TemA TV/ PS dhe PD arrijnë konsensus për ligjin e SHISH (VIDEO)

21 Shkurt 2013, 10:57Sociale TEMA

Edhe pse emërimi i Visho Ajazit në krye të SHISH solli zemërimin e opozitës, kjo e fundit ka dhënë konsensusin për ligjin e SHISH.

Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë kanë miratuar me votat e të dy palëve ligin për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative.

Në ligj parashikohet ngritja e Nënkomisionit të Sigurisë, që drejtohet nga opozita dhe që do të mbikëqyrë agjencitë e inteligjencës si SHISH, SHIU, SHKB, Policinë Financiare dhe Shërbimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Po ashtu në ligj u jepet mundësia punonjësve të këtyre shërbimeve që të denoncojnë në Kuvend shkeljet e eprorëve, duke u ruajtur atyre anonimatin.

4 komente në “TemA TV/ PS dhe PD arrijnë konsensus për ligjin e SHISH (VIDEO)”

  1. al says:

    ne nuk miratojme ligje qe i nxjerrim vete por aplikojme eksperiencen e shteteve me moderne. pse pikerisht tani u kerkua ky ligj ?pse nuk u miratua me pare?aresyeja eshte e thjeshte ,ate qe tha deputeti sterkaj ,se qeveria po e kupton qe do jete ne opozite te sigurte mbas zgjedhjeve te 23 qershorit. perderisa jemi republike parlamentare ku delegohet vullneti i popullit ,parlamenti duhet te jete ai qe te kontrolloje jeten politike ekonomike te vendit. shume shpejt do shohim ndryshime te medha te legjislacionit ne favor te opozites ,pasi kjo eshte pregatitje mbas zgjedhjeve. zhozi e perdori parlamentin jo si instituicion politik por si prone e pd dhe asaj,kjo pra eshte diktatura me moderne ,ajo e kartonave, pa konsultua me opoziten. konkluzioni dihet ekonomi e shkaterruar, institucione te marra peng dhe distancim i perendimit me qeverine aktuale. ne qofte se ps ,do te ndjeke kete rruge mos e marrte kurr pushtetin . megjithate shpresa vdes e fundit.

  2. fl says:

    epo pune korrakesh

  3. Pilo Lala says:

    Bravo Bizhga i Kurveleshit qe ja the zagareve te Berishes, qe e dine edhe vete tani qe kane humbur zgjedhjet, dhe Kryetarin e Vicidolit!
    Pse nuk e kuptoni ju qe Ambasadori Amerikan e ka thene hapur qe Edi Rama do jete Kryeministri ardhshem?
    Berisha ka 1 vit qe eshte ne qeline e izolimit politik, per te shkuar ne qeline e izolimit fizik, mbas 23 Qershorit.
    Eshte bere gati qelia me krevate, kane nderruar dhe carcafet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje