FOTO LAJM/ “Babëzia e pushtetarëve”

17 Mars 2013, 13:39Sociale TEMA

Historia e tij është nga të shumtat në këtë vend.

Ai është piktor dhe ka marrë shumë tituj e nderime në qytetin e tij, në Durrës.

Por ndërsa ndërton bashkë me familjen një resort në zonën e Malit të Robit, mbushur me pikturat e tij, Ardian Tragajt i hapet një konflikt me një familje që e pretendonte tokën.

Konflikti përshkallëzohet disa herë dhe një ditë vere, Ardiani bashkë me të vëllanë qëllojnë mbi personin që pretendonte tokën, Sulejman Shehun, i ardhur në Durrës. Nga plumbat gjen vdekjen edhe roja e resortit.

Tani Ardian Tragaj dhe vëllai i tij janë në pranga, pasi akuzohen për këtë vrasje.

Por ngjarja nuk është mbyllur. Disa ditë më parë, vëllait të Ardianit i vendosin eksploziv në makinën e tij, si hakmarrje. Ai shpëton me shumë fat.

Kjo histori, nga të shumtat në Shqipëri e nga të rrallat që do habiste çdo perëndimor, nuk i ka ndaluar miqtë e Tragajt të hapin një ekspozitë me punimet e tij.

Ekspozitën vetë Ardiani e ka titulluar “Babëzia e pushtetarëve”. Ndoshta për të thënë se ata mund të ndalnin një krim që tani ka hyrë në një spirale të rrezikshme.

Megjithatë shumë durrsakë, sipas Shqip, kanë vërshuar në ekspozitën e tij.

Mes pikturave, është edhe një autoportret i Tragajt, ku shfaqet i kërrusur dhe me pranga pas shpine, që e mbajnë larg penës dhe penelit.

2 komente në “FOTO LAJM/ “Babëzia e pushtetarëve””

  1. Ermal Kosova says:

    Sulejman Shehu nuk kishte ardhe nga Durresi, por nga Shtiqeni i Kukesit. Kishte pushtuar toke ne Durres dhe ishte ortak me Vexhi Muçmaten, aktualisht kandidat i PS-se per zonen e Kukesit.Keto toka jane pushtuar me force, apo duke perdorur parate e droges. Me vjen keq qe eshte vrare Sulejmani pasi e njoh, por kur u be ai nje shofer kooperative bujqesore qe ishte me toka ne Durres.Me vjen keq edhe per piktorin qe e zuri ky sherr.Kesaj i thone kur nuk ke shtet, as qeveri

  2. Populli says:

    I pa pari mos pafte.Populli.
    Kokat e qeverive tona si dhe bythelepiresit prane tyre realisht kane qene dhe jane TE PA PARE, per pasuri,qyle,salltanete,vila,prona pa tapi,ne shumicen e rasteve.
    Ketu buron edhe babezia e tre.(Babezi e pushtetareve).Ndryshe eshte me nje borgjez fisnik,ai eshte velur nga pasuria s’ka pse vjeth o abuzon si bejne te pa paret. Ky eshte fakt.
    Edhe nga ky lloj mekati vuajne qeverite tona gjate 100 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje