Ylli i Top Gear, Richard Hammond, nuk zë mend kurrë (FOTO)

12 Korrik 2012, 12:39Lifestyle TEMA
Ylli i Top Gear, Richard Hammond, nuk zë mend kurrë (FOTO)

Gjashtë vjet më parë ai me shumë fat arriti të shpëtojë nga vdekja ndërsa performonte për Top Gear. Shumica e njerëzve që do shpëtonin nga një aksident me 460 kilometra në orë do të ishin shumë, shumë më të kujdesshëm për gjithë jetën e tyre.

Por nuk ndodh kështu me Richard Hammond, i cili u hodh nga një urë dhe i vuri vetes flakën për hir të shfaqjes së tij të re.

Dhe nuk ka dyshim se gruaja e tij e gjorë, Mindy, do jetë tmerruar duke parë se si i shoqi rrezikonte edhe njëherë jetën përpara kamerave.

Ylli i Top Gear po filmonte në Los Angelos pjesë nga shfaqja e tij për BBC America, të quajtur “Richard Hammond’s Crash Course”.

Në vitin 2006, Hammond u dërgua me urgjencë në spital pasi një mjet me fuqi reaktive, me të cilin ai po bënte një provë, përfundoi jashtë pistës pasi iu ça goma ndërsa ecte me shpejtësi 460 kilometra në orë.

Ai qëndroi pesë javë në spital, por aksidenti e la me pasoja. Ai pati humbje të kujtesës, depresion dhe vështirësi me eksperiencat emocionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje