TemA TV/ PS: Ky shtet nuk garanton dot më asgjë! (VIDEO)l

20 Mars 2013, 14:11Sociale TEMA

Partia Socialiste ka deklaruar se ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në vend tregojnë se sa e rënduar është situata e kriminalitetit në Shqipëri.

Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, në një konferencë nga selia rozë tha se vrasja e Julian Çelës tregon se krimi mbizotëron dhe se qeveria nuk garanton as sigurinë e fëmijëve dhe as të jetës së njerëzve.

“Krimi makabër që ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare dhe që ka prekur çdo familje, çdo nënë e çdo baba në këtë vend, tregon në fakt se sa e rënduar është situata e rendit në Shqipëri, sa i paaftë e i kalbur është i gjithë sistemi i drejtësisë dhe rendit që supozohet të garantojnë qytetarët shqiptarë.

Sot ky shtet nuk garanton dot më asgjë.

Nuk na garanton dot që nuk do të grabitemi në rrugë apo në shtëpitë, pronat e dyqanet tona.

Nuk na garanton dot se nuk do të humbasim jetën në një nga ato qindra e qindra aksidente rrugore që ndodhin çdo vit në Shqipëri.

Nuk na garanton dot se nuk do të na vrasin apo sulmojnë;

Nuk na garanton dot se ushqimet që hamë, pijet që pimë e ilaçet që marrim nuk do të na bëjnë më shumë dëm sesa mirë.

Dhe që prej pak ditësh, zbuluam se nuk na garanton dot as sigurinë e fëmijëve tanë nga monstra si ai që i mori jetën një fëmije 11 vjeçar.

Ky krim, që ne lutemi të mos përsëritet kurrë më, nuk është thjesht vepër e një mendjeje të sëmurë. Ky krim është një përgjegjësi e të gjithë shtetit, e sistemit të drejtësisë e organeve të rendit që siç ndodh rëndom në Shqipëri nuk bënë absolutisht asgjë për ta parandaluar,” tha Gjermeni.

“Pyetjet që shtrohen janë të rënda:

Si ka mundësi që ky njeri shpëtoi vetëm me gjobë nga gjykimi i tij i parë për rrëmbimin e një fëmije? A mban kush përgjegjësi për këtë?

Si ka mundësi që kësaj policie që bënte teatër duke pozuar në mënyrë të turpshme me vrasësin, nuk i shkoi ndërmend të kontrollonte një njeri të skeduar nga drejtësia për rrëmbime fëmijësh kur një tjetër fëmijë u zhduk vetëm pak metra larg shtëpisë së tij? A ka një bazë të dhënash policia jonë? A ka një inspektor zone?

Qytetarët nuk mund të kënaqen e të ndjehen të sigurt me një polici e në shtet që reagon për çdo krim pas pilafit e që të vetmen ide për luftën kundër krimit ka ashpërsimet e dënimeve. Ashpërsimi i dënimit mund të jetë i drejtë, por ai nuk e kthen në jetë vogëlushin e vrarë, as ia fshin dot nga kujtesa plagët grave e fëmijëve të dhunuar, as shpëton dot jetët e humbura në aksidente,” vijoi deputetja e PS.

37 komente në “TemA TV/ PS: Ky shtet nuk garanton dot më asgjë! (VIDEO)l”

  1. i says:

    po qe kjo qeveri nuk e garanton kete e dime ne…
    po ju do e garantoni me saimirin minister rendi??? (qe ishte deputet kur e kapi njeri nga rruga prej leckash dhe iku duke mbyllur gojen)

    1. flaka says:

      keta sigurojne vetem plumb per popullin. Sec po shoh nje fryme tejet te madhe per ndryshim e kete padyshim e ka mbjellur PS dhe edi rama.. ju pergezoj, une jam i djathte por ju vertete keni gjak fituesi.

      1. stela says:

        Saliu garanton miliona per Argiten dhe plumb per popullin. Kete ka treguar ai qe ka bere nje polici mafie e nje shtet pa shtet. ketu gjithcka duhet bere nga fillimi e duhet ftilluar me njerez e ide te reja.

      2. aida says:

        sa te jet sali berisha ne pushtet asnje her ska per te ber hajer ky vend!!

        te na rrojen kriminelat se per qytaret e thjesht nuk ka me shtet per ti siguruar rendin, jeten , ekonomin!!

        1. herta says:

          Ktu bien policet 1 nga nje,vriten sikur te jene presh e jo njerez,e gjith rinia ka marrre kot,nje nivel kreiminaliteti te papar,vrasje per canta,pedofila tashme pafund,te shk\retet ne,i shkreti shqipetar.\ me kto qe ka.

      3. lini says:

        Kjo qeveri nuk siguron dot jetren e qytetarit,kjo polici nuk ka te sigurt jeten e vet,nuk mbron dot veten e jo me te na mbroj ne,plot sinjale jane dhene me vrasjen e komandanteve te komisariatit,ja pra cfare sigurie kemi ne?

    2. gertjan says:

      Pa ikur kryemafjozi Sali as te mos e imagjinoje njeri se do behet ndonjehere ky vend,shtet!Ligji ketu tek ne thjeshte egziston ne leter mirpo kur vjen puna per tu zbatuar mbi kriminelin aty sharra ngec!Ngec sepse kjo hallke ashtu si i tere zinxhiri jane te korruptuara!

    3. janaq says:

      Po ky eshte regjimi fashist,ke frike se nga momenti ne moment mund te gjendesh i vdekur!Ky eshte sistemi i korruptuar i drejtesise qe nuk denon asnjehere vrasesit!Kjo eshte policia dhe paloshteti qe nuk jane te afte te mbrojne jeten e qytetareve!Epo nuk vazhdohet keshtu….

    4. mali sh says:

      Ore ka marre fund gjithcka,gjithcka!Anuk e kuptoni o njerez se ku jemi katandisur!Te shporrim kete qeveri te super koruptuar e hajdute,ndryshe skemi se si te gjejme zgjidhje!Te largojme qeverine e paafte me ne krye monstren e gjithe kesaj meseleje te quajtur Sali Berisha

    5. dino says:

      SOT KJO KEQEVERISJE NUK GARANTON ASNJE SIGURI PER JETEN E QYETAREVE. SOT SHQIPERIA ESHTE BERE NJE SHTET KU KE FRIKE TE JETOSH, NJE SHTET QE DUHET NDRYSHUAR SA ME PARE SEPSE NUK MUND TE VAZHDOHET ME PERPARA ME KETE QEVERISJE TE KORRUPTUAR.

    6. megi says:

      kur policia ne vend qe te bej punen sic duhet e ka mendje ku te marri lek sa me shum qe te plotesoj rrogen mujore ?

      e mbaj mend si sot kur policia dhe prokuroria thoshte cela ka ikur me vetedije !!

      po si mund te iki nje femi 11 vjec me vetedije vetem kjo polici e dinte:)

      dhe riperseritja e nje policie te paafte e mbushum me militatant te PD bejn disa filma action me ket kriminel qe tja shesin medies:))

      a keni par keshtu…

      kjo polici esht e degjeneruar por degjenerim sic e thoni dhe ju vjen nga kjo qeveri qe esht e zez nga koka deri te kembet

    7. cika terbac says:

      qe duhet ndryshim radikal ne e dime,po me keta debutet qe na servirni ju si ELTAR DEDEN ,qe dikur e quanin PROLETAR,nga qe ishte djali i sekretarit te KOM.PARTISE TE VLORES,nezonen e lumit te VLORES,veshtire te besojme se do te ndryshoni dicka.

    8. aurela says:

      Sa njerez vdesin ne dit nga krimi? pse 80 e shqiptarve thojn qe siguria ne shqiperi esht keqesurar?? sa komiser policie kan humbur jeten qe prej ardhje se berishes ne pushtet?? Ne polici nuk ekziston profesionalizmi por militantizmi dhe paaftesia! drejtoret e policis jan inkriminuar totalisht. Kemi nje minister te Brendshem është një partiak i rëndomtë dhe ben papagallin e saliut!! ku e vetmi synim i tij nuk esht nuk siguria e qytetarve porrr me vendosje strukturash e njerëzish për zgjedhjet. Në postie e larta te siguris se rendit vendosen njerëz që do ndihmojnë në mbajtjen e pushtetit e komunistit sali !!

      Ca do presesh nga kjo qeverisje ku cdo drejtuas i shteti esht ordiner sepse normal i ka vendosur kryordineri :SALI BERISHA???

      DHE SHQIPTARET HESHTIN HESHTIN DHE VETEM HESHTIN!!!

    9. anti sali shpella says:

      ORE NJEREZ JENI NE VETE APO JENI TE C MENDUR UNE NUK E KUPTOJ SE SI JU AKOMA RRINI DHE HESHTNI ME KETE QEVERI KURVASH QE KA KAPITULLUAR SALI ISLAMIKU SALI SHURRA SALI MUTI KA IKUR PER LESH KARI DHE ESHTE BERE SI UJK SHURDH

    10. adri says:

      kjo gjyqtarja shefkija demiraj eshte nga Tropoja ka nxjerre kriminel nga burgu. hetojeni burri saj ecen me super benz

  2. DINO says:

    Kjo qeveri garanton vetem rritjen e te ardhurave te familjeve te tyre.

    1. salii ik says:

      bravo ps per denoncimet. kemi besim e te gjtihe ne votime jemi kete here,, sdo lejojme te tallem me me ne ?

  3. liri a vdekje says:

    po si mund te garantojne jeten e njerezve te thjesht kur kryeministri shkon neper shkolla me jelek antiplumi ,kur thote vegoj qielli kur shtrengova doren papes kur flas me zotin etj .Qe te kemi garanci jete duhet izoluar ky njeri _specje e fundit ne zhdukje ,pastaj te vazhdojme ke binomi qytet ne drejtim te policis bashke me barkderrat e dajtit ne grupin na bashkoj ciftelia ….

  4. Briri cjapit says:

    duhet vetem ak qe ka premtuar se do t’i fusi plehrat ne burg sepse per ciun e e ka ik gjithcka kot, ai nuk ka bythe te beje shtet megjithe kete larasken..

    1. yyt says:

      ca AK thu mer i marre ca AK. Seshte pune per partyicka qe do me mbledh vota me emocionet e popullit. Ai kacurrelsi qorr leh kot se ska ca ben me 10 veta qe ka nga pas e qe eshte sfumuar kaq shpejt. Denimi behet me institucione e jo me fjale demagogesh ndaj, une besoj ne programin e PS.

  5. tigri says:

    O njerez, saliu eshte i humbur tani, e organizimi i PS duuhet te jete i mire pasi fitorja varet nga organizimi juaj. Votat i keni se pakenaqesia eshte ne kulm.

  6. Da Vinci says:

    Se kjo qeveri eshte anti-shqipetare dhe e lidhur me te gjitha grupimet mafoze kete e dine edhe bebet qe kane lindur dje… Po ju si opozite nuk keni bythe as ta largoni nga pushteti e aq me pak te drejtoni kete vend ne menyre demokratike! E cfare mund te presim nga ju qe te vetmen menyre reagimi kunder babezize dhe krimeve te kesaj bande kriminelesh qe ka kapur shtetin, keni vetem ca deklarata “debile” neper mediat tuaja apo ne rrjetet sociale??
    Opozita e verete e ketij vendi eshte vetem Mero Baze dhe jo ju frikacaket servile qe pretendoni te qeverisni neser! Per nga morali, pjesa me e madhe e juaja (duke filluar me Cacin, Malajn, Daden, Rucin & co….), eshte njelloj si Sale plehu, i vetmi ndryshim qe keni nga vicidolesi eshte se ju keni frike edhe nga hija juaj.

  7. Gezimi says:

    Ne kohen e qeverisje 8 vjecare te PS, vendi jetoi nje rrokopuje te jashtezakonshme. Kete populli e di mire, sepse eshte shume e fresket. Megjithate njerzit e argumentojne ate me liberalizmin dhe faqezillekun e Fatos Nanos. Kerkojme qe neser kur te vini ne pushtet, te performoni nje qeverisje krejt tjeter, qe te na kthehet besimi se ky vend mund te behet.

  8. Berlin says:

    Ik mi shurranjose u bo ftyra kesaj te flase per demokraci.

  9. argita says:

    O njerez po nuk u denua saliu luli olldashi mediu prokurore gjukates qe ndajne parate me krimin nuk ecet perpara gjyqtari qe nxori xhaken e olldashit vetem u lirua nuk udenua te shikojme me kete tjetren qe liroj pedofilin cdo te behet ketu fillon ppproblemi yne ne 7 prill te gjith ne shesh kunder korupsionit qe cdo dit po na mer frymen sa per meron kemi te gjith respekt dhe do ta mbeshtesim po mero duhet te behet me I fort kur te vine keta te tjeret jo si fevzo fshesa flm

  10. laraska says:

    Shum faleminderit per konstatimin se nuk e dimin. Mire qe te kemi ty qe na tregon realitetin tone, qe e jetojme dite per dite.

