Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka pranuar se Migjen Basha dhe Valdet Rama do të kenë mundësinë të veshin fanellën kuqezi në ndeshjen miqësore kundër Lituanisë, por jo në atë zyrtare kundër Norvegjisë, për shkak të problemeve me dokumentacionin.
Trajneri ka shpjeguar se për Ramën është e pamundur pajisja në kohë me pasaportën shqiptare, ndërsa shpresohej deri në minutën e fundit që këtë mundësi ta kishte Basha, për të cilin është bërë kërkesë në FIFA.
“Kemi 25 lojtarë në listë, sepse janë përfshirë Migjen Basha dhe Valdet Rama. Sigurisht që Rama nuk do të mund të luajë me Norvegjinë, për arsye dokumentacioni, ndërsa për Bashën shpresojnë të vijë “bekimi” nga lart. Nëse vendimi i FIFA-s merret sot, ai mund të luajë menjëherë. Gjithsesi, të dy këta lojtarë mund t’i aktivizojmë në miqësoren me Lituaninë”, tregoi trajneri italian.
“Me Norvegjinë zhvillojmë dy ndeshje kyçe të këtyre eliminatoreve brenda dy muajve. Janë dy ndeshje të rëndësishme, kundër një kundërshtari të fortë me cilësi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ndryshe do të rrezikojmë shumë. Gjithsesi në këtë sfidë të dyfishtë mendoj se gjithçka është e hapur. A firmos për barazimin? Ndoshta pas takimit”, u shpreh me humor ai.
De Biasi foli gjithashtu edhe për temën e nxehtë të ditëve të fundit të braktisjes së kombëtares kuqezi nga të rinjtë e talentuar shqiptarë të cilët zgjedhin kombëtaret e tjera, ky dy rastet e fundit janë Kabashi dhe Brahimi.
“Ata janë futbollistë të rinj, që akoma nuk kishin treguar cilësitë e nevojshme për të qenë pjesë e kombëtares A. Me përfaqësueset e moshave kanë bërë mirë dhe prisnim momentin e duhur për t’i grumbulluar, por nëse dikush kërkon t’i djegë etapat, atëherë do të mbetet vetë i djegur. Kabashin e kisha shumë në konsideratë, por ndoshta është këshilluar keq. Unë e kisha në konsideratë, por presioni “ose luaj në kombëtaren ose nuk vij”, është shenja e parë që tregon se nuk mund të shkosh gjëkundi”, deklaroi trajneri italian duke bërë të qartë se tashmë as që mendonte më për këta futbollistë.
Kombëtarja shqiptare për ndeshjet kundër Norvegjisë dhe Lituanisë:
Portierë: Samir Ujkani (Kievo), Etrit Berisha (Kalmar), Orges Shehi (Skënderbeu).
Mbrojtës: Lorik Cana (Lacio), Debatik Curri (Gençlerbirligi), Andi Lila (PAS Janina), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Mergim Mavraj (Grojter Furth), Franc Veliu (Flamurtari), Elseid Hysaj (Empoli), Tefik Osmani (Teuta).
Mesfushorë: Odise Roshi (FSV Frankfurt), Alban Meha (Paderborn), Emilian Vila (PAS Janina), Migjen Basha (Torino), Ansi Agolli (Karabak), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Ervin Bulku (Sepahan), Valdet Rama (Real Vajadolid), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Jahmir Hyka (Lucern).
Sulmues: Armando Sadiku (Lugano), Edgar Çani (Katania), Erjon Bogdani (Siena), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainti).
Ama ca zyrtare federate qe keni ne !
Po keto masa,duheshin mare me kohe ..jo tani,qe trajneri te kishte kohe ti provonte ….. Le qe ky trajner s”e ka haberin fare…. Grupi qe jemi ne eshte grupi me i lehte ….por ne nuk kemi trajner per te qene
SUKSESE ÇUNAT E KOMBËTARES!
RAIMONA KA SHKU KE ARA E TARES ?
SUKSESE DJEMTË E EKIPIT KOMBËTARË
RAIMONDA KA MARRË KUM TE BOVA E PARË ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html
De Biazi nuk e ka idene e historise se futbollit tone , ose ky do te justifikoje paraqitjen e tij te dobet
Se ne jemi ndeshur ne 1998 me Norvegjine ne Norvegji dhe ndeshja ka perfunduar ne barazim 2;2 ,
Ne kete ndeshje ne kemi shenuar te paret dy here –me gola te shkelqyer te Bushit dhe goli tjeter i Tares ishte mrekulli se e beri gol duke u zhytur me koke….
.Pastaj barazoi Norvegjia me nje penallti te dyshimte dhe golin tjeter e beri ne korne __Por ama ne ate ndeshje ne kemi lozur shume here me mire se Norvegjia
Ndaj ky De Biazi nuk ka te drejte te flasi me frike ndaj tyre ,se ne jemi paraqitur shkelqyer kunder tyre
!
Edhe ne lidhje me gjatesine –Lojtaret tane jane njelloj ne gjatesi me Norvegjezet –Sulmuesit tane jane me te gjate se mbrojtesit norvegjeze
Bogdani Cani, Salihi dhe Sadiku jane shume te gjate –Jane mbi 1;85 ,
ndersa mbrojtja norvegjeze ka nje 2 te shkurter fare —
Une cuditem me kete trajnerin De Biazi , ky me skuadra mediokre si Norvegjia dhe Gjeorgjia loz per ibret dhe ka nje mentalitet prej disfatisiti
Futbolli jone me ardhjen e DE Biazit ka bere hapa mbrapa ne menyren e lojes
dhe ne mentalitetin per lojen …..Hiqeni kete deficentin e Italise se na mori ne qafe
Grupi jone eshte grup i dobet dhe gjynaf te mos kualifikohemi
mi piace de blazi,,,giusto per quel sfigato del juve(juve sempre ladri cmq),cosa pensa quell idiota che e stato 2 volte in panchina nel seria A e ha il posto sicuro nel albania?…semplicemente un bambino,per nn dire un coglione.poi me ha fato ridere l’intervista di quel altro vlonjati me gjoks me vrim, Che albania nn sa tenere i talenti…
ma chi ti vole??cosa hai dimostrato?chi cazzo sei???vermi di merda…
andate andate pure dopo un sognio,,,italia uno come ballotelli e lo fiscchia pure ,che e un talento .
cmq GRAZIE MISTER DE BLAZI il proseco al OSTERIA SENZA OSTE TE LO OFRO MI VECCHIO
Zoti Ilir qe ose te vjen turp ose ke pordhe si shume emigrante qe nuk komentojne ne shqip….Kabashi nk ka per te luajtur kurre me Juven e pare ose me kombetaren italiane sepse eshte thjesht nje deshtak dhe pordhac….Juventusi dhe kombetarja Italiane i kane zet pordhacet dhe nk kane per tja dhene kurre shansin ketij kalamau…..Forca Juve…Forca Shqiperia…. ?
Takimi miqesor, planifikohet per te kontrolluar lojtaret e formacionit dhe taktiken qe do perdoret,ne takimin e ardheshem.
Po qe se do beni ndeshje per llotosportin,te futemi dhe ne ne skedine,na tregoni rezultatin.
Ky trajner hedh baste me ndeshjet tona __Kjo eshte kompelt qesharake dhe pa asnje kuptim
Te besh ndeshjen miqesore pas ndeshjes zyrtare , eshte pa kuptim tregon se ky trajner hedh baste
Shpresojm qe te Premten te marrim nje rezultat pozitiv ne Oslo, na duhet ne kete llum qe ndodhet kombi jon, na duhet per moral dhe rigjenerim.
Bookmakersat japin si super favorite Norvegjine, fusha e blerte do i pergjigjet.