Giuseppe Gulotta, një murator nga Firence, është një nga rastet e shumta e faktit që drejtësia shpesh herë gabon me vendimet e veta.
22 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 18 vjeç, Gulotta u arrestua nga policia, i akuzuar për vrasjen e dy karabinierëve. Dhe, për këtë ngjarje u dënua.
Por, 22 vjet më vonë është vërtetuar që ai nuk është përfshirë në këtë ngjarje dhe për këtë arsye është liruar nga burgu.
Tashmë ai ka vendosur që të hedhë në gjyq shtetin për qendrimin në burg pa qenë fajtor dhe kërkon plot 69 milionë euro dëmshpërblim. Një shumë e konsiderueshme, që ai thotë se e kërkon për vitet e lirisë që i janë mohuar dhe vuajtet e shumta psikologjike dhe fizike që ka kaluar gjatë këtyre 22 viteve.
Edhe 690 sdo ishin boll per te .
ske cfare ti besh vitet iken o valerio vini cfare te beje si mbas teje?te pakten te marri demshperblim e ti shijoje ato vite qe i kane ngelur,se fundja murator ishte skishte nai jete lluksi,njesoj eshte si te jetosh ne shqiperi me shtetin e saliut e si te jetosh brenda nja 22 vjet ska asnje dallim.
Edhe Jari kamarier ka qënë dikur ?
Po pse 69 dhe jo 70 miljon euro.
Do i kete ngel ne mendje 69 si duket ?
tmerr eshte ne fakt . ta kalosh jeten ne burg kot