Të çmendur pas pikturave të këtij 9- vjeçari (FOTO)

12 Korrik 2012, 20:16Lifestyle TEMA
Të çmendur pas pikturave të këtij 9- vjeçari (FOTO)

Një gjeni i vogël i artit mund të bëhet shumë shpejt milioner pasi koleksioni i tij prej 24 pikturash u shit për 250 mijë sterlina.

Britaniku Kieron Williamson është quajtur edhe Mini Monet. Pikturat e tij u shitën për 15 minuta dhe blerësit ishin nga mbarë bota.

Vjet në nëntor ai fitoi plot 106 mijë sterlina kur shiti disa piktura në vetëm 10 minuta.

Në korrik të vitit 2010 ai fitoi 150 mijë sterlina me 33 piktura. Blerësit kishin fluturuar nga Amerika e Afrika e Jugut për të blerë veprat e tij. Madje disa njerëz ngritën tendë jashtë galerisë për të mos humbur momentin kur hapej ankandi.

Që në vitin 2009 ai nxori në shitje 19 pikturat e tij dhe fitoi 14 mijë sterlina.

Rekordin e mban deri më tani një pikturë e shitur për 42.500 sterlina.

Ta mendosh që javën tjetër do hapë një tjetër ekspozitë dhe do shesë dhjetë piktura.

Deri më tani ka fituar mbi 1 milion sterlina, duke i lejuar familjes së tij të blejë një shtëpi luksoze.

5 komente në “Të çmendur pas pikturave të këtij 9- vjeçari (FOTO)”

  1. bato says:

    hahahahaha xeni edhe sinani hahahaha ,une do thoja na ka ra loto me loz qe 10 vjec shkojne vejne lloto sport!

  2. Ligor Luarasi says:

    CA TE NENES CA TE NJERKES.
    Ky femije eshte nje nga rastet kur prirjet o talenti i tyre eshte i skalitur me kohe prej geneve prinderore ne ADN-ne e tij. Vjen casti dhe ky talent shperthen si me pikturat ne rastin e arteve figurative realizuar prej Kieron Uilliamsit.
    Komnuzmi allashqiptar nuk respektoi talentet e femijeve te popullit por i diferencoi ata sipas ideve politike ku ca ishin te nenes ca te njerkes.Ata te nenes ishin femije te prinderve qe i sherbenin diktatures,edhe pa talent ata shkuan neper shkolla.Femijet e njerkes ne kishin talent i conin atje ku talenti i tyre nuk vlente,derisa degradonin ne jete si njeres me shume se te zakonte.

  3. Ylli says:

    Pejsazhe fantastike, plot drite dhe hije, tejdukshmeri kristali dhe ngrohtesi e nje realiteti te gjalle qe te le pa fryme…Kaq i vogel dhe sikur ka studiuar nje mal me vepra te majave te artit…

  4. luis says:

    C’fare talentit i rralle ne kete moshe feminore.Pikturat e tija te pazakonta plot kolorit te marra nga realiteti natyror te bejne te ndjehesh sikur po e jeton vete aty me plot deshire dhe pasion.
    Per mendimin tim pikturat klasike nuk kane vdekje kurre e ndersa abstraksioni ose sic quhet ndryshe pikturat moderne me prejashtim te atyre qe i pikturojne dhe fantazojne askujt nuk i hyjne ne pune.
    Vertet kam qeshur ne nje rast kur nje piktor shqipar qe kishte hapur nje ekspozite ku nder te tjera pashe nje pikture ne telajo qe kishte pamjen e nje dysheku nga ato te ushtrise se kohes se Dulles kishte cmimin me te larte.
    Kur e pyeta piktorin se cfare domethenie kishte ajo pikture,ai me ate shikimin te hedhur diku larg filloj te shpjegonte sikur kishte zbuluar ndonje planet tjeter dhe zbavitej me fantazite e tija por qe per publikun ishte tamam sikur i kishin ikur mendte.Mu kujtua ne cast Koci i filmit Zonja Nga Qyteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje