E bija ngushëllon Heinz F.
Ai e donte atë aq shumë, sa nuk e duronte faktin se ajo po vuante. Heinz F. nga Germania, 85 vjeç, vrau gruan e tij të sëmurë me demencia. E vrau sepse ajo e dëshironte një gjë të tillë. Për këtë arsye ai është dënuar me 2.5 vite burg.
Për gjashtë vite me radhë, Heinz ishte kujdesur për gruan e tij, Helga, 84 vjeç. Ajo nuk donte të shkonte në azil dhe iu lut atij që ta vriste. Natën e 17 shtatorit të shkuar, ai e vrau me dy të qëlluara.
“Helga ishte dashuria ime e madhe. Kemi qenë për 58 vite të martuar dhe të lumtur. Por në fund ajo po vuante. Natën fliste me persona, që nuk ekzistonin. Ditën isha aq i lodhur, sa më binte koka në pjatë,” tregon Heinz.
Heinz tha se atëherë vendosën për një vdekje të përbashkët.
Armën e bleu në tregun e zi. Po kur e qëlloi atë, arma ngeci. Mori thikën për t’i prerë damarët, por aty i ra të fikët.
Pastaj mbërriti policia.
Kot s’thone “Dashuria s’njeh kufij”…
E dhimbshme ?
Sa vite drite larg jane nga njeri tjeteri keta njerez!!!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html
denim i padrejte
sala vret popullin RRUGAQ MUTI
Ne Shqiperi burri vret gruan me sepate, pret koken, thjesht per nje llaf goje, apo per ndonje te pame
Shume e dhimbshme, mos i baft vaki kujt. Tragjikeee!