TemA TV/ Panariti: Qarkorja e qeverisë kundër CEZ është normale (VIDEO)

15 Mars 2013, 17:21Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, e ka cilësuar normale qarkoren që u është dërguar gjithë ambasadave tona në lidhje me situatën mes qeverisë sonë dhe kompanisë çeke CEZ.

Sipas Panaritit, është pjesë e punës së diplomacisë, që ambasadat të informojnë qeveritë e vendeve mike për çështje të rëndësishme, siç është situata në lidhje me kompaninë CEZ, e cila deri 2 muaj më parë realizonte shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.

Qeveria ka nisur një qarkore urgjente tek të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit, përmes të cilës dikton linjën e qëndrimit që Tirana zyrtare do të mbajë për konfliktin me CEZ në kancelaritë e rëndësishme të botës.

Dokumenti përmban një material informuese kronologjik dhe analizën e performancës së CEZ pas privatizimit, sipas këndvështrimit të palës shqiptare. Që në fillim Ministria e Ekonomisë nënvizon në dokument dështimet e kompanisë CEZ për t’ju përmbajtur kushteve të kontratës.

Sipas palës shqiptare, këto dështime përmblidhen në 5 pika kryesore, që nisin me investimet. Qeveria thotë se sipas kontratës CEZ duhet të kishte investuar në rrjetin shqiptar të shpërndarjes deri në fund të vitit 2012, 135 milionë euro, por faktikisht realizoi vetëm 40 milionë ose 29 përqind të tyre.

2 komente në “TemA TV/ Panariti: Qarkorja e qeverisë kundër CEZ është normale (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Nje qendrim profesional dinjitoz i shtetit shqiptar ministris se ekonomis dhe ministris se jashtme kryeministrit etj qe arriti te identifikoj shum shpejt qellimet e keqia te CEZ ne shqiperi dhe te rekuperoj sistemin e konjeksionit te energjise duke siguruar energji pa nderprerje, nderkoh qe ne 2005 shqiptaret kishin mesatarisht 6 ore drita ne dite kurse tani i kan harruar qirinjt

  2. shvejk says:

    Na kenaqe Safeto, rralle gjen njerez me kaq humor ne ditet e sotme. Per cmimin qe paguajme ke ndonje shaka tjeter te kripur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje