TemA TV/ Leskaj: Vitin që lamë pas, 13 miliard lekë dëm buxhetit të shtetit (VIDEO)

19 Mars 2013, 15:12Sociale TEMA

Gjatë vitit që lamë pas buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 13 miliard lekësh.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i ka raportuar këto fakte përpara komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Sipas kreut të KLSH-së, ky institucion ka bërë 40 kallëzime penale për ato raste ku janë konstatuar shkelje.

Ndërkohë që opozita kërkoi më tepër kontrolle në rastin e dhënies së koncesioneve dhe në shpenzimet e Bankës së Shqipërisë.

Sipas kryetarit të KLSH-së, nga auditimet e realizuara, 24  nga 100 koncesione kanë pasur probleme.

Gjatë 2013-ës, KLSH-ja synon që të rrisë auditimin dhe të ulë dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit.

3 komente në “TemA TV/ Leskaj: Vitin që lamë pas, 13 miliard lekë dëm buxhetit të shtetit (VIDEO)”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Gjera te vogla Leskaj..Je si ai bicimi i Avokatit te Popullit qe thote: “Ka abuzim me te drejtat e njeriut, por s’kam c’fare te bej”…Pervec shifrave abuzore qe kontrolloni dhe nje dyfek ne brez qe do jua japi “qeverria”, aq qesharak ju ka bere PLAKU MERE..

  2. [po ti cfar ke bere si kontrodh i lart i shtetit…

  3. Tarrasi says:

    Jane keto 13 Miliar leke te reja?

    Domethene 130 milion Dollare?

    Po si ka surrat Sali Serb Berisha te beje llogje Kavaje per arritjet e tij???????!!!!!!!

    Pse nuk var Sali Serb Berisha nje gur ne qafe dhe hidhet ne det?

    Po ka arritje qeveria e Sali Berishes arriti te denoncoje nje pjese te vjedhjeve te veta ky eshte nje hap perpara dhe duhet pergezuar.

    po tani qe i dime hajdutet cfare do bejme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje