“Mund të dëgjoja kirurgun ndërkohë që më çante stomakun”

19 Janar 2013, 12:08Lifestyle TEMA

Një nënë në Britaninë e Madhe ka rrëfyer tmerrin që kalojnë ata pacientë që zgjohen, ndërkohë që janë në operacion.

Sarah Newton ishte shtrirë e paralizuar, ndërkohë që dëgjonte mjekët që flisnin mbi të.

Ajo nuk mund të lëvizte dhe as të ulërinte, ndërkohë që numëronte çdo prerje dhe qepje që i bëhej asaj.

32- vjeçarja kaloi 40 minuta e burgosur brenda trupit të saj, e zgjuar për shkak të faktit se nuk i ishte dhënë anestezi aq sa duhej. Por muskujt e saj ishin të paralizuar dhe ajo nuk fliste dot.

Kur mjekimi mbaroi, 20 minuta pas operacionit ajo u bë histerike.

Spitali i ka paguar asaj 30 mijë sterlina si kompensim duke pranuar se anestezia e kishte lëshuar shumë herët.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndjeja. Po më prisnin dhe po më hapnin stomakun për të tharë lëngjet. Nuk e dija nëse isha në ëndërr apo jo,” thotë ajo.

“I dëgjoja, por nuk lëvizja. Përpiqesha të ulërija. Doja të lëvizja gishtat, por nuk mundesha. Tentova të shtoj rrahjet e zemrës, por sërish ishte e pamundur. Ndjesia e të qenit në kurth është më e keqe se dhimbja. Mendova se do të vdisja. Po më torturonin dhe nuk e ndaloja dot këtë gjë,” vijon tregimin ajo.

Disa studime thonë se një në 600 operacione e vuan një makth të tillë. Personat që nuk kanë marrë anestezik siç duhet, mund të jenë të ndërgjegjshëm, por nuk komunikojnë pasi janë të paralizuar. Por disa ekspertë thonë se kjo shifër është e ekzagjeruar.

Shumë nga ata pacientë që vuajnë një problem të tillë kalojnë probleme psikologjike pas operimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje