Gjendet e vdekur gruaja e trashëgimtarit të Tetra- Pak

11 Korrik 2012, 10:46Lifestyle TEMA

Një vdekje misterioze në një nga familjet më të pasura në botë ka tronditur Anglinë. Gjatë një aksioni anti- drogë të policisë në Londër, gruaja e trashëgimtarit të Tetra-Pak, Hans Kristian Rausing, 49 vjeç, u gjet e vdekur në një dhomë të shtëpisë luksoze.

A ka vdekur ajo nga një overdozë apo miliarderi i ka bërë diçka të shoqes?

Gjithçka nisi të hënën në drekë, kur miliarderi u arrestua pasi po i jepte makinës si i çmendur. Policia dyshoi se ai ishte i droguar dhe kontrolloi edhe banesën e tij për të gjetur lëndë narkotike. Aty zbuluan kufomën e gruas së tij.

Rausing u arrestua dhe u mor në pyetje. Por pak më vonë u dërgua në spital për trajtim. Mendohet se ai pësoi një këputje mendore.

Hans Kristian Rausing është djali i industrialistit suedez Hans Rausing, që ka revolucionarizuar industrinë e paketimit pasi shpiku Tetra-Pak-un. Paketimi prej kartoni i dhuroi atij një pasuri gjigande. Mendohet se ai ka një pasuri prej 6.4 miliard euro.

Për shkak të taksave ai jetonte në Angli.

Biri i tij, trashëgimtari direkt, nuk është përzier në çështje biznesi, por e ka kaluar kohën duke udhëtuar në Indi, ku nisi të merrte drogë.

Me gruan e tij amerikane, Eva, bija e një shefi të Pepsi-t, ai u takua në një klinikë për trajtimin e të droguarve.

Dhe mesa duket nuk u shkëputën kurrë nga droga.

Kishin katër fëmijë dhe ishin bamirës të mëdhenj, duke shpenzuar miliona për këtë çështje.

2 komente në “Gjendet e vdekur gruaja e trashëgimtarit të Tetra- Pak”

  1. mali says:

    edhe ata mërziten si puna jonë

  2. miku says:

    Ai nuk e zbuloi Tetra-Pak-un , por e shpiku ate . Humbje kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje