Stilistja nga Kosova sulmon Arjan Çanin për Rita Orën

28 Shtator 2012, 18:14Lifestyle TEMA
Stilistja nga Kosova sulmon Arjan Çanin për Rita Orën

Xheraldina Rexhepi është e njohur si një stiliste, veçanërisht në Shqipëri, kur gjatë programit “E diell” në “Top Channel”, në rubrikën “Asgjë personale”, ajo bashkë me dy ekspertë të tjerë të modës analizonin veshjet e personave VIP. Këtë herë Xheraldina nuk ka reaguar për ndonjë veshje, po për një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, moderatorin e “Zonë e lirë”, Arjan Çanin. Ajo ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tij, pikërisht për fjalët që Arjani ka thënë javën e kaluar në “Zonë e lirë” për Rita Orën, raporton Mapo.

“Arian Qenit duhet me ia ba një padi individuale për denigrim të personalitetit (private ose institucionale) me i tregu që nuk janë të gjitha këngëtaret Bleona e Çiljeta! E Unioni i Gazetarëve të Kosovës duhet me dalë me reagim ndaj “Qenit dhe ‘silikones’ dhe me i tregu që shtypi rozë nuk mund të jetë ngjyrë bagle!”

Këto janë fjalët që ajo i ka dedikuar në një status në rrjetin social Facebook pasi Çani ka bërë një koment me të ftuarit në studio se me kë shkonte në shtrat Rita Ora, sipas asaj çfarë është shkruar në shtypin botëror. “P****t me vëllain e Kim Karadashian apo jo”, ka qenë pyetja që Çani ka bërë, e cila sipas të gjitha gjasave ka shkuar në veshin e Rita Orës, pasi Xheraldina duket se ka një miqësi familjare me këngëtaren e njohur shqiptare në botë.

3 komente në “Stilistja nga Kosova sulmon Arjan Çanin për Rita Orën”

  1. mergimtari fv says:

    Kjo zonja nuk e di qe Arjani eshte mesuar me koomunikim ala-modibu ke TATI ne Paris si roje tezgash .

  2. Alb-Germani says:

    Shum keq gazeta Tema,qe i hoqe te gjitha komentet,na zgjenjeve..!!!!!!!
    ju lutem na e thoni arsyen???

  3. ana says:

    “cila sipas të gjitha gjasave ka shkuar në veshin e Rita Ores” hahahhahahahahhahahhahah i plasi b… Rites se ç’fare thote Arjani, perkundrazi ajo krenohet se vellau i Kim ja ka futur,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje