Avioni rus përplaset në një rrugë në Moskë (VIDEO)

29 Dhjetor 2012, 18:08Politika TEMA

Një avion rus pasagjerësh është përplasur në një rrugë kryesore pasi tejkaloi pistën e aeroportit të Moskës, duke vrarë së paku katër persona.

Avioni u nda në tre copa dhe më pas mori flakë.

Mediat raportojnë se në bord ishin mes tetë dhe 12 persona. Avioni Tupolev-204 ishte duke u ulur në aeroportin Vnukovo.

Zyrtarët e qeverisë thanë se avioni kishte mbërritur në Moskë nga Republika Çeke.

Kryeministri Dimitri Medvedev ka urdhëruar nisjen e një hetimi për shkaqet e këtij aksidenti.

Në zonë ka pasur një dëborë të lehtë, megjithatë nuk dihet nëse ishte ky shkaku i përplasjes.

Linja ajrore Red Wings, të cilës i përkiste avioni, është pronë e miliarderit Aleksandër Lebedev.

4 komente në “Avioni rus përplaset në një rrugë në Moskë (VIDEO)”

  1. BERISHA LARGOHU,KURSE VOTA KUNDER BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM says:

    Ngushulloj personat qe humben jeten,kurse pilotat do bejne mire mos pijne vodka para udhetimit por te zbatojne regullroen.Pra edhe njehere ngushullime viktimave.

    1. BERISHA LARGOHU BLA BLA BLA....JAM DANGALL PO SE KUPTOJ says:

      RETARD !!!

    2. Tani says:

      Sa idiot qe je o i shkrete, komentet e tua tek Tema i ngjajne sulmit me legena ndaj tortes. Race e pashprese katunaresh

  2. tan KAVAJA says:

    i ke ra kokes tani ,ky do kishte qen kom im per ket idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje