Ja çfarë mund të ndodhë kur lexon novelën erotike “50 hijet e Greit”

22 Janar 2013, 22:42Lifestyle TEMA
Ja çfarë mund të ndodhë kur lexon novelën erotike

Steven Lock

Libri erotik që ka pushtuar botën mbarë “50 hijet e Greit” nuk mund të kalojë pa lënë pasoja.

Një argjendar në Britaninë e Madhe i ka shpëtuar burgut pasi është shpallur i pafajshëm pas një seance të dhunshme seksuale me të dashurën e tij.

Gjykata tha se ai nuk ishte i fajshëm pasi e dashura kishte nënshkruar një kontratë të skllavërisë seksuale.

Steven Lock, 43 vjeç, tha se ai dhe partnerja e saj kishin rënë dakord për një seancë seksi “pronar/skllav” pasi kishin lexuar novelën erotike “50 hijet e Greit”.

Në kontratën e nënshkruar, ajo i kishte premtuar atij përdorim të lirë të trupit të saj, duke pranuar që ai ta godasë me rripin e mesit nëse nuk zbaton rregullat.

Lock tha se ai e goditi për 15 sekonda me rrip pasi ajo nuk kishte thënë fjalën e sigurisë “e kuqe”.

Por ai ndaloi kur e kuptoi se po e lëndonte.

Ajo i tha gjykatës se ai e goditi aq shumë, sa ajo po bërtiste nga dhimbja. Ajo shtoi se mund të dëgjonte edhe rripin që fishkëllente.

“Mendoja se do ishte gallatë. Por nuk doja që ajo të qante,” tha Lock.

Avokati mbrojtës tha se libri në fakt është një triller.

Ai shtoi se ajo kujtonte se do ishte fantazi, por u përball me realitetin.

Çifti në ta kaluarën e tyre ishte angazhuar në seks në grup dhe në skenarë ‘pronar/skllav’, por kurrë nuk ishte parë një skenar i tillë kaq i dhimbshëm.

6 komente në “Ja çfarë mund të ndodhë kur lexon novelën erotike “50 hijet e Greit””

  1. Papa Jani says:

    keto lojra vetem kolotripidha tourkofagos di ti kontrolloje me se miri me klientet tek fanari

  2. el says:

    Korrigjoni titullin e librit…nuk eshte ashtu!!! Mund te perkthehet “50 hije gri” jo 50 hijet e grejit?!?!

    1. elti says:

      gray eshte mbiemri i personazhit.

      1. el says:

        E kuptoj..por mqse vazhdimi i trilogjise eshte “50 hije me te zeza” … Do te thote qe grey mund te ishte referuar ngjyres gri…ashtu sic eshte perkthyer edhe ne gjuhe te tjera..por kjo eshte interpretative

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje