Shpërthimi i fuqishëm kozmik goditi Tokën në Mesjetë

21 Janar 2013, 12:54Lifestyle TEMA

Një shpërthim i fuqishëm kozmik i rrezeve gama, i njohur si shpërthimi më i fortë në univers, mund të ketë goditur Tokën në shekullin e tetë.

Sipas BBC, shkencëtarët kanë gjetur prova se planeti ynë është goditur nga një seri rrezatimesh në atë periudhë, por ka debat se çfarë lloj ngjarje kozmike mund ta ketë shkaktuar.

Tani një studim sugjeron se kjo ka ardhur si rezultat i bashkimit të dy vrimave të zeza ose dy yjeve neutron në galaksinë tonë.

Përplasja mund të ketë prodhuar një sasi gjigande energjie.

Shkencëtarët kanë gjetur ndotje radioaktive në Japoni dhe Antarktidë, në formën e izotopeve që krijohen vetëm në hapësirë.

Duke bërë një përllogaritje të akullit dhe rrathëve të pemëve është arritur në përfundimin se ngjarja ka ndodhur rreth viteve 774 dhe 775 të erës sonë.

Shpërthimet e rrezeve gama janë shumë të rralla. Ato ndodhin njëherë në 10 mijë vite për galaksi.

4 komente në “Shpërthimi i fuqishëm kozmik goditi Tokën në Mesjetë”

  1. meleshja says:

    Cudi se thonin se do zhdukemi te gjithe kur ndodhin keto lloj shperthimesh. Apo kur shesin informata paniku perfitojne te gjithe qeverirat e kompanirat. Mesaduket nuk paska ndodhur asgje.

  2. ed rama says:

    duke gjykuar ne “lajmet” qe lexon ne TEMA dhe sidomos ne comentet qe shkruhen ketu ,eshte plotesisht e vertete qe ky shperthim ka ndodhur.kjo vertetohet duke lexuar “lajmet” the comentet ne kete gazete,te gjithe jane te GODITUR NGA KU SHPERTHIM.

  3. Shkencetaret kane dalluar rrezatimin e ketej vijne hipotezat per shkakun e tij. Toka ndodhet gjithmone nen rrezatim, por ja qe del se ne shek.VII ky rrezatim ka qene me i madh. “Gjurmet” jane gjetur, ndersa “Ujku” mbetet hipoteze. Po historianet nuk na kane thene ndonje gje ! Ne ate kohe ka patur njerez ne planet, madje nje Khalifat te fuqishem qe kishte arritur deri ne Spanje. Kur them i fuqishem nenkuptoj edhe qenien e dijetareve, te cilet nuk e paskan ndjere kete “goditje rrezatimi” dhe kjo eshte e justifikuar. Madje nuk ka ndonje deshmi per ndonje ndryshim, semundje, epidemi apo tjeter gje. Por a mund te quhet kjo “goditje”? Te ishte ndonje meteor apo asteroid mund ta quajme goditje. Interesi eshte vetem shkencor, por edhe kurioziteti nuk mungon.
    Ju faleminderit !

  4. bruno says:

    Hi, i have reading out and i will definitely bookmarrk your site, just wanted to say i liked this article.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje