Franca ndalon hyrjen në malin që të shpëton nga apokalipsi

19 Nëntor 2012, 19:09Lifestyle TEMA

Frika se bota do të shkatërrohet në dhjetor, ashtu siç është paralajmëruar në kalendarin maja, po vjen në rritje ndërkohë që ditët po afrohen.

Po ashtu gjithmonë në rritje janë lajmet se një mal i veçantë në jugperëndim të Francës do na shpëtojë nga apokalipsi, pasi ai do hapet dhe një anije jashtëtokësore do të dalë për të marrë njerëzit e për t’i dërguar në një vend të sigurt.

Por nëse keni menduar se do të nxitoni drejt këtij mali, do të zhgënjeheni.

Autoritetet franceze kanë ndaluar hyrjen në Pic de Bugarach për të shmangur një vërshim të fanatikëve të Erës së Re, kuriozëve, por mbi të gjitha gazetarëve.

Qindra policë dhe zjarrfikës patrullojnë në këtë zonë, për të mos lejuar njerëzit.

Besimtarët thonë se bota do të shkatërrohet më 21 dhjetor 2012, fundi i kalendarit të lashtë maja.

Ata thonë se mali Bugarach është një vend i shenjtë.

Ndërkohë në Guatemala, vendi ku gjysma e popullsisë është me prejardhje maja, po organizohen një seri aktivitetesh e turesh, që kanë si synim të zgjojnë interesin për turizmin në vend.

Aleanca maja në këtë vend, e quajtur Oxlajuj Ajpop, ka deklaruar se qeveria po keqpërdor një mit për përfitime financiare.

Ata thonë se kalendari i tyre është keqinterpretuar.

Kështu thonë edhe shumica dërrmuese e shkencëtarëve dhe historianëve në botë, që thonë se nuk ka asnjë shans që bota të shkatërrohet më 21 dhjetor.

3 komente në “Franca ndalon hyrjen në malin që të shpëton nga apokalipsi”

  1. prit gomar se do te dali bari shpejt says:

    prit gomar se do te dali bari shpejt

    1. u dont say says:

      hahahahhahhaahahha tamam

  2. Maja e Tomorrit says:

    Kjo është e vërtet për Francën,kurse Shqipëria ka mal të shenjtë shpëtimi malin e Tomorrit!Janë me dhjetra qytetarë nga Tropoja,Kuksi Shkodra,Vlora,Korca,Tirana që kanë pronotuar vendet nëVertop, Polican,Bogove,Kakrukë,që atë ditë do ngjiten dhe flenë në Tomorr tek Baba Aliu!Edhe Meta,Saliu,Jozefina kanë pronotuar në hotelet e Policanit dhe Bogovës…Cudi si Tema nuk e ka kapur këtë fakt!Shpetimi vjen(nese ka permbysje të botës)vetëm nga mali i shenjtë Baba Tomorri!Profecia ime nëse nuk e besoni do ju ndjek në varr,ju që nuk më besoni!Natyrisht nëse bota përmbyset,gjë që nuk e percaktoj dot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje