Një kamerier në një restorant në Hjuston, Teksas, ka fituar admirimin e shumë njerëzve pasi refuzoi t’i shërbente një klienti që u ankua se pranë tij ishte ulur një fëmijë me sindromin daun.
Michael Garcia kishte dy vite që punonte në këtë restorant dhe kishte marrëdhënie të mira me klientët e rregullt.
Të mërkurën aty kishte ardhur Kim Castillo me familjen e tij, përfshi Milon 5- vjeç, që ka sindromin daun. Pranë tyre ishte ulur një familje tjetër, që po ankohej. Një burrë tha: “Fëmijët me nevoja të veçanta duhet të jenë të veçantë diku tjetër”.
Edhe pse druhej se mund të humbiste punën, Garcia iu drejtua klientit: “Më vjen keq, nuk u shërbej dot. Si mund ta thoni këtë? Si mund ta thoni këtë për këtë engjëll të vogël?”
Familja që u ankua për fëmijën, u largua nga lokali, kurse kamerieri është bërë si hero. Mediat kanë transmetuar aktin e tij, kurse kolegët i thanë se ka bërë veprimin e duhur.
Respekt.
njeri i madhe
Vertet kamarier gentilmen.Brava
kjo mund te ndodhi vetem ne Amerike
kjo mund te ndodhi vetem ne Amerike. Keti
u pronari te le pa pune
Njeri model,bravo Michael Garcia.
Te boj vaki kjo ne disa lokale ketu ,pronari e perze kamarierin se i prishe klientelen
Respekt per kete njeri.
Admirim vetem per kete njeri