Dhjetë shifra interesante për popullsinë në planetin tonë

11 Korrik 2012, 11:28Lifestyle TEMA

Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se shumë shpejt planeti ynë do ketë 9 miliard banorë. Ky numër do arrihet me shumë gjasë në fund të vitit 2050. Këta njerëz do ndajnë së bashku burimet e planetit tonë. Më poshtë gjeni disa shifra pikante për popullsinë në planetin tonë.

 

1. Aktualisht jetojnë më shumë se 7 057 608 000 njerëz në botë. Për krahasim: në vitin 1900 ishin 1,6 miliardë. Në vitin 2100 do ketë rreth 10,1 miliardë.

2. Me 1,346 miliardë njerëz, Kina është vendi më i populluar në botë. Pason India me 1,241 miliardë.

3. 52 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytet, në vitin 2050 do jenë 67 përqind.

4. Sipas OKB, Tokio me 37,2 milionë banorë është qyteti më i madh në botë. Vendin e dytë e mban Nju Delhi në Indi me 22,7 milionë.

5. Shenzen në Kinë është qyteti më rritjen më të shpejtë në botë (me 20,8 përqind në hapësirën kohore 1990 deri 2006), pasuar nga Nakuru në Kenia (13,3).

6. 61 përqind e të gjithë njerëzve jetojnë në Azi, 15 përqind në Afrikë.

7. Deri në fund të këtij shekulli 35 përqind e njerëzve do jetojnë në Afrikë.

8. Më shumë fëmijë lindin gratë në Niger, mesatarisht 7.5, në Uganda 6.6.

9. 925 milion njerëz vuajnë nga uria sipas OKB. 2.5 milion fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja.

10. 170 milion fëmijë vuajnë nga kequshqyerja që pengon rritjen e tyre siç duhet.

5 komente në “Dhjetë shifra interesante për popullsinë në planetin tonë”

  1. Patrioti says:

    Kjo do jet dhe nje nga arsyet per luften e 3 Boterore, reduktimi i popullsise.

  2. Patrioti says:

    Kjjo do jet dhe nje nga arsyet e luftes se tret boterore, eeduktimi i popullsise.

  3. ...? says:

    urdhero Amerike e dashur. Ja ku i ke faktet sesa njerez vdesin nga mungesa e ushqimit. Po ti e ke mendjen vetem per arme e per te vrare. Ku eshte DEMO(N)KRACIA qe propagandoni me te madhe ne media?
    Me vijne ndermend vargjet e Migjenit: O si nuk kam nje grusht te forte e tia fut malit qe sbezan……

    1. Koloneli says:

      Cfaj ka Amerika or. Ne Amerike te ngresh nje femije duhet te mendohesh 200000000 here se kushton ore njeri, kushton sa qimet e kokes, ne Europe gjithashtu, me pak por prap kushton, prandaj dhe popullsia mezi rritet dhe po shkon drejt stagnacionit. Cfaj ka Amerika e perendimi qe ka standarte te larta ku ai tjetri ne Afrike e Azi pjell e shumohet si lepur. Njeriu i bardhe, ky shkaktari i luftrave qe na permendet, edhe pse ka shpikur praktikisht cdo gje qe ka sot bota, eshte a s’eshte ne trendin e gjate 6-7% e popullsise se globit.
      Kjo eshte strategji e njohur dhe e vjeter e hordhive aziatike qe pergatitet per ofensive me mjete biologjike si katastrofa epidemike apo luftra, sic bene dhe ne kohen e Perseve,Mongoleve dhe ekspansionit Osman.

  4. Une says:

    Lexojeni mire artikullin e OKB dhe mos shkruani ca mendoni ju se thote OKB , qyteti me i madhe ne bote sot eshte mexico city me 25 milione banore brenda qytetit kurse Tokyo dhe New Dehli popullesine qe ku thoni e kame me banoret neper rrethina gje qe nuk eshte brenda qetetit sespse rrethina nuk bejne pjese te bashkise per te cilen OKB e quan Qytete. Hiqni dore nga te shkruarit cfare mendoni ju as te kopjoni nuk jeni te afte O Gazetar ne raste se jeni te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje