"Hekurudhë" deri në Hënë

26 Dhjetor 2012, 13:47Lifestyle TEMA

Herën e fundit, njeriu kishte qenë në Hënë para më se 40 vjetësh.

Tani, një kompani private amerikane, e quajtur Golden Spike, po përpiqet ta ripërtërijë interesimin, duke krijuar sistem të transportit për në Hënë, të cilin mund ta përdorë secili vend.

Menaxheri i kësaj kompanie, Max Vozoff, thotë se nuk planifikohet ndonjë bazë lunare e as infrastrukturë e madhe, por ajo “që do të krijojmë është diçka si hekurudhë për në Hënë”.

Kompania Golden Spike ka shpallur në fillim të këtij muaji se shpreson që do të ndërtojë një sistem raketor, që do të jetë në gjendje të mundësojë fluturimin e dy personave në Hënë dhe kthimin prapa në Tokë, për çmimin prej 1.5 miliardë dollarësh, për një fluturim, deri në vitin 2020, raporton REL.

Kompania thotë se shpreson që kjo do të zgjojë interesim në shumë vende të botës për t’i dërguar astronautët e tyre në Hënë.

7 komente në ““Hekurudhë” deri në Hënë”

  1. armand says:

    Amerikanet jane pak te vonuar me kete ide.”Albanezi” Sal Berisha ka deklaruar me kohe se do lidhi Shqiperine dhe Henen me tren dhe per shqiptaret me teseren e PD udhetimi do jete falas.

    1. hasan says:

      Haaaaaaaaaaaaaa…

  2. beso says:

    mos i thoni gje sales,se do premtoje ndonje autostrade

  3. enkelejdi says:

    Kjo do te thote: “te te zere syte nafta”!

  4. enkelejdi says:

    Populli ka nje thenie, pak banale dhe pak diskriminuese, por e ka thene tamam: Fukarai, kur ka kos lyen edhe b.”

  5. vjedhjet qe i behen taksapaguesve amerikan says:

    vjedhjet qe i behen taksapaguesve amerikan, kurse dergimi ne hene i njerezve as qe ka per te ndodhur kurre.

  6. po mire mo meqe vjedhin amerikanet,po e ben Sal kapedani,qe s di ceshte vjedja….per zgjedhjetb e qershorit eshte gati…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje