Polici hero shpëton gruan që ra në shinat e trenit (VIDEO)

22 Janar 2013, 11:02Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një polic shpëton një grua, të cilës i ra të fikët dhe u rrëzua në shinat e trenit.

Policia spanjolle ka publikuar videon ku shihet se si oficeri vrapon në shina dhe e largon gruan, pavarësisht se treni ishte pak sekonda larg.

Gruaja 52- vjeçare u rrëzua në shina ndërsa priste trenin në metronë e Madridit.

Polici 39- vjeçar, që nuk ishte në detyrë në ato momente, hidhet në veprim dhe arrin të shpëtojë jetën e gruas.

1 komente në “Polici hero shpëton gruan që ra në shinat e trenit (VIDEO)”

  1. nuk harroj says:

    Jam krejtesisht i bindur!? qe keshtu do vepronte dhe cdo polic i Mules….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje