Konsumon 25 litra ujë në ditë dhe mjekët nuk e dinë pse (FOTO)

11 Korrik 2012, 19:06Lifestyle TEMA
Konsumon 25 litra ujë në ditë dhe mjekët nuk e dinë pse

Një nënë e re në Britaninë e Madhe konsumon deri në 25 litra ujë në ditë. Sasha Kennedy, 26 vjeç, është e fiksuar pas ujit, saqë merr shishe të mëdha me ujë kudo që shkon.

Ajo shkon në tualet mbi 40 herë në ditë dhe pretendon se ka lënë edhe punën për shkak të mungesës së ujit cilësor.

Thotë se nuk ka asnjë problem shëndetësor, madje ngrihet çdo natë disa herë për të pirë ujë e për të shkuar në banjo. Maksimumi fle një orë e gjysëm e ngrihet sërish për të pirë ujë.

Që në fëmijëri ajo ka qenë e fiksuar pas ujit.

Mjekët janë të çuditur me këtë rast dhe nuk i japin dot shpjegim. Ata thonë se një femër e rritur duhet të konsumojë 1.6 litra ujë, kurse meshkujt 2 litra. Në të kundërt britanikët konsumojnë vetëm 200 ml në ditë, shumë më pak sa rekomandohet.

Megjithëse këshillohet të pihet shumë ujë, konsumimi i tepërt mund të provokojë hiponatremia, një problem në gjak që mund të sjellë edhe vdekjen. Raste të tilla të vdekjeve nga hiponatremia ka pasur disa në Britani.

4 komente në “Konsumon 25 litra ujë në ditë dhe mjekët nuk e dinë pse (FOTO)”

  1. astrit says:

    Kjo me mire edhe gjumin ta beje ne banjo.

  2. armand says:

    kjo ka nje çrregullim te nje hormoni i cili nuk i òon sinjalin veshkave qe te permbajne ujin keshtu qe e perjashton, mjafton nje tablete ne dite me kete hormon per ta sheruar

    1. Shqiptari says:

      O Doktor MAndi ti qenke me i zgjuar se keta mjeket ne UK, Gjynah qe ke ngelur ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje