Policia franceze është duke hetuar pasi në media dolën pjesë të regjistruara nga biseda mes policisë dhe terroristit Mohamed Merah, në kohën kur ai ishte nën rrethim.
Regjistrimet e realizuara gjatë rrethimit që zgjati 32 orë, u transmetuan nga televizioni kombëtar francez TF1.
Terroristi Merah u thotë policëve se do të vazhdojë të vrasë dhe se ata nuk e dinë se janë kundër një njeri që e do vdekjen më shumë se jetën.
“E di që ka një mundësi që të më vrisni, kështu që do e marr përsipër këtë rrezik. Kështu që ja ku jemi. Ju e dini se jeni kundër një njeriu që nuk ka frikë nga vdekja,” dëgjohet duke thënë 23 vjeçari në klip.
Ai zbuloi përpara policëve se do të vazhdonte vrasjet, pa asnjë përgatitje e pa paralajmërim. Sipas tij, qëllimi ishte të vriste ushtarët e angazhuar në Afganistan dhe të gjithë aleatët e tyre, kudo që janë.
Duke folur për vrasjet në shkollë, ai tha: “Mora motoçikletën dhe shkova atje, ashtu pa e menduar më parë. Në fund të ditës ishte qëllimi im, por mëngjesin tjetër, kur u zgjova, nuk ishte objektivi im.”
Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, ka dënuar vendimin e TF1 për të transmetuar pjesë nga negociatat, duke thënë se dëshmon mungesë respekti për të afërmit e viktimave.
Merah vrau tre ushtarë dhe katër hebrenj në mars.
Ky eshte skicofren,si keto ka shume franca dhe europa,eshte feja ndikimi i fese qe i kane futur trute e gomarit duke marre hak eshte nje deformim i alkaedes qe nuk ka lidhje fare me kuranin ,ne asnje liber fetar nuk shkruan qe te vrasesh jo vetem te pafajshem por nuk duhet te marresh asnje jete njerezish,kete e kane deformuar vendet si afganistani,pakistani,algeria,etj…
Nuk mund te bejne luften e shejnte asnjehere si pretendojne keto ekstremistat sepse jane nje pakice keto duan te frymezojne dhe bejne thirrje ne emer te islamit per te afruar sa me shume nga brapa por eshte e pamundur,keto jane skicofrena nuk jane njerez jane pa llogjike dhe pa kuptim me jeten , kane vetem nje objektiv dhe asgje tjeter,Injorant qe europa nuk duhet ti afroje fare sepse dhe 100 vjet tjera keto nuk gdhenden nga koka !!