  11. kinezi says:

    Kjo qeveri e korruptuar deri ne palce nuk do te arrije me te vazhdoje me te tej. Duhet ti jape fund me kac, ka bere mjaft te kece popullit shqiptar.

  12. luis says:

    Me Saliun krimi dhe kriminelat vec lulezojne dhe marrin permasa gjigante.Nuk mund te pritet nga nje kriminel qe kanaqet me vrasje te vendose rend.
    Qe ne hapat e para te karrieres se ketij muti i kujtoj horrat dhe kriminelat e Shkodres kur e shoqeronin kete maskara ne cdo tubim dhe keta horra bashke me kete mut hiqeshin si triumfatore te demokracise.
    Populli shqiptar u tregua nje popull i tejskajshem injorant kur e lejoj kete monster te vinte ne pushtet per here te dyte dhe tani vec lusim Zotin qe te na e heq e mesa duket edhe vete Zoti per mekatin tone te pafalshem po na e le si ndeshkim per mekatin tone.

  13. Treviso says:

    Kjo qeveri ka kohe qe punon kundra popullit te tije.
    Kjo qeveri me ne krye kriminelin sali ka kohe qe vret popullin per interesat e veta. Kjo qeveri jeton vetem be forcen e banditizmit.
    Zonja Gjermeni, jane gabimet e juaja fatale qe keni bere si parti. Krimineli sali i ka çfrytezuar keto gabime dhe e ka kthyer shtetin si pronen e tije. Duhet te ndroni ju si parti, politiken qe po ndjekni per te mposhtur barbarin.

  14. dino says:

    Kjo qeveri e korruptuar ka kohe qe punon kunder popullit. Ky shtet nuk arrin te garantoje asgje, duhet te largohet!

  15. anklirta says:

    Me daten 23 do ta realizojme kete deshire te mijera shqiptareve.

  16. Www says:

    Z. Socialiste ! Persa i perket garancive te permendura me lart
    them se edhe ne shtetet e tjera ,ku qeveria eshte shume e mire , keto ngjarje
    jane te pashmangeshme , asnje qeveri nuk i garanton qytetareve sigurimin e tij te plote.
    Pedofilia eshte me shume se ne Shqiperi , vjedhjet jane te pashmangeshme , krimet ofdinere etc
    Mos ndoshta pretendojne socialistet qe po te jene ata ne qeveri i siguron qytetarit garanci te plote.
    zonje duhet te vije perseri Enver Hoxha qe te mblidhen keta te cmendur , por jo Rama

  17. anklirta says:

    ne jemi ndryshimi radikal,me Edi ramen ne krye dhe me Rilindjen e gjithe Shqiperise e shqiptareve.

  18. anklirta says:

    Ca garncie aman, gjith populli shqiptar thote te jape denim me vdekje per monstren,ky thote jo se jemi pjese e bashkimit europian.Po i jep nje denim te lehte aty,ate ta therresh se ta varesh i bejme nder.

  19. anklirta says:

    Asgje ste garanton,ja vrasesi qe vrau Julianin, do denohet do dali kush me garanton mua se femija im sdo jete viktime e rradhes?

  20. anklirta says:

    turp per kete kryeminister.

  21. Data Baza says:

    Lexova nje pyetje teper intresante qe ben deputetja e nderuar kur thote se a ekziston nje baze te dhenash?

    Te arihet deri aty sa te dyshohet se ekziston nje baze te dhenash per ngjarje kriminale kjo perben nje problem shume kritik per drejtesine. Duhet te ngrihet menjehere nje grup i posacem kontrolli ose komision hetimor per te vertetuar dicka te tille.

    Nese grupi i kontrollit konstaton parregullsi ne mirembajtjen e te dhenave duhet te merren menjehere masat e duhura per te vene para pergjegjsise fajtoret per moszbatim detyre. Kjo sigurisht duhet bere ne perputhje me bazen ligjore, e cila me siguri qe duhet te permbaje paragrafe te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje