Aston Martin feston 100- vjetorin e lindjes (FOTO+VIDEO)

19 Janar 2013, 20:11Lifestyle TEMA
Aston Martin feston 100- vjetorin e lindjes (FOTO+VIDEO)

Makina e preferuar e James Bond, Aston Martin, ka festuar 100 vjetorin e lindjes duke dhuruar një spektakël të vërtetë në Dubai.

Një helikopter ka transportuar makinën e njohur për në pistën e uljes së helikopterëve në Burj Al Arab, hotelin superluksoz, që është edhe godina e tretë më e lartë në botë.

Për herë të parë në këtë helipad është ulur një makinë. Eshtë modeli më i ri Vanquish.

Drejtori ekzekutiv i Aston Martin tha se kjo markë vazhdon të mbetet simbol i luksit dhe shpejtësisë.

Aston Martin u themelua 100 vjet më parë nga Lionel Martin dhe Robert Bamford.

Marka britanike e ndërroi emrin më vonë, pas suksesit të kompanisë në Aston Clinton Hillclimb, ku u testuan me sukses makinat e tyre.

3 komente në “Aston Martin feston 100- vjetorin e lindjes (FOTO+VIDEO)”

  1. dikau says:

    Gjynah keta te Dubait!
    As rruge ku te ecin makinat qe ti shohin njerezit nuk kane!

  2. shqipja says:

    Hidhi nje sy helikopterit bish Agusta-139, pa varja aston leshit me dy goma koti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje