Interneti mund të jetë një vend i pamëshirshëm. Këtë e zbuloi dje një britanike, pasi bëri një postim në Twitter, që iu kthye në një valë talljesh.
Georgia Ford, një tifoze e Sunderland FC, që e përshkruan veten si një vajzë të qetë, postoi në Twitter një pyetje naive: “A organizohet gjithmonë në Londër turneu i Wimbledon-it?”.
Mijëra mesazhe nisën të qarkullojnë pas kësaj pyetje, duke e tallur 21 vjeçaren. Të njohur e të panjohur qarkullonin pyetjen e saj, duke e detyruar vajzën që të fshijë adresën e saj në Twitter. Më vonë ajo shpjegoi se kishte menduar se Wimbledon ishte emri i turneut dhe nuk e dinte se ekzistonte edhe një vend me këtë emër në Londër.
Pas lajmit se vajza u zhduk nga Twitter-i, disa nga gazetarët më të njohur në Britani e në botë nisën të mbrojnë atë, duke bërë thirrje që ajo të kthehet në Twitter.
Gazetari Paul Lewis shkroi: “A është organizuar gjithmonë Wimbledon-i në Londër? Jo. Përpara vitit 1965 është organizuar në Surrey. Ndaj nuk është një pyetje budallaqe”.
Kurse i famshmi Piers Morgan shkroi: “Më vjen keq për Georgia-n. Ne të gjithë themi gjëra pa lidhje. Le ta kthejmë sërish në rrjet”.
A do te iki vete nga pushteti Sali Berisha?
THANK YOU SOOO MUCH IN ADV!
KURRE!!!
Ajo e shkreta ja ka bere pyetjen Edi Rames.
…dhe ti i premtove qe t’i mbaje pishtarin, natyrisht! he de thuaje ketu publikisht… mos ki turp, nuk do te te kerkojme te ikesh!
@twitter user, me keqardhje te njoftoj se sa te jeet gjalle nexhmije hoxha dhe bastardet e saj me ne krye putinin-jo!