Gjyshi vs peshkaqeni: Dhe fitues është... gjyshi (VIDEO)

21 Janar 2013, 11:12Lifestyle TEMA

http://youtu.be/5f-a3BRpb7g

Një 62 vjeçar britanik kapi për bishti një peshkaqen rreth 2 metër të gjatë dhe e largoi nga ujërat e cekëta ku po laheshin një grup fëmijësh.

Ngjarja ndodhi në Australi dhe Paul Marshallsea ka marrë vlerësimet e rojeve të plazhit për veprimin e tij.

“Gjërat mund të bëheshin vërtet të rënda. Instinktet e mia nisën të veprojnë dhe e kapa për bishti dhe e hodha më tutje në ujë,” tha ai.

Ai thotë se peshkaqeni iu kthye, por nuk e kafshoi dt.

Por ai shton se veproi ashtu për të shpëtuar vetë peshkaqenin.

“E di që është e rrezikshme, por është një krijesë e bukur. Duhet të kesh respekt për të,” tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje