TemA TV/ Edhe 4 ditë nga zgjedhjet, vazhdon fushata në Maqedoni (VIDEO)

20 Mars 2013, 19:12Sociale TEMA

4 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoni, partia aleate në qeverinë “Gruevski”, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti e ka zhvendosur fushatën në Gostivar. Ky është një qytet që qeverisej para 4 vitesh nga BDI, por iu mor drejtimi nga Rufi Osmani, i cili është në krye të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u kërkoi qytetarëve që të mbështesin kandidatin për kryetar komune, Nevzat Bejta.

Sipas Ahmetit, kandidati Bejta ka njohuritë dhe energjitë e duhura për ta realizuar më së miri programin për zhvillimin e Gostivarit.

“Nga ju kërkoj që të mbështesni dhe të afroni sa më shumë njerëz rreth platformës së BDI-së. Pas kësaj platforme dhe programi qëndron BDI-ja me gjithë kapacitetin, kuadrot dhe anëtarësinë e vet. Vota që ju do të jepni më 24 mars do të thotë fitore për ju”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi takimin kryesor elektoral të ditës, në komunën e Strugës. Lideri i PDSH-së, një forcë opozitare, Menduh Thaçi tha se “Struga ka avantazhin që të votojë Ziadin Selën, njeriun që i ka qëndruar besnik shkollës politike të Arbër Xhaferit, të cilin do të donin ta votonin të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trevat”.

Mediat në Maqedoni raportojnë ndërkohë se partitë maqedonase kanë përgatitur planin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 24 marsit, në zonat të konsideruara të ‘nxehta’, sidomos në Kërçovë dhe Strugë.

2 komente në “TemA TV/ Edhe 4 ditë nga zgjedhjet, vazhdon fushata në Maqedoni (VIDEO)”

  1. SRB says:

    A ka “shqipe” aty ne Maqedoni?
    Mut do shkojne zgjedhjet edhe aty
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html

  2. V says:

    Aty ka Shqiptarë dhe zgjedhjet do shkojne shume mire. Nga Struga deri ne Kumanove, te gjitha komunat e qytetet te maqedonise perendimore ne krye te 2 javeve do te udhehiqen nga Shqiptaret. E ju greket e gazetes Tema bashke me 3-4 serbet e Sali Bishes do thani pilaf e do hani icik m.. mjalt
    Ne 7 Prill, kur eshte edhe dita e raundit te dyte do shkruajme perseri ketu: une duke pire raki e duke festuar e ju greket gjakprishur duke share shqiptaret e maqedonise.
    Hajt shnet deri atehere..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje