Organizata e njohur ndërkombëtare, OXFAM, që kujdeset për varfërinë dhe padrejtësitë në botë, ka arritur të fitojë 100 mijë sterlina pas një basti të vënë për tenistin Roger Federer rreth një dekadë më parë.
Sipas BBC, në vitin 2003, Nick Newlife, nga Oxfordshire, Britani, kishte vënë 1.520 sterlina bast që ylli zviceran do e fitojë turneun e Wimbledon-it plot shtatë herë.
Newlife vdiq në vitin 2009 dhe e la këtë bast në testament për organizatën OXFAM. Kështu organizata e bamirësisë mori 101.840 mijë sterlina pas fitores së Federer.
Mire qe ekzistojne edhe njerez te mire se bota eshte mbushur plot me maskarenj qe zot kane vetem parane dhe per te bejne nga pislliqet me te paimagjinueshme.