Lindsay Lohan, striptiste për të paguar borxhet…(FOTO)

17 Dhjetor 2012, 12:54Lifestyle TEMA

Si të mos mjaftonin problemet e shumta me ligjin, aktorja Linsay Lohan kohët e fundit është duke u përballur edhe me borxhet dhe për pasojë rrezikon që të humbasë veshjet e saj të shtrenjta apo bizhuteritë, në mënyrë që të paguajë borxhet.

Por, për ta shpëtuar nga borxhet, një klub në Londër i ka bërë një ofertë Lindsay Lohan, për të punuar si striptiste. Ajo do të paguhet 16 mijë dollarë, në mënyrë që të paguajë qeranë e shtrenjtë prej 8 mijë dollarësh në muaj për vilën e saj.

Llogaritë e 26-vjeçares për momentin janë bllokuar, duke qenë se nuk ka paguar taksat për vitet 2009 dhe 2010. Për këtë arsye, ajo është ndihmuar nga miku i saj, Charlie Sheen, me 100 mijë stërlina.

Vështirë se Lindsay do të pranojë ofertën për të bërë striptisten, por ajo e ka treguar edhe në të kaluarën se nuk ka shumë komplekse, duke qenë se vetëm disa muaj më parë pranoi të pozojë nudo për “Playboy”.

3 komente në “Lindsay Lohan, striptiste për të paguar borxhet…(FOTO)”

  1. ciksi says:

    po kesaj c’ti thuash ? me mbaruan komplimentet.

    1. kucmaci says:

      Futi nje llap,,se qyl e ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje