Ai ishte një udhëtim shumë i rrezikshëm. Për 18 orë kryeministri i Britanisë, Winston Churchill fluturoi nga Amerika drejt vendit të tij, ndërkohë që po gjurmohej nga flota ajrore naziste, Luftwaffe.
Churchill fluturoi mbi Atlantik në vitin 1942 pas një vizite në SHBA ku loboi tek presidenti Roosevelt për të angazhuar SHBA-në në strategjinë kundër Hitlerit.
Tani fotot e arkivit familjar tregojnë kryeministrin të qetë gjatë fluturimit. Ai shfaqet në kabinën e pilotit dhe më pas në një tavolinë, gjithmonë me gotën dhe cigaren e tij.
Më vonë ky fluturim u cilësua më i guximshmi i të gjithë luftës.
Churchill kishte shkuar me anije në SHBA, por u detyrua të kthehej me shpejtësi me avion duke u nisur nga Bermuda.
Avioni u lehtësua nga pesha për të mbajtur sa më shumë karburant, pasi distanca ishte një sfidë e vërtetë.
Situata u vështirësua më shumë kur avioni u afrua shumë pranë qytetit francez Brest, ku ndodhej një bazë e fuqishme gjermane. Avioni fluturoi për dy orë me radion e fikur dhe arriti të afrohej në Angli nga një drejtim jugor i papritur.
Vetë Churchill kujton se gjashtë avionë gjermanë ishin urdhëruar të qëllonin avionin e tyre, por dështuan në misionin e tyre.
Personi që publikoi fotot, Hamish Coney, thotë: “Në bordin e avionit ishte një pjesë e rëndësishme e drejtuesve ushtarakë. Të gjithë në një avion të paarmatosur. Ishte çmenduri. Nuk kishte radio dhe këta ishin avionë të mëdhenj që dukeshin si një elefant fluturues në radar”.
Po ne nevojtore dhe ne krevat tymoste puro?
cudi si eshte puna!!! Churchill ishte nje politikan medioker ne qeverisje ne kohe paqe….. por gjate luftes me qetesi e vendosmeri doli nje lider brilant!!!!
Ndoshta ne lufte jan me eficent politikanet trima,ndersa ne paqe ekonomistet largpames!
Hahahaha! E bukur kjo Zigur!
Trim si Enveri ine!
Ti ndofta mund ta thuash me ironi i dashur Shkelqim por realiteti eshte qe Churchill ishte koka e Botes ate periudhe,ndersa per sa i perket Enverit tone ly e dhjeu me luften e klasave dhe qe na izoloi nga bote,pa per te tjerat keta qe jane tani as ke thoi i kembes si afrohen atij,respekte shkelqim.
Apo jo?
Churchilli nuk eshte shpallur me kot “britaniku me i madh i shek.XX”..Po po tymoste puro dhe pinte whisky, por drejtoi nje komb te madh, ne luften ndaj nazizmit.Vari trapin kur bejne ironi shqipot me Churchillin…Shqipot edhe sot mesojne me abetaren e Xhezos..
te jepej urdher per zjarr 6avion gjermon do digjnin churchin dhe gjysmen e anglise o koqe. lexoni per pilotet gjerman te luftes se 2.
po ne kohen kur Churchill e ka bo kete veprim ka qen koka e botes dhe boheshe ne ate kohe cfare te thoshte ai …. dhe ka qene mese i sigurte per kete veprim qe ka bo qe nuk do pesonte gje …. dhe foto jane bo sa per sy qe ti tregonte gjoja botes naziste qe nuk ka pas frike ne kete udhetim qe ai ka bo..
Kjo qe thote Shkodrani per Enverin eshte fakt i pamohushem!
Curcilli ishte nje i droguar nga morfina, legen dhe luftenxites. Ky nuk i afrohet ne 1000 vjet Der Fuhrer Adolf Hitler! Edhe sikur te rronte 1000 vjet as afer nuk i vjen dot.