Historia e djalit gej që jeton JO ME i frikësuar me virusin HIV

30 Nëntor 2012, 22:16Sociale TEMA

Në Europën perëndimore dhe në SHBA të paktën 20 vitet e fundit është bërë nga grupimet LGBT një fushatë e madhe informuese ndaj komunitetit LGBT, gjë që e ka përmbysur realitetin e shifrave. Ne po botojmë më poshtë intervistën me një 25 vjeçar shqiptar, i cili është gej dhe jeton me partnerin e tij në Itali. Të dy janë mbartës të virusit. Kjo është një dëshmi emocionale, por edhe shumë informuese.

Intervistoi: Erjon Tela

Si e zbuluat që jeni i prekur nga virusi HIV?

Zbulimi ka qenë tërësisht i rastësishëm. Nëpërmjet një vizite rutinë disa vlera të sieroproteinave rezultonin pak të alteruara, gjë që denonconte një infeksion akut progresiv. Që atje mjekja midis analizave të ndryshme na përshkroi edhe testin e HIV, por duke qenë se prej vitesh ishim në një lidhje monogame ishim të sigurt për rezultatin negativ të testit deri në momentin e tërheqjes në reponsit.

 

Cili ishte reagimi i parë kur u përballët me rezultatin e analizave?

Në momentin që para teje të paraqitet një fletë me rezultatin pozitiv duket sikur koha ndalet. Sigurisht ndjesia e parë është ajo e frikës, dhe më pas vijojnë një sërë emocionesh negative. Të duket sikur gjithçka përfundon në atë moment, sikur jeta ka arritur në stacionin e fundit dhe etapa tjetër është vdekja. Sigurisht në momentin e “verdiktit” një infermiere dhe një psikologe nisin të të inkurajojnë dhe nisin të radhisin gjithë përparimet që shkenca ka bërë në drejtimin e kurimit të virusit por sinqerisht truri im gati e ka fshirë atë moment.

Ka ndryshuar mënyra juaj e jetesës tani?

Është e pamundur që një zbulim i tillë të mos ndryshojë jetën, por në rastin tonë ndryshimi ka qenë pozitiv (edhe pse mund të duket gati absurde), e them këtë sepse stili i jetës ka ndryshuar në formë pozitive. Fillimisht gjithçka të duket në ngjitje, analizat, frekuentimi i repartit special i kurimit të HIV, gjendja e ngarkuar psikologjike bëjnë që periudha e parë të jetë në tone të zymta, por pak nga pak gjithçka kalon. Jeta vazhdon rrjedhën e saj të zakonshme dhe përveç faktit se herë pas here duhet të bësh disa kontrolle pjesa tjetër mbetet e njejta. Është shumë e rëndësishme që të mos hysh në psikologjinë e të sëmurit, HIV-i nuk duhet të shndërrohet në mënyrë jetese, nuk duhet të ketë prioritetin në jetën e pacientit por kjo varet, është nga natyra e personit. Unë kam natyrë shumë pozitive dhe fati im është të kem një partner akoma më optimist.

Prindërit dhe miqtë tuaj janë të informuar për orientimin tuaj seksual? Po që ju jeni i infektuar me këtë virus?

Për momentin askush nuk e di, bëmë këtë zgjedhje sepse mbi këtë virus ka akoma shumë keqinformim. Flitet për të vetëm në ditën e luftës kundër HIV-it dhe ende në imagjinatën kolektive fytyra e këtij virusi ngelet ajo e spoteve të viteve 90. E vërteta është tërësisht ndryshe. Terapitë e reja të zbuluara vitet e fundit janë shumë efikase, në rreth një muaj prezenca e virusit në gjak eliminohet tërësisht dhe sot një mbartës i këtij virusi mund të jetojë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme ashtu si një sieronegativ.

Tani që keni zbuluar që ju dhe partneri juaj jeni të prekur nga ky virus, a përdorni prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale?

Përdorja e prezervativit është e këshillueshme sepse kështu evitohet që viruset të replikohen dhe të krijojë mutacione të cilat mund të venë në rrezik efikasitetin e terapisë antiretrovirale.

A ju ndihmon shteti italian (apo ai shqiptar)?

Shërbimi shëndetësor shtetëror italian ofron gjithçka falas, duke nisur nga terapia e deri tek vizitat mjekësore e analizat, vlera e të cilave shkon në shifra me tre zero.

Cili është ndryshimi mes të qenurit mbartës i virusit HIV dhe të qenurit i sëmurë me AIDS?

Ndryshimi thelbësor është se AIDS është sindroma e imunodefiçitit që shkaktohet nga virusi HIV (virusi i imunodefiçitit human). AIDS është stadi në të cilin paraqitet një pacient me sistemin imunitar gati krejtësisht të shkatërruar nga virusi. Nëqoftëse terapia merret rregullisht pacientët e infektuar nga HIV nuk kalojnë asnjëherë në stadin e AIDS. Prandaj është shumë e rëndësishme marrja e terapisë me rregullsi. Sot terapia është shumë ndryshe nga ajo e disa viteve më parë. Konsiston në marrjen e një ose dy kompresash në ditë dhe efektet anësore janë gati inekzistente.

 

Shifra

70 raste të reja të prekur me HIV rezultojnë në vend

50 janë meshkuj, 17 femra dhe 3 fëmijë (vetëm 9 përqind janë homoseksualë)

15 fëmijë trajtohen pranë Pediatrisë në QSUT

555 raste janë në total të infektuar me HIV/AIDS

92 persona rezultojnë të kenë humbur jetën nga kjo sëmundje

70% e personave të prekur janë meshkuj

30% e të prekurve janë femra

222 persona trajtohen sot, me antiretroviral

5 raste të reja vetëm në nëntor

15-20 vjeç janë mosha më e prekur

(historia-ime.com)

18 komente në “Historia e djalit gej që jeton JO ME i frikësuar me virusin HIV”

  1. Dean says:

    Edhe c’a do te thote kjo,qe ne duhet te gezohemi pse ky tipi eshte gay dhe ka ”ngadhenjy”(triumfu,per ata qe nuk kuptojne Shqip) mbi HIV?!??!?!?!?!?!?!????????????!?!?!????
    Keto jane betejat e tij vetjake dhe s’ka as1 arsye pse duhen reklamu si ”fitore”.
    Menderja dhe truni i vet ja kishin fajin,tani le te paguaj edhe faturat.KAq e thjeshte.

  2. I larguari says:

    Zoti paste meshire per kete .me vjen keq qe akoma nuk i hape syte e jetes te shikoj qe mekati e ka cuar ne ate shkalle qe me teper mendon per trupin se per shpirtin .Une do ti sugjeroja nje ndihme ne mos ketij te ngjashmeve te tij se ka nje rruge per te shpetuar shpirtin Ky eshte Jesus dhe po se njeh shpirtin nuk ke cfare humbet se ke lind i vdekur

    1. Kristi says:

      Eshte nje blasfemi e tmerrshme ti thuash dikujt qe ka “lindur i vdekur”. Vete Jezus Krishti lindi ne formen e njeriut qe ti e askush tjeter te mos thuash me, asnjehere me kete qe thua me lart “i larguari”. Duhet te lexosh me shume, ti kerkosh Jezusit pergjigje per dilemat e tua njerezore, dhe ndihme qe ti pranosh njerezit per ate qe jane (as me pak e as me shume njerez se ti). Dhe ne fund te kerkosh ndjese per kete koment. Ndjesa nuk ka shume vlere kur ia thua Jezusit ne fshehtesine dhe intimitetin me te, por ama nuk ua thua edhe atyre qe i ke fyer!

      Kristi Pinderi

      1. leon says:

        Duhet te leosh me shume ti, bibla e ka denuar me nje denim te tmerrshem kete lloj perversiteti. Cdo lloj justifikimi eshte i kote. Mjafton te permendim Sodomen dhe Gomoren. Vetem nese ju gay do nirni ndonje version tjeter te modifikuar te bibles, sic ka ndodhur me bibles per vite me radhe. Denimin e keni marre dhe po e merni.

      2. dritan says:

        13 Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

        Levitiku 20:13

        Kristi Pinderi boll ju vodhe fondet lgbt.

        1. nafie says:

          mos ja fut kot oj vajz

  3. Anton Dedaj says:

    Vetem 9 % jane homoseksuale? Pse kane te duken kur nuk jane me shume se 2% homoseksuale ne gjithe popullsine? ?

  4. VERONIKA says:

    TemA,po qfarè bèni more gazetarè tè nderuar???Po nga i gjeni kto artikuj
    Po pse mè trazoni *moralin* e ktyre puritanève shqiptarè??Do mi lini para kompjuterit tè shtunè dhe tè dielè.
    Po shkruani mor pèr *krenaritè* tona,lereni ktè tipin *gay*,ky asqè duhet tè rrojè,pale thotè qè èshtè dhe shqiptar…naaaa do jesh kamunist ti gazetari qè bèn ktè politik….ja shiko DEANIN ,pse duhet tè gèzojmè ne qè ky ka fituar mbi sèmundjen???jooooo ,mor DEAN,ne duhet tè duartrokasim kur vdes,pse mos èshtè gjè fitore qè ai ka kurajon nè moshèn 25 vjeç tè jetè optimist???Joooooo ai duhet tè rrijè kètu ,tè hajè fara…
    DEAN,mos na shpiego shqipen,se kemi fjalor,po ik spiegoji ndonjè gjè kulturès tènde,hap horizontin se do tè vlejè nè jetè.

    1. Dean says:

      VERONIKA
      Une e kuptoje shqetesimin tat por problemi eshte se shoqeria eshte 1 shume Grupimesh me pikpamje dhe perqasje te ndryshme per rreth 1 problemi/ceshtje te caktuar.Ashtu sikur ti ke Opinionin tat,i cili duket se eshte pro-gay dhe ”pro-jetes”,Po keshtu edhe une kam te drejten te jap mendimin tim,dhe te REFUZOJ te ndjeje keqardhje per kete person,pasi ne kete jete njeriu ka nevoje me shume per BUKE dhe STREHIM,sesa per ARGETIM(po perdor fjalen ARGETIM,si burim te problemit/fatkeqesise se tij).Mungesa e 2 te parave mua me ben te SOLIDARIZOHEM me dike.Ndersa cdo gje tjeter eshte e DISKUTUESHME.
      Pra pyetja qendron:Kush ka te drejte,ti, une,apo edhe opinione te ndryshme paralele me keto qe kemi ne te 2?????
      Jo,VERONIKA,ne nuk duhet te ”duartrokasim” kur dikush vdes,por problemi qendron se mbi Idene e Pavdeksise eshte ndertuar komplet Injoranca,Primitivizme,Hipokrizia e Sjelljes dhe Egzistences sone,pasi ne fund te fundit te gjithe jemi te Vdekshem,pavarsisht se na pelqen te Genjejme vetveten.
      Une REFUZOJE te Ndjeje keqardhje per kete njeri,pasi ka mundesi qe ky te jete njeni prej ature CINIKVE qe deri dje influencuan per keq jeten time(Jo si person,por si grupim)dhe aq me teper,Personi ne intervisten e Mesiperme duket teper ”OPTIMIST” nga eksperienca e re,gje qe tregon se ai nuk ka nevoje per mbeshtetje morale dhe as per Lotet e tu dhe te mite.
      Ndersa ate shpjegimin e mesiperm(fjala ngadhenjim) e bera per 1 person tjeter,jo per te provokuar njohurite e tua rreth Shqipes.
      Gjith te mirat.

      1. VERONIKA says:

        DEAN,keqardhje???Pse keqardhje???Jo as unè nuk ndjeva keqardhje,AI djaloshi i mèsipèrm nuk po kèrkon mèshirè.Po na bèn leksion,e kupton ,po na jep mèsim.Po na shpjegon ne tè *moralshmève,qè do shkojmè drejt e nè parajsè*,pra do jemi tè pavdekshèm(hahaha)qè ajo èshtè jeta,dhe ai po lufton,dhe ka tè gjitha gjasat tè fitojè,do fitojè.
        Argètim…ku èshtè argètimi??Dashuri DEAN,quhet DASHURI!!
        Argètim i ndyrè dhe i mjerè quhet vajtja me njè prostitutè,quhet ndenja me njè vajzè tè *ndershme*,sepse familja ,rregullat shoqèrore ja imponojnè secilit prej nesh.Pyet DEAN,sa nga miqtè e tu,sepse ju mè dukeni shumè i ri,pyet ata qè kanè 5-7 vjet martesè,a i duan gratè e tyre??Mos tè them unè çfarè thonè gratè se do tè terrorrizoj,kam *frikè* se nuk do martohesh kurrè.Ky èshtè shkèlqimi i rremè,ky èshtè burimi i tè gjitha tè kèqijave-kjo sjell dhunèn,braktisjen,dhe sidomos dhunèn psikologjike.Ah mor DEEAN,sikur tè mjaftonin dy rreshta,tè mund tè shpjegoja se çfarè janè pasojat e njè jete pa dashuri,e njè gruaje qè brenda saj e di qè burri i vet shikon gjithmonè komshijen,fèmijè tè rriturr pa dashuri,sepse babi-nè disa raste ,jo pak raste dhe mami èshtè kthyer te adoleshenca qè kurrè nuk ka jetuar,kjo pra i dashur èshtè problem…jo dashuria e ktij optimisti,qè e ka zgjedhur rrugèn e vet dhe mua kurrè nuk do mè dèmtojè.DEAN,i ke parè sytè e njè fèmije sieropozitiv,sytè e njè 28 vjeçare sieropozitive pèrballè teje dhe nuk dinè pse janè sieropozitiv???
        Janè sepse babai ishte gay,por kjo shoqèri e ndyrè nga moraliteti i tè pamoralshmève,nuk ja lejonte jetèn e vet.E donte tè martuar,e donte *etero*…unè i kam parè DEAN,i kam parè kur luftonin pèrditè sèmundjen e tyre,dhe e kam urryerr *moralin* tim.Ata janè pjesè e ksaj shoqèrie,pra e jona,mund tè jetè vèllai jot,i imi,kushèriri,,por unè do ti dua dhe respektoj gjithmonè..bèje dhe ti,do ndihesh mè mirè,ta garantoj…sikur tè mundnim tè kuptonim qè lotèt dhe dashuria nuk ka ngjyrè,dallime raciale,apo etnike,apo *grupimesh*sa probleme do zgjidhnim.GJITHE TE MIRAT DHE JUVE DEAN!

  5. Katina says:

    Uroj qe te keni nje jete sa me te gjate e te bukur.
    Hiv nuk duhet te jete nje arsye per te mos
    jetuar si duhet por krejt e kunderta.
    Sidomos shqiptaret kane nevoje te mesojne me shume per
    kete semundje qe po shtohet ne vendin tone.
    Per te duhet info e vazhdueshme dhe jo vetem nje here ne vit,

  6. I larguari says:

    I dashur Kris neqofte se falia ime sillte ndonje ndryshim per kete kategori njerzish nuk do te pushoja se kerkuari por ky ves qe perhape kete semundje nuk eshte semundje por nje ves mekatare ku e vetmia kur sherimi (per besimin tim) eshte Jesus .une nuk kam mendim apo deshire ti gjykoj por deshiroj te gjejne rrugen e jetes opo te Zotit sic e quajne besimtaret. .Ne qofte se ndonje nga fjalet e mia bie ndesh me ndonje religion te me falni se une jame nje shqipetare qe besoj ne Zote jo nepermjet religionit

  7. Altin says:

    Plasi ne facebook http://actnowalbania.com/ Presidenti Nishani i maskuar me emrin Andi Resuli replikon me Shqiptaret ahahahaha

  8. 3 gjerat e gazetes tema says:

    Gjate 2 viteve qe lexoj kete gazete kam verejtur 3 gjera:

    1.qarjen dhe klithjen se sali berisha e ka fajin per cdo gje
    2.fotot lakuriq me gay dhe lezbike, artikuj pro gay etj
    3.lajme anti islamiste

    1. ATB says:

      Shume i/e sakte !! Jane gjerat qe veren kushdo me pak objektivitet.. Por nuk kane faj se pjesa derrmuese e lexuesve jane Anti-Berishian (mund ta kutptoj po jo deri te kalosh ne nosens), super anti-islam , dhe pro fotove nudo (ku turren te babeziturit qe skan pare ndonjeher femra dhe japin opinionet e tyre prej specialistash ne fte fushe)

  9. pinxho kapellja says:

    80% e te infekuarve me aids e marrin kete infeksion me raporte seksuale dhe ne vecanti ne ato homo. Urimi im per keta eshte ky! jetoni sa me gjate dhe vuani. Njerez te piste e te neveritshem. Jo vetem aids po imagjinoni lloj lloj semundjeje merr nga keto raporte homo se zorra e trashe nxierr fekale dhe ato jane me shume bakterie , ju azhdoni shtyni m… ferrin e keni te siguaruar. As gjyqi nuk u behet po do vini direkt ne xhehnem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje