“Zgjidh, ose mua, ose macet”. Dhe ajo zgjodhi... macet (FOTO)

23 Janar 2013, 21:40Lifestyle TEMA
“Zgjidh, ose mua, ose macet”. Dhe ajo zgjodhi... macet (FOTO)

Britanikja Marlene Howes, 67 vjeç, për thuajse 50 vite ka rritur mace dhe është kujdesur për to. Ajo është bërë e famshme në botë për macet e saj, që kanë fituar disa çmime.

Por gjithçka e ka një çmim. Pensionistja shpenzon 700 sterlina në muaj për 40 macet e saj.

“Gjithçka e bëj, e bëj për macet. Ato marrin ushqimin më të mirë dhe flenë në krevatet më të mirë”.

“E pranoj, jam një skllave e maceve- do bëja gjithçka për to”.

Rritja e maceve është traditë familjare. Në vitin 2004, kur asaj i vdiq mamaja, që kujdesej shumë për macet, ajo i trashëgoi 40 mace.

“Unë dhe mamaja ime kemi shkuar në mbarë botën për të treguar macet tona”.

Ajo ka fituar qindra çmime në Britani dhe në botë.

Por fiksimi i saj pas maceve bëri që të prishet edhe martesa e saj.

“Shkova deri në atë pikë sa im shoq më tha: o unë, o macet. Dhe unë zgjodha macet.

Ai mendonte se unë shpenzoja shumë para për to.

Kur erdhi momenti për të zgjedhur, ishte e vështirë, por macet janë jeta ime”.

Ajo madje nuk lëviz pa macet, pasi mendon se nuk do kujdesen për to siç e meritojnë.

4 komente në ““Zgjidh, ose mua, ose macet”. Dhe ajo zgjodhi… macet (FOTO)”

  1. Pilo Lala says:

    Ka lidhje kjo me qenin e Argites? Sikur ngjajne pak nga hunda.

    1. ALBAN SHQIPETARI says:

      Pilo Lala..beseo se ase qeni dhe ase Argita nuk kame Shanc te lene si macet….Argita eshte thjeshte nje shtrige.

    2. Devolliu says:

      Po jo bre Pilo e ke gabim; Argita ngjan me këtë plakën e maceve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje