Një agjent që ka shërbyer për shumë kohë për CIA-n, ka folur me rastin e 65 vjetorit të incidentit të Roswell-it, duke zbuluar se agjencia ka një dosje të fshehtë për atë që ka ndodhur aty.
Shumë njerëz të dhënë pas teorive konspirative, mendojnë se në atë vend është përplasur një disk fluturues alien dhe trupave të gjetur në disk iu është bërë autopsia, ndërkohë që teknologjia e sotme moderne është bazuar në zbulimet e bëra në atë mjet fluturues.
Chase Brandon, një agjent që ka shërbyer për 25 vite në agjenci, tha se ky informacion mbahet i fshehur në një zonë në zyrat qendrore të CIA-s.
“Kishte aty një kuti që ma zuri syri. Ishte shkruar mbi të: Roswell. E pashë shpejt e shpejt dhe thashë me vete: Oh Zot, paska ndodhur vërtet”.
“Nuk ishte një balonë moti, ishte ajo që kishin raportuar njerëzit në fillim. Ishte një anije fluturuese që nuk kishte ardhur nga ky planet”.
Kur ndodhi incidenti i Roswell-it, autoritetet ushtarake lëshuan një deklaratë për shtyp ku thuhej: “Zërat e shumtë në lidhje me diskun fluturues u bënë realitet dje kur një oficer i forcës ajrore arriti të vendoste nën kontroll një disk të tillë”.
Por 24 orë më vonë, ata ndryshuan deklaratën dhe thanë se disku fluturues ishte një balonë ajrore, që ishte rrëzuar në një fermë.
Për çudi, media dhe publiku e pranuan këtë shpjegim pa ngritur pikëpyetje.
U hap thesi.
Nuk kan faj,koh krize,justifikohet çdo perpjekje qe sjell perfitime.
Teorite konspirative jan teheqese e verteta eshte monotone.
Greket kan thurur shume teori konspirative,por ehe nuk u vlejn se deri ne Qipro u ecen mashtrimi,dava jevgjitesh qe enderrojn sikur nuk jan jevgjite lilipute,por bjonde gjigande.
Teori konspirative greke qe thone:te paret tane kan qene bjonde,por turqit na ngjyrosen dhe Europa nuk na ndihmoi qe ta ndalte metamorfozen.
Hahahaaaaaaa…………..dale nga dale do ti zbardhim ne mbushesiteharemeve
Kjo dihet, por populli amerikan gjithmone e ka ngrene sapunin per djathe. Pastaj dihet qe agjensite e ndryshme duan te fshehin shume te verteta te tjera.
Nuk ja vlen fare me diskutu me njerez qe :
” Vetem besojne dhe nuk lexojne ! “