Naomi Watts risjell imazhet ikonike të Lady D. (FOTO)

10 Korrik 2012, 12:12Lifestyle TEMA
Naomi Watts risjell imazhet ikonike të Lady D. (FOTO)

Së shpejti në kinema do të shfaqet filmi ‘Diana’, që flet për jetën e princeshës që u shua tragjikisht në një aksident. Rolin e Lady D. do e luajë aktorja e njohur Naomi Watts, e cila është fotografuar duke rikrijuar disa nga imazhet ikonike të Lady D.

Naomi Watts është fotografuar duke risjellë një moment shumë të njohur të Lady D., kur ajo ndodhej në jahtin e Mohamed Al Fayed, së bashku me të birin e tij, Dodi-n. Po ashtu në jaht janë rikrijuar edhe momentet intime të saj me playboy-in egjiptian.

Filmi i regjisorit gjerman Oliver Hirschbiegel fokusohet në dy vitet e fundit të jetës së Diana-s, përpara se të shuhej në një aksident në Paris në vitin 1997. Naomi Watts thotë se ka qenë shumë nervoze sepse do i duhej të portretizonte një figurë të madhe.

5 komente në “Naomi Watts risjell imazhet ikonike të Lady D. (FOTO)”

  1. Koloneli says:

    Lady D leshi, ku ka stil kjo. Pastaj c’eshte kjo fjale “ikonike” ??????????????????

    1. illyricum says:

      Ikonike- huazim leshi nga Anglishtja ?

  2. Goni says:

    Po desha ta di se ku e ka pasur figuren e madhe kjo gruaja se se kutoj dot, ndoshta ke p…. se vend tjeter nuk shoh dot. Reklama reth familjes mbreterore nuk eshte madheshti se cfare ai ose ajo i kane dhene njerezimit, por thjeshte jeta e luksit e fituar me lufterat e te pareve te tyre,asgje me shume. Sa herre flitet per familje mbreterore habitem sepse ato familje nuk i kane sjelle asgje zhvillimit te shoqerise njerezore, pervec shpenzimeve pa mose dhe reklames qe i bejne vetes per ndoshta gjoja bamiresi qe ata bejne, pasi i kane shtypur popujt dhe i mkane lene ne varferi.

    1. albaniafirst says:

      tamam, se luan topi. Dajana ka qene nje femer e zakonshme qe fati e futi ne familjen mbreterore britanike.

  3. CarrieBradshaw says:

    Njerez me falni pervecse atyre femrave vulgare,c’quani ikonike ju?
    Lady D. eshte nje ikone,e pranojne apo jo njerezit medioker si ju ?
    Fale zotit,fati e futi ate ne familjen mbreterore britanike sepse pervecse ligesise qe kishte aty,hyri pak miresi.Sa keq qe nuk lexoni,shikoni ndonje dokumentar.Po nejse,pikerisht keto mendimet kaq te uleta jane ato qe bejne diferencen mes atyre qe jeni ju dhe atyre qe quajme IKONA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje