Kryeqendra e Ditës së Verës, Elbasani, u kthye si çdo 14 mars në qendër të vëmendjes së politikës. Veç kryeministrit Sali Berisha, i cili udhëtoi të enjten drejt Brukselit si edhe Presidentit Bujar Nishani, që duket se për shkak të pamundësive fizike nuk i “preferon” aktivitetet jashtë sallave të mbyllura, gjithë pjesa aktive e politikës ishte për disa orë në këtë qytet.
Lideri i opozitës, shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama vizitoi panairin e çelur enkas për Ditën e Verës, ku përfaqësoheshin dhjetëra biznese. Ai u prit nga kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini. Duke i qëndruar besnik ritit të festës që nënkupton rilindjen e natyrës, kreu i PS-së ka zgjedhur që “veroren” ta lidhë në dorë, pikërisht në Elbasan.
Pas takimit me tregtarët, Rama tha se “pas 23 qershorit, klima do të jetë krejt tjetër në raport me biznesin dhe e majta në pushtet do të heqë taksat për 95 % të popullsisë”.
Ai u përshëndet me qindra njerëz që kishin dalë në sheshin para Kalasë së Elbasanit, për të udhëtuar më pas drejt qytetit të Peqinit. Kandidati i opozitës Alfred Peza, duke sfiduar ditën me reshje të dendura shiu vetëm kishte zhvendosur festimet nga ambientet jashtë në natyrë, në një mjedis të mbyllur. Mbërritja e liderit të PS-së dhe përshëndetja e shkurtër kishin brenda një mesazh të qartë politik: Përkthimin e këtij rrebeshi shiu, në bereqet që do të “korret” në 23 qershor.
Gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e festoi Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit. Prania e madhe policore në çdo rrugë të Elbasanit e paralajmëroi këtë, disa orë më herët. Pasi vizitoi Panairin “Dita e Verës 2013” Topalli uroi mbarë qytetarët shqiptarë “Gëzuar këtë ditë, në veçanti elbasanasit, të cilët janë dhe mikpritësit e mijëra vizitorëve”.
“Jam e sigurt se edhe me përfundimin e rrugës Elbasan-Tiranë do të jetë një numër shumë më i madh biznesesh. Ajo që më ka bërë përshtypje këtë radhë janë emigrantët shqiptarë, të cilët 20 vite më parë lanë Shqipërinë, me pamundësinë për të jetuar në këtë vend dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri kanë hapur biznese. Bizneset e tyre janë prezente në këto panaire, ku ata kanë sjellë eksperiencën e tyre, si edhe kanë krijuar biznese të reja, duke rritur numrin e të punësuarve”, u shpreh Topalli.
I përfoluri si kandidati i parë i listës në qarkun e Elbasanit nën logon e LSI-së, zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Energjetikës Edmond Haxhinasto tha se “është Elbasani ai që i ka dhënë vendit një ditë feste kaq të bukur, por edhe për shumë arsye të tjera, sepse çfarë bëhet këtu është një simbolikë e mirë për të gjitha ditët e tjera të vitit, përsa u takon familjeve, objektivave të gjithsecilit për të arritur rezultate të larta, por edhe bizneseve”, tha Haxhinasto.
“Vitin tjetër Elbasani dhe Tirana do ta festojnë bashkë. Rruga e re hap mundësitë e investimeve të huaja e vendase. Kemi çliruar biznesin në favor të punësimit”, tha Haxhinasto.
Pse jane kaq te shemtut keta deputet e PD?!
Se ecin veq Perpara prandaj ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Po ti or zotni akoma se ke mesuar si shkruhe fjala perpara?Ta them une se e kam mesuar nga Erjni(Braçja)shkruhet-perPara!
jo mo pse? zhosi esht shume hot!
baaahhhhhh u bo kjo jozi te flasi per elbasanin qe njerezit po vdesin nga perqindja e madhe e ndotjes se ajrit e qe shteti nuk ben asgje!! nje ne 3 elbason vaujn nga probleme frymarrje e semundje nga me te ndryshmet!!
sa i shpifur qe esht kjo PD, nga koka te kembet esht parti e shpifur
parti NAZISTASH moooooooooooo ca do me shum
edi thote:
dite e pare e veres me shi, dite me bereqet…
po ku merr vesh ti more gomar nga bereqeti, ateist i flakur.
nuk e dija qe ky edvini ishte ateist. nese eshte e vertete duhet ti jap voten. me duket shum mendjemadh. nga ana tjeter esht qytetar, tani marr vesh qe esht dhe ateist. megjithate duhet ta vertetoj kete pike, se ju komentuesit e temes beni te gjithe propagande pro ps.
Me falni per shqetesimin por ka nje dallim shume te thelle intelektesh…duhet RILINDJE..patjeter.
Xhozi …si Liza ne boten e cudirave; veq lule, veq dill (d.m.th diell) e veqqqqq …..
Loce Shkodre….., por gru e keqe veq!
Sala (kur e shikoj duket si Gimi i Sales qe mblidhte tallash ne Kom. Misto Mame) ka shku ne Bruksel per me i nda atje Ballokumet, per te vertetuar qe jane Ballokume origjinal ka marre me vete Fahri Balliun (kaclysh komlesh) qe e ka fytyren diskk e me brazda si ballokume jo Elbasani se i merr te keqen , por si ballokume P.D. E duam Fahri BALLIN (gazetar i vjeter tek Zeri Popullit) se na heq mallin dhe duket si Ushtari i Mire Shvejk, dhe binjak te ishin nuk do te ngjanin kaq shume!!!!.
Arben imami ne 2011 na erdhe me nje tufe gangstera te armatosur nga jashte, kete vit ne qytetin tone eja vetem ose nese do i marresh me vete ato dije se armet do ti kesh mbi koken tende o i degjeneruar, harroje e kujdes mos bej me te tilla gabime se ne Elbasan ka shume burra qe po te shtine ne dore mjere ata doktore qe do te qepin shkepjet e renda…Mirsevjen O ndyresire bajate…………………………
Paraqitja e politikaneve ne festat e ndryshme, sidomos atyre fetare, eshte ndoshta gjeja me e peshtire qe ndodh vetem te ne. Kur do vije ajo kohe qe te na hiqen sysh!