Topi takon homologun izraelit, Shimon Perez

19 Qershor 2012, 17:07Politika TEMA
Topi takon homologun izraelit, Shimon Perez

Në kuadër të vizitës së tij në Izrael me ftesë të Presidentit izraelit Shimon Perez, Presidenti Bamir Topi është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij izraelit. Të dy bashkëbiseduesit kanë vënë në qendër të diskutimeve të tyre marrëdhëniet historike mes dy vendeve.

Ndërkaq Topi dhe Perez theks të vçcantë kanë vënë dhe në domosdoshmërinë e rritjes së investimeve, ku Presidenti izraelit premtoi se do të inkurajojë dhe nxisë investitorët izraelitë që të rrisin investimet në Shqipëri.

Presidenti Bamir Topi do të marrë pjesë në konferencën presidenciale “Përballja me të nesërmen”, që do të zhvillohet në Jeruzalem, së cilës do t`i drejtohet edhe me një fjalim të veçantë kushtuar temës: “Ekonomia botërore – a do të përkeqësohet para se të përmirësohet?”

Konferenca e katërt Presidenciale në Shtetin e Izraelit do të mbledhë personalitete të shquara botërore në politikë, ekonomi, industri, shkencë dhe teknologji, arte dhe kulturë, intelektualë dhe udhëheqës fetarë si dhe përfaqësues të brezit të ri të udhëheqësve në fushat e tyre respektive nga anembanë bota.

Presidenti Topi pritet të zhvillojë takime me personalitete të ndryshme botërore të politikës, ekonomisë, sociologjisë, etj.

3 komente në “Topi takon homologun izraelit, Shimon Perez”

  1. Belisarius says:

    Keshtu iu pafsha. Shqiptaret duhet te marrin shembull ne shume gjera nga cifutet. Bravo. Respekte per fituesit dhe punetoret, neveri per deshtaket dhe mashtruesit.

  2. madrid says:

    po per ju gazetaret s’paska fare lajme te tjera ne shqiperi por vetem politike!?i tha,me tha,do ti them,i thoni……po si ka fajet vetem politika ne kete vend se dhe ju s’jeni mbrapa jo,populli ha ato qe ju i servirni.dhe ju jeni pjella e politikes dhe servile te saj dhe mire u bejne qe u rahin rrugeve.mbani qendreim kunder politikaneve e mos i beni qefin njerit dhe shani tjetrin,ju jeni strumbullari i se keqes ne shqiperi.mos edi eshte me i mire se saliu apo iliri,apo ruci nga patozi e prifti,apo nishani nga bamiri apo mejdani.ben socialiatet ne kohen e tyre ca u deshi qefi e vodhen sa deshen,herdhen pastaj tropojanet e zvendesuan lebrit,e teni vjedhin demokratet.ikem nga shiu e ram ne bresher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje