Ndërtuesit e tyre thonë se këto janë vila, por kritikët thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim.
Ky qytet i ngritur në rajonin Lingshui të Kinës duket si një geto ose edhe si një burg gjigand.
Më shumë se një mijë shtëpi janë ngritur në këtë qytet të ri.
Rreth 3500 banorë janë vendosur aty, në apartamentet e reja që shkojnë deri në 253 metra katrorë.
Edhe pse ka mbi 1 miliard banorë, mediat raportojnë se miliona shtëpi në Kinë janë të pabanuara.
Një organizatë qeveritare thotë se po krijohet një flluskë e vërtetë në ndërtime, pasi shtëpitë në qytete janë mbivlerësuar.
Ndërkohë shumë projekte të tilla kanë rezultuar dështim, pasi shtëpitë kanë mbetur bosh sepse njerëzit nuk i përballojnë çmimet.
E NJENJTA GJE SI NE SHQIPERI…U NDERTUAN PALLATE KUDO EDHE TANI SKA NJERI LEK TI BLEJ. KA ME MIJERA APARTAMENTE TE PA-BANUESHME KUDO NE FIER.
Une spo jap mendim pa degjuar njehere Saliun, cmendon per keto vila, se ate kemi tani kryespecialist.
Qenkan si vilat e Manes
Hahaha vilat e manes. Fiks
Jane koshere bletesh, apo jane ato vilat tek TEG- ne Tirane?
Gati, gati m’u duk se keto shtepi ishin ne Brampton
(lokalitet afer Torontos ne Kanada).
Edhe aty, emigrante te ardhur nga bota e trete, kryesisht nga Pakistani,
kane ndertuar ne kuadrate te rregullta vila te ngjashme.
Sa here qe kaloj neper ate qyteze me ze pikellimi se nuk ka as lulishte, as shatervane, as muzeume, as ndertesa historike, as statuja, as qender qyteti, etj.
Ndertesat lart jane ndertuar ne menyre te rregullt se jane ne Kine, por keshtu mund te katandiset cdo qytet perendimor per shkak se humbe identitetin nje popullates e madhe urbane e formuar nga emigracionit masiv ne kete epoke globaliste.
E keni ne Sauk kete pamje.
Katin e pare secila vile duket se e paska per ….dyqan.
me mire eshte Bathorja !
Te gjithe ia keni keputur kot.Ketu une shoh vetem rregull,urbanistike dhe kuptohet kur te banohen atje do te kete gjalleri.Kete Shqiperia nuk ka per ta arritur as pas 100 vjeteve.Sepse duhen shkateruar Bathoreja dhe si motrat e saj e cila nuk mund te ndodhe dhe ne vend te saj te ngrihen komplekse te tilla.Prandaj mos u tallni me kete popull punetor(kinez).
Po si ja bejne per te gjetur apartamentin e tyre kinezet ketu????