Në Alepo, në Damask, në Homs, Hama e Latakia luftohet. Siria është në flakë. Ish- i dërguari i OKB në këtë vend thotë se presidenti Bashar Al Asad do bjerë shpejt.
Të premten në Alepo mijëra rebelë luftonin kundër tankeve të qeverisë. Departamenti i Shtetit druhet se do ketë një masakër të re, ndërsa shton se kjo është një përpjekje e një regjimi të dëshpëruar që mezi mbahet në këmbë, për të mbajtur nën kontroll metropolin ekonomik.
Gjeneralë, politikanë, diplomatë e ushtarë po dezertojnë. Të gjithë mendojnë të shpëtojnë jetën, por kush do e shpëtojë Sirinë?
Në fillim të korrikut dezertoi gjenerali Manaf Tlas, një nga njerëzit më të afërt të Asad, një playboy i fiksuar pas makinave të shpejta dhe cigareve kubane.
Të enjten ai u shfaq përkrah ministrit të Jashtëm turk. Biri i ish- ministrit të Mbrojtjes së Sirisë, ai është rritur me Bashar Al Asad, të dy bashkë kanë shkuar edhe në ushtri.
Mediat saudite thonë se ai ka një plan për të dalë nga kriza. Sipas tij, krahas rebelëve duhet të afrohen edhe dezertorët e regjimit.
Në disa media të tjera ka bërë thirrje për të ndërtuar një Siri të re, pa hakmarrje e monopole. Dukshëm ai kërkon që të luajë një rol të rëndësishëm.
Por a mundet ai të jetë njeriu që do ndërtojë një vend të ri?
Vetë është i fiksuar pas jetës së luksit, kurse babai i tij ka mbrojtur regjimin për 30 vite.
Një ekspert i Lindjes së Mesme thotë se gjithçka është e mundur. Në rastet kur anijen e braktisin të gjithë, ekziston mundësia që atë ta rrëmbejë dikush që nuk ta pret mendja.
qe do bjere kete e dime,,po kur,apo kur te vrasi gjysmen e popullsise,,ajde OKB ajde,,apo sa me pake myslimane,,KAPITALIZEMMMMMMMMMMMMMM SISTEMI I KRIMIT…..
dhe kalifati islamikosaudit i afrohet nje hap me shume evropes
Ky do te jete Berisha i Sirise bashke me Rusmajlin e Pollon e sa e sa te tjere qe ikin te paret kur anija po mbytet, megjithese te gjithe karrieren e tyre e kane ndertuar ne kete anije…
Bravo Manafi tregon se eshte demokrat i madh. Edhe demokrati yne i madh e la varken e Enverit dhe i hipi varkes se demokracise duke na sunduar per 20 vjet si demokrat i qe shpetoi me notin e tij rekord nga anija e regjimit…
Loni(prej betoni):
Kapitalizmi sistemi i krimit apo komunizmi qe vriste e priste pa gjygje fare:30 miljon vrau regjimi barbar i Stalint,miljona ay i Maocedunit,nje te treten e popullit ay i Pol Potit te kambixhios,7.500 ekzekutoi E.Hoxha i yt.Ne gjith boten llogaritet 100 miljon viktima te kete shkatuar komunizmi.Kjo esht e verteta e jo propoganda juaj.Ndersa demokracite kapitaliste po perpiqen e po luftojne ti clirojne popujt nga regjimet barbare,sic bene ne Irak,Afganistan,Afriken e Veriut e tani ne Siri.E ardhmja e botes eshte demokracija dhe sistemi e ekonmise lire,qe kapitalist…
Iliri G…:
Rendesi ka ta mohojsh dhe ti kundervihesh nje regjimi diktatorjal,qofte edhe nese dikur je genjyer dhe ke besuar te ay regjim.Shejmbujt e tille ne historine e komunizmit botrore jane te panumurt:Korbacovi,Jelcini,deri diku edhe Hrushchovi,Imer Nagi,Dubcek etj.si dhe Sali Berisha e ndonje tjeter ne Shqiperi.Ata qe kan bere krime duhen gjykuar,si Ruci,Avdiu e mjaft te tjere ….
OOOOOOOO! Loni Sërbi! Saliu ju kundërvu komunizmit more skutinë injorante? Ptu! Saliu Vrau Shqipërin, Dogji industri ,bujqësi ushtri gjithçka. Shiti detin, përçau kombin, vret në masë popullin shtyp me metoda ruso sërbe. Mos o zot të ketë injorantë të tillë shumë në veri dhe Kosovë se banda dashka të na shtypë gjatë dhe do duhet kryengritje e armatosur të çlirohemi nga banda gjigante e veriut pro sërbe..