Një gjyshe nga Britania e Madhe shiti shtëpinë e saj dhe humbi të gjitha kursimet, pasi e braktisi i dashuri i saj, shumë vjet më i ri.
Pat Ekins, 50 vjeç, u marros nga dashuria ndaj një turku, të cilin e njohu gjatë pushimeve në Marmara.
28- vjeçari Ibrahim Halin kishte nevojë për para për një lokalin e tij në Turqi.
Ekins shiti shtëpinë e saj në Britani dhe bashkë me kursimet, ia dorëzoi të dashurit.
Por sapo paratë kaluan në llogarinë bankare të Ibrahimit, ai u zhduk.
“Shkova në Turqi dhe transferova të gjithë paratë në llogarinë e tij. Ai u largua nga apartamenti, duke thënë se do të kthehej, por nuk u kthye. Ditën tjetër e kuptova se çfarë kishte ndodhur.
Ishte e tmerrshme. Mendova se ishim të lumtur. Preka fundin,” thotë Ekins, që i dha turkut 70 mijë sterlina.
Ajo fjeti në dyshemenë e një berberhane në Turqi, pasi nuk kishte më para. Një mikeshë i bleu një biletë për tu kthyer në Britani.
Por aty gjërat u bënë më keq, pasi familja e braktisi, duke qenë se ajo e kishte shitur shtëpinë pa u treguar atyre.
“Kisha thyer zemrën e vajzës sime. Pasi humba gjithçka, nisa të fle në park dhe të kërkoj në kazanë plehrash për ushqim,” thotë ajo.
Pas vuajtjeve të shumta, ajo u pranua në një shtëpi bamirësie.
Tani jeta e saj është sistemuar. Me të bijën komunikon dhe ajo i dërgon fotot e nipave. Por për ta vizituar nuk e ka vizituar akoma.
Eh cte bo manalli
Redaksia, ruani pak “copyright” te nick-eve. Se jane shtuar si shume “aqifet” kohet e fundit…
Aqifi i vertete
jeni të sigurtë se kjo është vetëm 50 vjeç????
kjo ngjan si në 70 vjeçare?!
Obobo….shume e trishte kjo histori qe t’ia lejojme vehtes te tallemi. Po si moj none shkove e i zune bese ‘brahimit??
BUDALLAQE DHE NAIVE, SI TE ISHTE 50 MUAJSH, E JO 50 VJEC.
Keshtu e peson kur te ndizet flake grika e furres ne pleqeri. Vegla kendon kur je e re si me ka kenduar mua dhe Josefines. E kam edhe une akoma veglen ne kete moshe a te keqen , po e dua vetem sa te bej shurren jo tjua fal te tjereve ta çperdorojen. Do kete mbetur e uritur kur ka qene e re, po punet kane sira e behen me radhe. U kujtua tani qe voza ka hedhur rrathet se i jane kalbur dhogat e fundit.