Një ushtar francez ka shkaktuar zemërim dhe debat pasi është fotografuar duke mbajtur në fytyrë një maskë si skelet, që është bërë e famshme në lojën e dhunshme “Call of Duty”.
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të zbuluar identitetin e ushtarit, që e mbante maskën të veshur në Mali.
Maska e mbronte atë nga pluhuri i helikopterit. Maska njihet edhe si “Koka e Vdekjes”.
Ushtari është pjesë e rreth 2 mijë trupave franceze që janë dërguar në Afrikë për të luftuar ekstremistët islamikë.
Ushtarët e pranojnë se video- lojërat i ndihmojnë ata të përsosin taktikat.
Vetë princi Harry i Britanisë pranoi se ato e kishin ndihmuar për tu bërë një pilot më i mirë.
O french-i, do kthehesh ne shtepi si maska me duket. Po e mendove luften si videogame ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/us-army-soldiers-in-kunar-afghanistan.html