit per te cilin jane zgjedhur te drejtojne.
E verteta dihet! Nuk e di pse ky djal i shkruan Arviziut?????!!!!! Ky ambasador as qe e rruan per Shqiptaret, edhe sikur te ngordhim si qeni ne! Po pse ore Saimir keshtu luftohet korrupssioni, duke i shkruajtur Arviziut? Ndergjegjeso popullin shqiptar, e jo Arviziun, e di pse? Sepse duket sikur si e majta dhe e djathta jeni UNA FACA UNA RACA!
Ne nje kazan zieni.
Zoti TAHIRI KAM RESPEKT per ju.Ambasadori eshte me Berishen nuk te kujtohet Gerdeci 21 Janari Faleminderit.
Ambasadori Palaco, sigurisht nuk do pranoje qe te shkoje ne gjyq. ‘
Ai eshte nje maskara me shume, qe i lepin kembet fmailjes Berisha. Fuck him
TURPI I RRADHES I NJE PREJ POLITIKANEVE SHQIPTARE!
FORCEN PER TE PERBALLUAR TE KEQEN QE NA KA PUSHTUAR DUHET TA GJESH TEK POPULLI YT, NE RAST SE S’KE BESIM TEK POPULLI ATEHERE HAP KRAHUN: MOS U MERR ME POLITIKE!
Qe ti dergoje leter ambasadorit te SHBA eshte e drejta e tije por ta beje publike eshte per shou dhe si ben pershtypje kujt.
Ky eshte depudet dhe nese ka te drejte le te vazhdoje shkallet e gjykimit deri ne gjykaten europijane te drejtave te njeriut.
Ambasadori nuk eshte budalla si Saimiri te nderhyje ne gjygjsor as te vendit te vet por Saimiri te hap padi per korrupsion per femijet e Berishes ne prokurori ne ka fakte.Depudeti koleg i tije Arben Ahmetaj ka mbi 10 milion euro te shpjegoje si i ka shumfishue ky te ardhurat ky kolegu i tije.
ZOTERI SAIMIR. NGFA LARG DUKESH NJE DJALE I MIRE QE BESON SE MUND TE BESH EDHE GJERA TE MIRA. SIDOQOFTE, LETRA JUAJ DREJTUAR AMBASADORIT AMERIKAN NUK JU NDERON SHUME. SE PARI, EKSPERIENCA E KETYRE VITEVE TE FUNDIT DUHEJ T’JU KISHTE MESUAR SE, PO T’I KERKONIT AMBASADORIT TE JU MBRONTE NGA ATA QE NUK JANE DAKORD ME PERDORIMIN E PRAPANICES SI ORGAN SEKSUAL ( SI KLODI I BB3, AI , MADJE EDHE AMBASADORI I BE SE BASHKU ME TE, DO TE KISHIN VRAPUAR NEPER SHQIPERI T’JU MBUSHNIN MENDJEN “ANAKRONIKEVE” SE KJO ISHTE E DREJTA JUAJ E PAMOHUESHME. POR, TE KERKOSH NDIHME NGA KY AMBASADOR PSE PO TE DENOJNE GJYKATAT E KOMANDUARA NGA SALI BERISHA SEPSE TI I KE AKUZUAR BERISHES FEMIJET PER KORRUPSION,KJO ME DUKET NJE GJE PA MEND. TI E DI SHUME MIRE SE EPRORET E KETIJ AMBASADORI KA TRE VJET QE JANE INFORMUAR NGA AMBASADA E TYRE SE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE ( KY PRA, SALI BERISHA, DORA VETE) ESHTE KREU I MANIPULIMIT TE ZGJEDHJEVE NE SHQIPERI DHE SE DEPARTAMENTI I SHTETIT E POHOI VETE SE SHQIPTAREVE IU ESHTE HEQUR MUNDESIA TE NDERROJNE LIRISHT QEVERINE E TYRE. E, MEGJITHATE, TI DUHET TE KESH VENE RE SE SA I DASHUR ESHTE KY AMBASADOR ME ATE QE IU KA HEQUR SHQIPTAREVE MUNDESINE E ZGJEDHJEVE TE LIRA. TI E DI SE PO KY AMBASADOR E KA QUAJTUR KRYEMANIPULUESIN E ZGJEDHJEVE TE SHQIPERISE ” BURRE SHTETI”. TI E DI GJITHASHTU SE PO KY AMBASADOR BERI CMOS QE NE KRYE TE BASHKISE SE TIRANES TE ZGJIDHEJ AI QE ESHTE SOT DHE TE CILIT I SHKOI EDHE NE SHTEPI SI MIK PERSONAL, MEGJITHESE E MORI POSTIN ME FORCEN E PUSHTETIT. ZOTI SAIMIR. TI JE DJALE I RI, POR, SI TE KALOJNE EDHE DISA VITRE, DO TE MESOSH SE EKZISTON NJE HENDEK I MADH MIDIS PROPAGANDIMIT TE PARIMEVE DEMOKRATIKE DHE PERKRAHJES SE KLIKAVE POLITIKE NEPER BOTE. DHE, A E DIN PSE SAIMIR? SEPSE ESHTE PARAJA DHE FITIMI AI QE DREJTON BOTEN, SE BASHKU ME VENDIN E AMBASADORIT, DHE JO PARIMET DHE MORALI. DO TA KUJTOSH KETE QE PO TE THEM SI TE KALOJNE EDHE PAK KOHE DHE TE KTHJELLOHESH TI DHE AJO PJESE E SHQIPTAREVE QE NUK DESHIRON TE VDESE TRUSHPERLARE.
Kjo leter tregon sa pa vlere,dhe sa e paafte eshte opozita.Kjo tregon se nuk ka besim tek populli nga ka dale por tek te huajt.Drejtesia nuk vihet me bajonetat e te huajve por duke udhehequr popllin per te drejta e liri.Dilni ne rruge dhe tregoini vendin shpellarit ndryshe largohuni se te huajt vetem tallen me ne.Pa aftesia per te nxier te vertetenna ka katandisur ne kete gjendje.Cohu shqiptar prej gjumit zgjohu,dhe mos shikoni te huajt c’far thone qe te rrini urte se do rregullohente gjitha kur te shkojme ne europ.Lereni meshiren kristiane qe kur te qellon ne nje faqe kthei dhe faqen tjeter.Popull nga te huajt mos pritasgje.
Shko qahu europes dhe amerikes se ma keq keni per te gjetur;guri i rende ne vend te tije.
I dashur Saimir Tahiri,
Nese ke dokumenta nxirri dhe beji publike pasi te konsultohesh me eksperte miq per “fortesine e tyre” por edhe per aspektin ligjor.
Ke rene nen ingranazhet e Mafias.
Ata qe bertasin drejtoju popullit tend, tregojne se dine te shesin pordhe kali,bile gomari.
Ne Shqiperi, populli tulatet ne “zhgarravitjen” e vet edhe sikur S.B. me thike ne dore, ta therre ne qafe kete deputet,mu tek shkallet e Bashkise.
Harrojeni kete lloj ndihme.
Cfare ndihmon eshte ndergjegjesimi per fortesine e votes kur e hedhim ne kuti.
Kjo do shume kohe,dhe ky deputet sot djale i ri, do te kete dale ne pension nese nuk i ndodh gje(larg o Zot) andej nga Qafa e Kerrabes,qe potencialisht mund te “zhvendoset” ne cdo qoshe te Tiranes.
Saimir aq sa simpatik je (ne cdo drejtim) qofsh edhe jetegjate.
Me dhimbsesh mor cun. S.B.dhe Ambasadori yt tani jane duke ndare parat diku…