TemA TV/ 100 arsyet pse s’duhet votuar Berisha, PS: Vetëm 1 në 3 të rinj është i punësuar (VIDEO)

16 Mars 2013, 11:41Sociale TEMA
TemA TV/ 100 arsyet pse s’duhet votuar Berisha, PS: Vetëm 1 në 3

Partia Socialiste në një konferencë për shtyp nëpërmjet Sekretarit të Rinisë dhe Emigracionit, Erjon Veliaj, ka deklaruar se do të vijojë të publikojë 100 arsyet pse nuk duhet votuar më qeveria më 23 qershor.

Në këtë deklaratë Veliaj u shpreh: “Sot është dita e dytë për t’ju kujtuar shqiptarëve, veçanërisht atyre që janë të rinj në Shqipëri pse nuk duhet votuar më kjo qeveri. Sipas statistikave, sipas censusit të fundit nga mosha 15 deri në 24 vjeç në Shqipëri jetojnë 512 mijë të rinj. 512 mijë të rinj janë se 20% e popullsisë. Pyetja që me të drejtë njerëzit bëjnë është se në qoftë se të rinjtë janë 20% e popullsisë, normalisht dhe duhet të marrin 20% të buxhetit të shtetit shqiptar dhe të qeverisë shqiptare. Në fakt nga buxheti i fundit i qeverisë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nëse qeveria ka 100 lekë, ka dhënë vetëm 1 lekë për këtë. Pra vetëm 1% të buxhetit për ministrinë që përfshin edhe të rinjtë. Ministria vetë nga 1 lekë që ka pasur nga qeveria për të rinjtë, në seksionin e të rinjve ka harxhuar vetëm 1 qindarkë. Kjo do të thotë që prioriteti i shtetit tonë për rininë sot është 1 qindarkë. Pra 1 qindarkë për ata që përfaqësojnë 20% të popullsisë shqiptare.

Në vitin ku jemi sot, me censusin që kemi sot, 1 në 3 të rinj nuk punojnë. 1 në 3 të rinj janë të papunë. Sipas një studimi të fundit të një fondacioni gjerman 70% e të rinjve shqiptarë duan që të largohen nga Shqipëria. 70% e të rinjve nuk e gjejnë më veten në Shqipëri dhe 70% e të rinjve preferonin që ta fillonin jetën nga zero në një vend tjetër.

Propozimi ynë për këta 70% të të rinjve është që të mos largohen nga Shqipëria, por të gjithë bashkë me votë të largojmë nga pushteti atë që ka gënjyer. Partia Socialiste është e angazhuar dhe e vendosur që pas 23 qershorit 70% të rinjve të gjejnë punë dhe të gjejnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”.

Këtë deklaratë Partia Socialiste e bëri në vijim të konferencës për shtyp të ditës së djeshme ku deputeti Sajmir Tahiri tha se PS-ja do të japë këto ditë 100 arsyet se përse shqiptarët nuk duhet ta votojnë Sali Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit.

Duke filluar nga dita e djeshme, Partia Socialiste do të paraqesë të gjitha ato që ajo i cilëson si skandale korruptive të qeverisë deri në përfundim të 100 ditëve të mandatit të saj.

41 komente në “TemA TV/ 100 arsyet pse s’duhet votuar Berisha, PS: Vetëm 1 në 3 të rinj është i punësuar (VIDEO)”

  1. fshatari says:

    Po PS ku do ti gjeje vendet e punes?Nje gje eshte e sigurte qe do ndodhe:do te nderrohen vendet e punes,ata qe jane tani te vendosur ne pune nga PD do ju a lene vendin njerezve qe do vendose PS.

    1. ypplala says:

      Vendet e punes mund ti gjesh kudo ku nuk vjedh o shoku fshatar.
      Shiko pak ku i gjejne te gjithe qeverite ne vendet e qyteteruara.
      Sigurisht Sala nuk di ku ti gjeje, se i duhen edhe rrogat e rojeve me vjedh per te pasuruar Argiten dhe Shkelzenin, po kush kerkon mund ti gjeje fare lehte.

      1. igli says:

        Erion Veliaj eshte nje nga figurat e te ardhmes me te mire te Shqiperise. PS ka nje cun flori

        1. Ramy says:

          Veliaj cun flori????? me bere te qesh more i shkret

        2. ibrahim says:

          Igli erioni IGIT.

      2. wwww says:

        Bashke me Ramen keni per ti dhene nje dru te shendoshe Saliut ne keto zgjedhje nga ato qe do ti mbaje mend per nje kohe te gjate.

        1. qamili says:

          Sikur Shqiperia te kishte me shume te rinj si Erion Veliaj, do kishte patur shume me pak politikane te korruptuar nga koka te kembet, si Saliu dhe Meta.

          1. shqiponja says:

            PSja per cdo arsye pse shqiptaret nuk duhet te votojne Berishen duhet te shprehin edhe cfare kane parashikuar ata ne programin e tyre per te zgjidhur ose parandaluar te tilla fenomene kur PSja te qeverise.
            Me strategji negativiste nuk mund te fitosh sepse njerezit terhiqen drejt njerezve dhe ideve optimiste qe burojne energji pozitive. Saliu ka patur sukses ne elektorat me kete strategji. Pavaresisht se ato qe ai thote jane genjeshtra, energjia pozitive e krijuar nga premtimet cudiberese infekton njerezit e lodhur nga jeta gri qe bejne sepse ju ngjall shprese.
            Njerezit jane te lodhur me jeten e veshtire qe bejne. Jepuni shprese te sinqerte dhe ata do tu ndjekin.

      3. doni says:

        Cdo shqiptar, pavarsisht se ku esht ka shume arsye me shume sesa 100 per te votuar kunder Berishes, jo vetem per te mos e votuar. Ndaj besoj se PS do ti mbledhe te gjithe votat kete vit per te krijuar nje ortek qe ti tregoje vendin qeevrise me te korruptuar ne historine e vendit.

      4. fshatari says:

        Jam dakort me ty Ypplala neqoftese do te ishte e vertete ne fjaline tuaj te dyte (dy fjalet e fundit)!

      5. beni says:

        Pse keta jane te ndershem? Keta nuk do vjedhin ?
        Secili mendon per xhepin e vet.
        Mjere ne qe kemi 2 pale hajduta ne krye.
        Tani do mbushin xhepat edhe keta qe priten 8 vjet.

    2. oliver says:

      Kjo qeveri eshte kthyer ne hajduten me profesioniste te mundshme. Ja pse ka mundsi per nje fillim te ri vetem kur te iki kjo qeveri. Erion Veliaj eshte nje ze ndryshe i rinise shqiptare, qe tregon se mund te kete vertet nje ndryshim ne zgjedhjet e 23 qershorit. Ai nuk ben pjese te ata qe vec kritikojne dhe te pakten po perpiqet te beje dicka per vendin tone.

    3. herta says:

      Po na vjedh gjithcka cka kemi po familjarizon cdo pron shteterore… ca na the mo erion 1000 i dijm ne ti del e thua 100

    4. eni says:

      Po ce do more kte kryeminister,eshte kriminel,eshte injorant eshte turp qe te perfaqsohemi me nje figur te tille.

    5. Sinani says:

      O Erion! Te lutem shume mos shkruaj budallalleqe, sepse jemi aq te lodhur dhe te irrituar sa nuk i mbajme dot me! Mire qe ju keni gjetur 100 arsye qe populli mos te votoje per Berishen, po i thoni ketij populli 100 arsyje qe te votoje per ju! A e kuptoni qe me fushate negativiste nuk fitoni dot, madje e keni te sigurte humbjen? Per vete moshen qe ke dhe qe perfaqeson, (une dyshoj shume ne faktin se ti ke mbeshtetje tek te rinjte shqiptare), ti Erion duhet tu thuash njerezve “Votoni per socialistet se ata dine te bejne me mire keto gjera : 1,2.3….100! Atehere njerezit qe e dine me mire se ty se cfare u ka bere Berisha do ti vene ne kandar dhe do te dine ata per ke te votojne! Por ti o Erion, ashtu si Shalesi, e keni mendjen per te vjedhur!

    6. gonia says:

      Veliaj eshte nje nga te rinjte premtues te Shqipris.
      Mendojse ka bere dhe do beje pune te mira per vendin.
      Nga ana tjeter Saliu eshte nje fshatar i vogle i marre fund.

    7. NGA BABRROI FLAS says:

      RILINDJE RILINDJE RILINDJE RILINDJE RILINDJE!O FSHATAR!QYTETAR E PUNETOR NGA VERMOSHI NE KONISPOL!

  2. gjyshja.g says:

    Ore ka edhe më,1000 arsye pse duhet rrezuar ky regjim qe po na merr frymen cdo dite!Cdo gje sa vjen e behet edhe me e veshtire!Jetesa ne radhe te pare shume,po shume ama familje shqiptare me zor mbylin muajin shumica jane te zhytur ne borxhe…Le me pastaj te flasesh per siguri,drejtesi etj etj.Shkurt eshte per te vene duart ne koke!

    1. tushja says:

      ju lumte. opozite me dinjitoae se kaq smund te kete, Denoncon qeverine e perlyer me gjak e prezanton nje program tejete te voliteshem per vendin. populli te votoje masivisht pasi ne emigrantet do vime te votojme pro PS

  3. jani says:

    Jetojme ne nje vend ku çdo gje eshte zhytur ne kolaps total!Papunesia ka kapur majat,njerezit cdo dite varferohen pasi pune nuk ka!Populli ndjehet i tradhetuar nga kjo paloqeveri,nga ky paloshtet!Ndaj e vetmja shprese qe na ka mbetur eshte te largojme si fillim Saliun e me pas te PROGRESOJME……

  4. 7% says:

    VEtem 100?

    Edhe nje femije 5 vjec mund te te thote 100 arsye.

    1. sori says:

      mire beni o trimat e PS. se keta po mundohen te tmerrojne popullin me bemat e tyre alla vrases por mos u tutni ne kete rruge te veshtire qe keni ndermarre. Vota eshte juaja jo vetem se keta jane te marre fund e po na groposin, por dhe se ju keni nje program te mirefillte e njerez serioze.

  5. arber says:

    berisha nuk duhet votuar por kur e krahasojme me ju perseri votojme berishen

  6. Liburnia says:

    Nuk i ka harru por si ka plas nej here per te rinjte pervec femijeve te vet.

  7. Ambasada says:

    Bravo Erion…

  8. Jari says:

    Kjo eshte qeveri e 1001 vjedhjeve.

  9. f./ says:

    arsye pafund mund te rendisesh per keta bandite dhe arsye plot ka qe ps te viej ne pushtet. njerez dinjitoze, program serioze dhe energji te reja per te cilet ka kaq shume nevoje ky vend. bravo, nje fryme e re pozitivizmi ka marre dhene ne popull..

  10. xhensir says:

    vetem nje zgjidhje ka…largimi i ketij palaco kryeministri dhe bashkimi kombetar per te rinjte dhe per punesimin e tyre

  11. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    PERSERI ME MIRE DUHET VOTUAR SALIUN,SE SA NJE TUFE UJQERISH TE PS TE ETUR PER PUSHTET,LEKE E KAPITAL.

    1. drinni says:

      Edius

      Mendon per Shizofrenin dhe vrasesin e qytetareve Sali Berisha ??

  12. lini says:

    Se ka vrar popullin dhe po na vjedh per 8 vjet rresht po na merr heten nuk mjafton kjo.

  13. RILINDASIT E LESHIT says:

    hahah NE BULQIZE SOCIALITET RAMEN E QUAJNE LEGENE SEPSE PARAQET SHKELQIM CANIN TJETER KANDIDAT DHE NATYRISHT SHUMICA SOCIALISTE NUK E LEJON TE FLASIN ATEHERE RAMA JU KUNDERPERGJIGJET LEGENA JENI VETE ,JANE 1000 ARSYE PSE PS NUK DUHET VOTUAR.

  14. london says:

    po lajmin qe Rama nxjerr nga salla me shume se gjysmen e socialistave ne Rreshen pse gazeta tema nuk e jep

  15. Liu Berat says:

    Pershendetje Mero, nuk jam as me PD qe ke qene ti, e as me keta te PS, qe na hiqen si te ndershem…nese ke menduar ti sherbesh popullit tend lejo te gjitha komentet, e vendose perseri ate te parin. Ne te kundert ju jeni vecse nje njeri qe i sherbeni pushteteve te rradhes, e kur nuk merrni kocken i dilni kunder ne menyre te vrazhde. Ju falenderojme, duhet pak ngacmim per te kuptuar se ce pret kete vend. Pune te mbare.

  16. I.Troplini says:

    Z.Veliaj.!!! Vertete ka 100 arsye per te mos zgjedhur Sali Berishen si kryeminister, por po ashtu ka po aq arsye per te qene i kursyer ne zgjedhjen e opozites si nje pasardhese e denje per drejtimin e ketij shteti.!!!

  17. Marsel Duka says:

    Po ma la i xhiro ferrarin e tij ky erioni do ja jap voten pronarit te vet ne zgjedhje.

  18. Albi says:

    Per Saliun mund te kete 100 mije arsye per te mos votuar, po nqs ka nje arsye per te mos e votuar Ramen eshte ky fytyra e poshter, Vilajet Qyrku. Nje njeri me arsim qesharak, qe del bllof sa here flet per ceshtje teknike, me nje te kaluar te forte anti-socialiste.

    Nuk ja harrojne socialistet lehte Mjaft-in ketij pisanjosi, sa do te perpiqet te sillet sikur nuk ka ndodhur kurre.

  19. radikalisti says:

    Edhe nqs ndonje i lekundur nuk e ka vendosur akoma se per cilen parti do votoje me 23 qershor, sa shikon dhe degjon kete zvarranik, kete vemje qe bie ere tradheti nje ore larg, nuk voton kurre per PS-ne.

  20. luli says:

    ky ERIONI per mua flet gjithe ironi ngjan tamam me zotin SHALESI.Nuk e
    di a do ishte e mundur te ishte pak me i respektueshem se kjo mund ta
    ndihmonte drejt fitores se deshiruar.Pastaj 300.000 mije vende pune ne nje vend si Shqiperia me duket pak fare e ekzagjeruar.Kurajo ERION.

  21. beni says:

    I shketi popull, e shkreta Shqiperi. PD i mbushi xhepat, tani po kerkojne keta te tjeret qe kane pritur 8 vjet. Merreni me mend se cfare urie kane……

  22. kel ukaj says:

    30% te te rinjeve jane te papune! Ne greqi jane 60%, ne Spanje 50%, ne Itali ka arritur 38%. Nuk e besoj se eshte shifra keshtu e vogel. Ne qytetin ku jetoj une papunesia ishte 3% perpara krizes por te gjithe ishin te rinjte. Zoteria duhet te thote 30% jane te papaune e 70% bejne se punojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje